RRJETI PER TE DREJTAT E FEMIJEVE NE SHQIPERI

HYRJE

Qė pas vitit 1990 numri i organizatave joqeveritare nė Shqipėri ka ardhur duke u rritur gjithnjė e mė tepėr. I njėjti fenomen ka ndodhur edhe me OJQ-tė qė punojnė sot pėr fėmijėt dhe tė drejtat e tyre. Megjithatė, ndėrkohė qė shumė prej kėtyre grupimeve kanė krijuar aleanca, forume apo qendra koordinimi, e njėjta gjė nuk ka ndodhur me OJQ-tė pėr fėmijėt dhe tė drejtat e tyre.

Si pasojė e kėtij mosorganizimi grantet e vėna nė dispozicion tė projekteve dhe programeve tė OJQ-ve tė tė drejtave tė fėmijėve kanė qenė shumė herė mė tė vogla sesa ato tė dhėna pėr OJQ-tė e grave, tė tė drejtave tė njeriut, mjedisit, shėndetit etj.

Duke u nisur nga kėto arsye dhe njė sėrė faktesh tė tjera tė njohura Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri – CRCA mendon se ka ardhur koha qė edhe OJQ-tė qė punojnė pėr fėmijėt dhe tė drejtat e tyre ne Shqipėri tė krijojnė njė rrjet tė pėrbashkėt shoqatash, qė mund tė quhet: "RRJETI PER TE DREJTAT E FEMIJEVE NE SHQIPERI"

MISIONI KRYESOR

  • Mbrojtja dhe zhvillimi i tė drejtave tė fėmijėve nė Shqipėri;

  • Forcimi dhe zhvillimi i mėtejshėm i OJQ-ve qė punojnė pėr fėmijėt dhe tė drejtat e tyre.

  • Implementimi i Konventes per te Drejtat e Femijeve te Kombeve te Bashkuara.

OBJEKTIVAT

  • Shkėmbimi i vazhdueshėm i informacionit midis tė gjitha OJQ-ve pjestare te rrjetit;

  • Shkembimi i eksperiencave pozitive midis partnereve dhe anėtarėve tė tyre;

  • Ndėrgjegjėsimi i fėmijėve dhe i opinionit publik pėr tė drejtat e fėmijėve nė Shqipėri;

  • Kujdesi ndaj fėmijėve qė emigrojnė dhe atyre tė minoriteteve;

  • Kontakte tė vazhdueshme me masmedian;

  • Tė ndergjegjėsojė donatorėt pėr rritjen e  kapaciteteve teknike te OJQ-ve shqiptare.

  • Tė rrisė komunikimin dhe pėrfshijė nė network OJQ-tė nė rrethe.

  • Tė rrisė komunikimin me Parlamentin, Qeverinė dhe strukturat e tjera shtetėrore qė kanė nė fokus fėmijėt dhe tė drejtat e tyre.

  • Ndėrgjegjėsimi i donatorėve pėr projektet dhe programet e OJQ-ve tė kėsaj fushe si dhe pėr shkeljet e tė drejtave tė fėmijėve nė Shqipėri;

  • Treinimi i vazhdueshėm i anėtarėve tė OJQ-ve nė fushėn e tė drejtave tė fėmijėve si dhe pėr ēėshtjen e menaxhimit tė OJQ-ve.

  • Shpėrndarja e informacionit qė kanė OJQ-tė tek Parlamenti, Qeveria, OJQ-te ndėrkombėtare dhe ato shqiptare, fėmijėt, studiuesit e tė drejtave tė fėmijėve si dhe tė gjithė tė interesuarit;

ANETARESIA

Rrjeti nuk ka anėtarėsi, por vetėm pjesmarrės. Ai bazohet mbi njė marrėveshje tė lidhur midis pjesmarrėsve, tė cilėt kanė rėnė dakord me objektivat e pėrcaktuara mė sipėr dhe pėr tė punuar pėr realizimin e tyre.

Tė gjithė pjesmarrėsit nė Rrjet mbajnė kontakte dhe shkėmbejnė informacion tė vazhdueshėm me njėra – tjetrin, duke pėrdorur tė giitha mjetet e komunikimit. Ata takohen nė njė tavolinė tė rrumbullakėt njė herė nė muaj, ku edhe zgjedhin kryesuesin e tavolinės pėr muajin pasardhės. Nė kėtė tavolinė diskutohen tė gjitha problemet e pėrbashkėta dhe specifike, si dhe puna e bėrė nga secila pjesmarrės.

KUSH MUND TE MARRE PJESE?

Pjesmarrės tė Rrjetit janė tė githa OJQ-tė shqiptare dhe tė huaja, organizatat dhe agjensitė ndėrkombėtare, institucionet qeveritare, donatorėt si dhe grupet e studiuesve qe punojnė pėr fėmijėt dhe tė drejtat e tyre nė Shqipėri.

ANETARET E RRJETIT

  1. Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi

  2. Voice International

  3. Bashkesia e Romeve te Shqiperise "Amaro Drom"

  4. Shoqata Ndihmoni Jeten

  5. Shpetoni Femijet - Shqiperi

  6. Ndihme ndaj Gruas Kryefamiljare dhe Femijeve te saj

  7. Mbeshtetje per Adoleshentet

  8. Komiteti Shteteror "Gruaja dhe Familja"

  9. Sherbimet Katolike te Ndihmes - CRS

  10. Qendra Shqiptare per te Drejtat e Njeriut

  11. Trusti i Femijeve Europiane

  12. Besa Skaut - Shqiperi

  13. Organizata e Librit per Femije dhe te Rinj

  14. Fondacioni Shqiptar i Shoqerise Civile - FSHSHC

  15. Rrjeti i Edukimit per Adoleshentet ne Pakicat dhe Shtesen me Ngjyre

  16. Balkan Sunflowers

  17. Shoqata e Jetimeve te Shqiperise

  18. Shoqata per Mbrojtjen e te Drejtave te Gruas Qytetare dhe Fshatare – Berat

marrin pjese ne rrjet:

  • UNICEF

  • UNHCR

[Ndrysho Gjuhėn] [C.R.C.A] [Info] [Aktivitete] [Burime] [Rrjetėzimi] [Kontakti]
1