[dokumenti 1] [dokuementi 2] [dokumenti 3] [dokumenti 4] [dokumenti 5]

 

Udhėzimet e OKB-sė pėr Parandalimin e

Kriminalitetit Rinor (Parimet e Riadit)

 

Adaptuar dhe shpallur nga Asambleja e Pergjithshme me rezolutėn 45/112

ne 14 Dhjetor 1990

 

I. Parimet fondamentale

            1. Parandalimi i kriminalitetit tek te rinjte ėshtė njė pjesė esenciale e parandalimit tė krimit nė shoqėri. Duke investuar nė aktivitet ligjore, sociale dhe duke aprovuar njė orientim human drejt shoqėrisė dhe jetės tė rinjtė mund tė zhvillojnė qėndrime jo kriminogjene.

            2. Parandalimi i suksesshem i kriminalitetit tek te rinjte kėrkon pėrpjekje nga e gjithė shoqėria pėr tė siguruar njė zhvillim tė harmonizuar tė adoleshentėve, me respekt dhe pėrparim tė personalitetit tė tyre qė nga mosha e re.

            3. Pėr interpretimin e ketyre parimeve duhet tė instalohet njė qėndėr e orientuar pėr minorenet. Tė rinjtė duhet tė kenė njė rol aktiv dhe mirėkuptim brenda shoqėrisė dhe nuk duhet trajtuar si objekte socializmi dhe kontrolli.

            4. Nė zbatim te parimeve, nė pajtim me sistemin ligjor, mirėqėnja e tė miturve duhet tė jetė fokusi i gjithė programeve te parandalimit.

            5. Nevoja dhe rėndėsia pėr parimet progresive pėr parandalimin e kriminalitetit dhe studimet sistematike duhet tė njihen. Kjo duhet tė evitojė kriminalizimin dhe penalizimin e fėmijės pėr sjellje qė nuk i shkakton dėme tė rėndėsishme zhvillimit tė tij apo tė tė tjerėve. Parimet e tilla duhet tė pėrfshijnė.

            a) Sjellja e mundėsive dhe veēanerisht e sistemeve edukative, pėr tė pėrballuar nevojat e tė miturve dhe pėr tė shfrytėzuar si njė kuader mbėshtetėse pėr sigurimin e zhvillimit personal tė tė rinjve posaēėrisht tė atyre qė kanė nevojė pėr mbrojtje sociale.

        b) Filozofi te specializuara dhe menyrat e trajtimit pėr parandalimin e kriminalitetit, nga baza ligjore, proēeseve, institucioneve apo shėrbimeve tė mirėmbajtjes me qėllim tė reduktimit tė motivit, nevojės dhe mundėsive apo kushteve qė ndonjė nė pritjen e komisioneve nė shoqėri (shoqerizimin).

            c) ndėrhyrja zyrtare tė jetė parimisht e orientuar nė interesat e gjithanshme tė tė riut dhe tė zbatohen me pėrpikmėri dhe barazi.

            d) ruajtja e mirėqėnies, zhvillimit, tė drejtave dhe interesave tė tė rinjve.

            e) konsiderata e sjelljes sė tė riut qė nuk pėrket me normat sociale ėshtė shpesh pjesė e pjekurisė dhe rritjes dhe tenton tė zhduket spontanisht gjatė kalimit nė tė rritur.

            f) kujdesi qe, nė opinionin dominant tė ekspertėve se njė i ri ėshtė “devijant”  “delikuent” mund tė shkaktojė zhvillimin e njė forme tė padėshirueshme tė sjelljes nga tė rinjtė.

            6. Shėrbimet me bazė komuniteti dhe programet qe duhen zhvilluar pėr parandalimin e kriminalitetit rinor posaēėrisht aty ku agjensitė nuk janė ngritur ende. Agjensitė formale te kontrollit social zakonisht duhen marrė si masa me e fundit.

II. Vėshtrimi i udhėzimeve

            7. Keto udhezime duhen interpretuar dhe implementuar brenda kuadrit tė Deklaratės Universale te tė Drejtave te Njeriut, konventat nderkombetare pėr tė drejtat nė ekonomi, shoqėri dhe kulturė, tė drejtat civile dhe politike, tė drejtat e fėmijes dhe nė pėrpjekje tė te drejtave minimale standarde tė OKB-sė pėr administrimin e drejtėsisė rinore, si dhe tė gjithė instrumentat dhe normat nė lidhje me mirėqėnien e tė riut.

            8. Parimet e sotme duhen implementuar gjithashtu nė kontekstin e kushteve ekonomike, sociale dhe kulturore tė ēdo shteti anėtar.

III. Parandalimi i pergjithshem

            9. Plane te pershtatshme te parandalimit duhen institucionalizuar nė ēdo nivel tė qeverisė dhe duhet tė pėrfshijnė.

            a) analizat te thella te problemit dhe inventareve tė programeve, shėrbimeve, kushteve dhe burimeve qe janė nė dispozicion.

            b) pėrgjegjėsitė e mire-percaktuara per agjensitė e kualifikuara, institucionet dhe personelin tė pėrfshirė nė masat parandaluese.

            c) mekanizmat pėr njė bashkėrenditje tė pėrpjekjeve preventive nė mes organizatave qeveritare dhe joqeveritare.

            d) politikat, programet dhe strategji tė bazuara nė studimet parashikuese, tė monitorizohen dhe tė vleresohen nė rrugėn e implementimit.

            e) metodat pėr reduktimin e mundėsive pėr kryerjen e akteve kriminale.

            f) pėrfshirja e komunitetit nė njė numėr tė madh shėrbimesh dhe programesh.

            g) kordinimi inter-disiplinar ndėrmjet shtetit, pushtetit rajonal dhe lokal, sektorit privat, pėrfaqėsuesve tė komunitetit, edukatės shėndetėsore, mbėshtetjeve ligjore dhe agjensive pėr parandalimit e krimeve rinore dhe kriminalitetit.

            h) pjesėmarrjen e tė rinjve nė politikat e parandalimit tė kriminalitetit rinor dhe proēeseve, duke pėrfshirė vetėndihmėn midis te rinjve, kompensimin e viktimės dhe programet e asistences.

            i) personel te specializuar pėr ēdo nivel.

IV. Proēeset e permiresimit te marredhenieve shoqerore

            10. Nje theks i veēante i duhet vene politikave parandaluese duke lehtesuar procesin e permiresimit te marredhenieve shoqerore dhe integrimin e tė gjithė fėmijėve dhe tė rinjve, ne menyre te veēante nepermjet familjes, komunitetit, shkollave, pėrgatitjeve profesionale, punes, si dhe me anė tė organizatave vullnetare. Respekt i duhet kushtuar zhvillimit adekuat personal tė tė rinjve dhe ata duhen pranuar si partnerė tė denjė nė proēesin e permiresimit te marredhenieve shoqerore.

            A. Familja

            11. Ēdo shoqėri duhet tė caktoje njė prioritet te veēante nė nevojat dhe mirėqėnien e familjes dhe anėtarėve tė saj.

            12. Meqėnėse familja ėshtė njėsia themelore pėrgjegjėse pėr socializimin primar tė fėmijėve pėrpjekjet qeveritare dhe sociale pėr tė siguruar integrimin e familjes duhet tė ndiqen. Shoqėria ka pėrgjegjėsi pėr tė asistuar familjen nė tė siguruarit e kujdesit dhe mbrojtjes dhe sigurimit tė mirėqėnies fizike dhe montale tė fėmijės.

            13. Qeveritė duhet tė themelojnė pozitat qė shėrbejnė drejt vendosjes sė fėmijės nė njė ambient tė qėndrueshėm familjar. Familjet e nevojshme pėr asistencė nė tė zgjidhurit e problemeve apo konflikteve duhet siguruar me shėrbime rekuizite.

            14. Kur njė ambient i qėndrueshėm familjar ėshtė jo i suksesshėm dhe pėrpjekjet sociale kanė dėshtuar dhe familja nuk mund tė kryejė rolin e saj, atėhere merren parasysh alternativa tė tjera si adaptimi dhe vendosja nėn kujdestari. Kėto alternativa duhen replikuar brenda mundėsive maksimale por duke i ikur ndėnjes sė “endacakut”.

            15. Vėmendje speciale familjeve tė ndikuara nga problemet si rezultat i ndryshimeve tė shpejta sociale, ekonomike dhe kulturore, posaēėrisht familjeve tė refugjatėve, endacakėve dhe tė varfėra. Ndryshimet e tilla mund tė sjellin ērregullime nė kapacitetin social tė familjes pėr tė siguruar nevojat esenciale tė fėmijės, shpesh si rezultat i tė riut dhe konfliktit shoqėror, modalitetin konstruktiv social dhe socializimin e fėmijės qė duhet konstruktuar.

            16. Masat duhet tė merren dhe programet tė zhvillohen pėr ti siguruar familjes mundėsinė tė kuptojė rolin familjar dhe obligimet  qė i pėrkasin zhvillimit dhe kujdesit ndaj fėmiut, duke pėrparuar mardhėniet fėmi - prind duke i njoftuar prindėrit me problemet e fėmijėve dhe duke rikonfirmuar pėrpjekjen e tyre aktivitetet familjare dhe shoqėrore.

            17. Qeveritė duhet tė marrin masa pėr tė reaguar familjen dhe harmoninė nė tė dhe pėr tė luftuar ndarjen e fėmijėve nga prindėrit, pėrderisa kushtet (rrethanat) dhe situata nuk lenė rrugėdalje tjetėr.

            18. Ėshtė me rėndėsi inkurajimi i funksionit sociavitues tė familjes dhe farefisit, si dhe pjesėmarrjen e tė rinjve nė shoqėri (socializimin).

            19. Nė tė siguruarit e tė drejtės sė fėmiut pėr socializimin, dhe kur ato organizata qeveritare nuk janė mė efektive, ato duhet tė lejojnė masat tė tjera zėvendėsuese.

            B. Edukimi

            20. Qeveritė janė tė detyruara ta bėjnė edukimin publik tė mundur pėr tė gjithė personat e rinj.

            21. Sistemet edukative shtesė aktiviteteve akademike dhe profesionale, duhet kushtuar vėmendje edhe ndaj:

            a) tė mėsuarit e vlerave themelore dhe zhvillimin e prsonelit identitetin kulturor tė fėmijės, vlerat shoqėrore tė vendit nė tė cilin fėmia jeton, civilizimet e ndryshme nga ato tė fėmijės dhe pėr tė drejtat dhe lirinė e njeriut.

            b) pėrparimi dhe zhvillimi i personalitetit, talentit, aftėsinė fizike dhe mentale tė tė rinjve.

            c) pėrfshirja e tė rinjve si pjesėmarrje aktive dhe efektive, jo si objekte sekondare, nė proēeset edukative.

            d) pėrfshirja e aktiviteteve qė sigurojnė ndjenjėn e identitetit dhe pėrkatėsisė ndaj shkollės dhe shoqėrisė.

            e) inkurajimi i tė rinjve pėr tė kuptuar dhe respektuar mendimet e tjera etj.

            f) sjellja informacionit dhe prindi duke iu falenderuar arsimit profesional, punėsimit dhe zhvillimit tė karrierės.

            g) sjellja e mbėshtetjes emocionale pėr tė rinjtė dhe shmangia e matretimeve emocionale (psikologjike).

            h) shmangia nga masat e rrepta disligjore, si ndėshkimet trupore.

            22. Sistemet edukative duhet tė punojnė sėbashku me prindėrit, organizatat shoqatat dhe agjensitė qė kanė tė bėjnė me aktivitetin e tė rinjve.

            23. Tė rinjtė dhe familjet e tyre duhet tė informohen pėr ligjin , pėr tė drejtat dhe obligimin ndaj ligjit, si dhe sistemit universal, instrumentet e OKB-sė.

            24. Sistemet edukative duhet tė shtrojnė kujdes dhe vėmendje tė veēantė ndaj tė rinjve tė rrezikuar. Proēeset speciale preventive dhe materializimit edukative, mjetet etj, duhet tė zhvillohen dhe tė pėrdoren pozivisht.

            25. Vėmendje duhet kushtuar parimeve tė gjithmbashme (pėrmbledhėse) si dhe strategjive pėr prevencėn e alkolin, drogės dhe abuzimet e tjera nga tė rinjtė mėsuesit dhe personat e tjerė duhet tė pėrgatiten (aftėsohen) nė kėtė drejtim.

            26. Shkollat duhet tė shėrbejnė si burime dhe qėndrim tė sigurimit mjekėsor, kėshillimit dhe shėrbimeve tė tjera posaēėrisht atyre qė vuajnė nga abuzimi, eksploimi dhe neglizhimi.

            27. Me anė tė programeve edukative mėsuesit dhe tė tjerėt duhet tė sensibilizohen pėr problemet, nevojat dhe perceptimet e tė rinjve, posaēėrisht pėr tė joprivilegjuarit, minoritarve apo grupeve tė tjera.

            28. Sistemet shkollore duhet tė tentojnė pėr tė takuar dhe pėrparuar standardet mė tė larta profesionale dhe edukative me respekt ndaj programit, metodat e arsimit dhe mėsimit, si dhe rekrutimin dhe aftėsimin e mėsuesve tė kualifikuar. Monitorimi i rregullave dhe vlerėsimi i ēfaqjes nga organizata pėrkatėse profesionale dhe autoriteteve, duhet tė sigurohen po ashtu.

            29. Sistemet shkollore duhet tė planifikojnė dhe zbatojnė aktivitetet e lira nė interes tė tė rinjve, nė bashkėpunim me grupet shoqėrore.

            30. Asistencė speciale duhet ti jepen tė rinjve dhe fėmijėve tė cilėt e kanė tė vėshtirė ti pėrshtaten ambientit dhe atyre qė dorėzohen.

            31. Shkollat duhet tė pronotojnė parimet dhe rregullat qė janė tė drejta dhe ligjore; studentėt tė pėrfaqėsohen nga unionet e tyre nė bazė tė parimeve, duke pėrfshirė disiplinėn dhe akt - vendosjen.

            C. Shoqėria (Komuniteti)

            32. Shėrbimet me bazė shoqėrinė dhe programet tė cilat iu pėrgjigjen nevojave, problemeve, interesave dhe brengave tė tė rinjve dhe tė cilėt ofrojnė kėshilla pėrkatėse dhe udhėzime pėr tė rinjtė dhe familjeve tė tyre, duhet tė zhvillohen po tė forcohen atje ku ato ekzistojnė.

            33. Shoqėria duhet tė sigurojnė, apo tė forcojnė atje ku ekzistojnė, mbėshtetje tė gjėrė shoqėria pėr tė rinjtė, duke pėrfshirė qėndrat e zhvillimit rekreacionet dhe shėrbimet pėr t’iu pėrgjigjur problemeve specifike tė fėmijėve tė rrezikuar. Pėr ti realizuar kėto duhet siguruar respekti ndaj tė drejtave individuale.

            34. Lehtėsime specifike duhet tė vendosen pėr tė siguruar stresin pėr tė rinjtė tė cilėt nuk janė nė gjendje tė jetojnė nė shtėpi apo nuk kanė shtėpi.

            35. Njė varg masash dhe shėrbimesh duhet siguruar pėr tė pėrballuar me vėshtirėsitė tė pėrjetuara nga tė rinjtė gjatė tranzicionit nė tė rritur. Ato duhet tė pėrfshijnė programe specifike pėr narkomandėt duke ofruar kujdes, kėshilla, asistencė ndėrhyrje terapeutike.

            36. Organizata rinore duhet tė krijohen apo tė forcohen nė nivel lokal dhe duhet tė kenė status pjesėmarrės nė rregullimin e mardhėnieve shoqėrore. Kėto organizata duhet tė inkurajojnė rininė pėr tė organizuar projekte kolektore, me qėllim ndihme tė tė rinjve tė rrezikuar.

            37. Organizata vullnetare qė sigurojnė shėrbimet pėr tė rinjtė duhet tė kenė mbėshtetje financiare dhe mbėshtetje tė tjera nga qeveria dhe institucionet e tjera.

            38. Organizata qeveritare duhet tė marrin pėrgjegjėsi dhe tė sigurojnė shėrbimet e domosdoshme pėr tė pastrehėt apo endacakėt, informacion pėr lehtėsimet lokale, akomodimi, punėsimin dhe mėnyrat e tjera tė aplikuara nga tė rinjtė.

            39. Njė aktivitet i gjerė rekreativ dhe shėrbimesh me intere tė veēantė pėr tė rinjtė duhet tė instalohet dhe tė jetė nė dispozicion.

            D. Mas media

            40. Masmedia duhet tė inkurajohet pėr tė siguruar tė rinjtė kane mundesi te informohen per informacionet dhe materialet e ndryshme nga burime kombėtare dhe ndėrkombėtare.

            41. Masmedia duhet ikurajuar per te portretizuar kontributin pozitiv tė tė rinjve nė shoqėri.

            42. Masmedia duhet ti shfaqe informacionet mba ekzistencė shėrbimeve, dhe mundėsitė e tė rinjve.

            43. Masmedia nė pėrgjithėsi, TV dhe media filmike nė veēanti, duhet inkurajuar qė tė minimizojnė nivelin e pornografisė, drogės dhe dhunės tė pasqyruar dhe tė ēfaq ato si tė pafavorshme, si dhe tė evitojė pakuptimėsinė dhe paraqitjet degraduese, posaēėrisht pėr fėmijė, gra dhe raporte ndėr - individuale.

            44. Masmedia duhet tė jetė e vetėdijshme pėr rolin e saj social dhe pėrgjegjėsisė influencės, si dhe nė lidhje me narkomanėt, abuzimet e alkolit. Ajo duhet tė shfrytėzojė rolin e saj pėr parandalimin e abuzimit tė drogės me anė tė mesazheve.

V. Politika sociale

            45. Organizata qeveritare duhet dhėnė autorizime tė larta pėr planet dhe programet pėr tė rinjtė dhe duhet tė sigurojė fonde mbėshtetėse pėr efektivitetin e shėrbimit, mundėsive dhe stafit pėr kujdes adekuat mental dhe mjekėsore, ushqimi, vendosje, si dhe shėrbimet e tjera duke pėrfshirė prevencat pėr abuzimin e drogės dhe alkolit si dhe trajtimin, duke treguar se ato janė nė favor tė tė rinjve.

            46. Institucionalizimi i tė rinjve duhet tė jetė masė e fundit dhe pėr njė periudhė  tė shkurtėr dhe nė interes tė tė riut. Kriteret tė jenė tė definuara dhe kufizuara nė kėto situata:

            a) kur i riu ėshtė renduar nga ana e prindėrve apo kujdestarėve.

            b) kur fėmija ka qėnė i keqtrajtuar fizikisht, emocionalisht dhe seksualisht nga ana e prindėrve apo kujdestarėve.

            c) kur i riu nuk pėrfillet, braktiset apo ėshtė shfrytėzuar nga prindi apo kujdestarėt.

            d) kur i riu kėrcėnohet nė qėnien e tij fizike dhe morale nga sjellja e prindėrve apo kujdestarėt.

            e) kur ekziston njė rrezik i vėrtetė fizik dhe psikologjik, i cili ē;faqet nė sjelljen vetjake dhe jo tė prindėrve dhe kur ajo nuk mund tė trajtohet me masa tė tjera pėrkras institucionalizimit.

            47. Organizata qeveritare duhet ti sigurojnė tė rinjtė mundėsi pėr vazhdimin e durimit, tė financuara nga shteti, kur prindėrit nuk mund tė bėjnė njė gjė tė riut.

            48. Programet pėr tė parandaluar delikuencėn duhet tė planifikohen dhe zhvillohen nė bazė tė tė dhėnave shkencore dhe tė moniterizohen pėrkohėsisht dhe tė jenė tė akorduara.

            49. Informatat shkencore duhet ti prezantohen rrethit profesional dhe opinionin nė masė, pėr llojet e sjelljes e situatave qė tregojnė apo rezultojnė me virtimizim social dhe psikologjik, vendim dhe keqtrajtim tė tė rinjve.

            50. Nė pėrgjithėsi pjesėmarrja duhet tė jetė e vullnetshme.

            51. Qeveria duhet tė fillojė tė hulumtojė, zhvillojė dhe implementojė parimet, masa dhe strategji brenda dhe jashtė sistemit kriminal ligjor pėr tė parandaluar dhunėn dhe influencėn e saj ndaj tė rinjve duke siguruar njė trajtim tė drejtė tė “viktimave”.

VI. Legjislacioni dhe administrimi i drejtėsisė rinore

            52. Qeveritė duhet tė dekretojė dhe zbatojė ligje specifike dhe proēedura pėr tė pėrparuar dhe mbrojtur tė drejtat dhe mirqėnien e tė rinjve.

            53. Legjislacioni qė parandalon viktimizmin, abuzimin, shfrytėzimin dhe pėrdorimin e akteve kriminale tė tė rinjve.

            54. Asnjė femije apo i ri nuk duhet t'i nėnshtrohet masave me karakter degradues apo ndėshkimit nė shtėpi, shkollė apo instutucion tjetėr.

            55. Legjislacioni dhe zbatimi me qėllim tė reduktimit dhe kontrollimit tė mbajtjes sė armėve tė ēfarėdollojit nga ana e fėmijėve duhet tė ndiqen.

            56. Me qėllim parandalimi tė njollosje tė mėtejshme, viktimizimin dhe kriminalizimin e tė rinjve, legjislacioni duhet dekretuar pėr tė siguruar qė ēdo sjellje qė nuk konsiderohet cėnim apo qė nuk u dėshmohen po tė jetė i rritur, nuk trajtohet as kėtu.

            57. Duhet tė mirret parasysh themelimi i njė organi tė pavarur i cili do tė sigurojė statusin, tė drejtat dhe interesat e tė rinjve janė tė pėrkrahura “Ombudsman” apo ndonjė organ tjetėr i pavarur do tė jetė i dedikuar tė mbikqyrė implementimin e konventave tė ndryshme ndėrkombėtare, i cili nė intervale tė rregullave kohore do tė publikojė pėrparimet e bėra nė implementimin e instrumentit.

            58. Stati ligjor dhe personeli tjetėr recavant i tė dy gjinive duhet tė aftėsohet qė t’u pėrgjigjet nevojave specifike tė tė rinjve, duhet tė jetė familjar dhe i pėrdorshėm, nė njė shtrirje maksimale, pėr ti shkėputur tė rinjtė nga sistemi ligjor.

VII. Kerkimet, zhvillimi i politikave dhe koordinimi

            60. Pėrpjekje duhen bėrė dhe mekanizma pėrshtatės duhen themeluar pėr tė pėrparuar si nė baza multi disiplinare dhe intradisiplinare, interaksioni dhe koordinimi nė mes agjensive ekonomike, sociale, edukative dhe kulturale, sistemit ligjor, rinisė, komunitetit si dhe institucioneve te tjera te vlefshme.

            61. Shkėmbimi i informacioneve, pėrvojės dhe ekspertizave tė arritura me anė tė projekteve, programeve, praktikave dhe iniciativave tė lidhura me krimin rinor, prevencėn e dezikuencės si dhe sistemin ligjor duhet tė intesifikohen nė tė gjitha nivelet.

            62. Kooperimi rajonal dhe nderkombetar nė lidhje me kriminalitetin rinor, parandalimin e dezikuencės dhe sistemit ligjor duke pėrfshirė praktikantėt, ekspertėt duhet tė zhvillohen dhe forcohen.

            63. Kooperimi teknik dhe shkencor nė baza praktike dhe programore, posaēėrisht nė stėrvitje dhe projekte demonstruese dhe dhe ēėshtjeve specifike qė kanė tė bėjnė me parandalimit duhet tė pėrkrahen fuqishėm nga tė gjitha qeveritė, OKB -ja dhe organizata tė tjera.

            64. Bashkėpunimi duhet inkurajuar nė ndėrmarrjen e hulumtimeve shkencore me respekt ndaj modaliteteve pėr krimet rinore dhe prevencėn e delikuencės dhe ato duhet tė prezantohen dhe tė vlerėsohen.

            65. Strukturat pėrkatėse tė OKB-sė, institucionet, organizatat dhe zyrat duhet tė ndjekin njė bashkėpunim tė ngushtė dhe koordinim nė ēėshtje tė ndryshme nė lidhje me drejtėsinė dhe preventivės sė delikuencės.

            66. Nė bazė tė parimeve tė sotme Sekretariati i OKB-sė nė bashkėpunim me institucionet e interesuara; duhet tė luajnė njė rol aktiv nė rrjedhėn e hulumtimeve, bashkėpunimit shkencor, monitorimin dhe implementimin e parimit dhe duhet tė shėrbejė si burim i informatave tė besueshme nė modalitetet efektive pėr parandalimit e kriminalitetit.

 

 

[dokumenti 1] [dokuementi 2] [dokumenti 3] [dokumenti 4] [dokumenti 5]

 

[Ndrysho Gjuhėn] [C.R.C.A] [Info] [Aktivitete] [Burime] [Rrjetėzimi] [Kontakti]
1