DR.
MUSTAFA SIBAI
FILOZOFIA
E AGJËRIMIT
DHE
RREGULLAT E TIJ
Shkup
1414/1994
|
1. Ajetet e agjėrimit
2. Hadithet e agjėrimit
3. Hadithet e Bajramit
4. Udhėzimet e Muhammedit a.s. rreth agjėrimit dhe dy
bajrameve
5. Rregullat e agjėrimit
6. Sadakatul-fitri (dhėnia lėmoshė)
AJETET E
AGJĖRIMIT
"O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė
bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu
qė tė bėheni tė devotshėm. (Jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e
kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi),
atėherė ai (le tė agjėroj) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk
mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor) i njė
tė varfėri e ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aq mė mirė pėr
te. Mirėpo, po qe se e dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju. (Ato ditė
tė numėruara janė) Muaji i Ramazanit, qė nė tė (filloi tė) shpallet
Kur'ani qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė
drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton
prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose
nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nė ditėt e mėvonshme. All-llahu me
kėtė dėshiron lehtėsim e jo ngarkim pėr ju. (T'i agjėroni ditėt e lėshuara
mė vonė) qė tė plotėsoni numrin, ta madhėroni All-llahun pėr atė se ju
udhėzoi dhe qė ta falėnderoni." (El-Bekare:183-185)
"Netėve tė agjėrimit u ėshtė
lejuar afrimi te gratė tuaja, ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr
ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin
dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kėrkoni atė qė ua ka
caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartė tė dallohet peri i bardhė
nga peri i zi nė agim, e pastaj agjėrimin plotėsone deri nė mbrėmje. E
kur jeni tė izoluar (nė i'tikafė) nė xhamia, mos iu afroni atyre (pėr
marrėdhėnie intime). Kėto janė dispozitat e All-llahut, pra mos i kundėrshtoni.
Ja kėshtu, nė kėtė mėnyrė All-llahu ua sqaron njerėzve argumentet e
veta qė ata tė ruhen." (El-Bekare:187).
HADITHET E AGJĖRIMIT
A. Vlera e agjėrimit:
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Kush agjėron Ramazanin me bindje
dhe kėnaqėsi, i falen mė-katet e bėra." (Buhariu, Muslimi dhe Ebu
Davudi).
Transmetohet nga Ebu Se'id el-Hudrij se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Kush e agjėron Ramazanin, i njeh
rregullat e tij dhe mbrohet nga ajo qė duhet tė mbrohet, i falen mėkatet e
bėra." (Bejhekij dhe Ibn Hibban).
Transmetohet nga Xhabir ibn Abdil-lah
se Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Ummetit tim i janė dhuruar pesė
gjėra nė Muajin e Ramazanit tė cilat nuk i janė dhėnė asnjė tė dėrguari
para meje.
Njėra prej tyre ėshtė se Zoti i Madhėruar
i shikon ata nė natėn e parė tė Ramazanit, e atė qė e shikon Ai nuk e dėnon
asnjėherė.
E dyta ėshtė ajo se era e keqe e gojės
sė tyre nė mbrėmje ėshtė mė e mirė se aroma e miskut.
E treta ėshtė se engjėjt kėrkojnė
falje pėr ta ēdo ditė e ēdo natė.
E katėrta, se Zoti i Madhėruar e urdhėron
parajsėn kėshtu: "Pėrgatitu dhe zbukurohu pėr robėrit e Mi sepse ėshtė
afruar dita e pushimit tė tyre nė shtėpinė dhe zemėrgjerėsinė time nga
lodhjet e kėsaj bote".
E pesta ėshtė se Zoti i Madhėruar i
falė tė gjithė natėn e fundit.
Njėri prej tė pranishmėve e pyeti:
"A ėshtė Nata e Kadrit"? Ai u pėrgjigj: "Jo, a nuk sheh se
punėtorėt kur i kryejnė punėt i marrin shpėrblimet (rrogat)." (Bejhekij).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Pesė namazet, prej xhumasė nė
xhuma dhe prej Ramazanit nė Ramazan falen (mėkatet) pos atyre qė janė tė
mėdha (kebair)". (Muslimi).
Transmetohet nga Ka'b ibn Axhre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Zoti e largon nga mėshira e vet
atė qė e kalon Ramazanin pa u falur." (El-Hakimi).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Ēdo vepėr e njeriut shtohet, e
mira prej dhjetė deri nė shtatėqind herė. Zoti i Madhėruar thotė: "Pėrveē
agjėrimit, sepse ai ėshtė pėr Mua dhe unė e shpėrblej, sepse ai braktis
kėnaqėsinė dhe ushqimin pėr Mua. Pėr agjėruesin ka dy gėzime: gėzimi i
parė ėshtė nė iftar kurse i dyti nė takimin me Zotin e tij. Era e keqe
nga goja e agjėruesit ėshtė mė e mirė te Zoti se aroma e miskut." (Buhariu
dhe Muslimi).
Transmetohet nga ibn Mes'ud el-Gaffari
se Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Sikur ta dinė njerėzit vlerėn
e Ramazanit, do tė dėshironin tė jetė i gjithė viti Ramazan." (Ibn
Huzejme).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Tre personave u pranohen lutjet:
1. Agjėruesit deri nė iftar; 2. Udhėheqėsit (prijėsit) tė drejtė; dhe
3. Lutja e tė dėmtuarit (tė keqtrajtuarit) ngrihet lartė, i hapen dyert e
qiellit dhe Zoti i thotė: Pasha fuqinė time, do tė ndihmoj, qoftė edhe pas
njė kohe." (Ahmedi dhe Tirmidhiu).
B. Nata e Kadrit
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Kush ngrihet (lutet) Natėn e
Kadrit, me bindje e kėnaqėsi, i falen mėkatet e bėra." (Buhariu dhe
Muslimi).
Transmetohet nga Enes Ibn Maliku se me
ardhjen e Muajit tė Ramazanit, Muhammedi a.s. ka thėnė:
"U erdhi ky muaj, i cili ka vlerė
mė shumė se njė mijė muaj e atij qė i ndalohet, i ėshtė ndaluar gjithė
mirėsia. Tė mirėn e tij e refuzon vetėm i mallkuari." (Ibn Maxhe).
Transmetohet nga Ubade ibn Samit se
Muhammedi a.s. pėr Natėn e Kadrit ka thėnė:
"Kjo natė ėshtė nė Ramazan, nė
dhjetė ditėt e fundit, (gjegjėsisht) nė ditėn e njėzet e njė, njėzet e
tretė, njėzet e pestė, njėzet e shtatė, njėzet e nėntė ose natėn e
fundit. Kush lutet nė atė natė me kėnaqėsi, i falen mėkatet e kaluara e
tė ardhshme." (Ahmedi).
C. Prishja e agjėrimit tė Ramazanit
pa arsye
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Kush e prishė njė ditė agjėrimi
nė Ramazan pa arsye e pa sėmurje, nuk mund ta kompensojė as me agjėrim
shekullor." (Tirmidhiu).
Ē. Lejimet e prishjes sė agjėrimit
Transmetohet nga Xhabiri se Muhammedi
a.s. ka kaluar nė Mekke nė vitin e ēlirimit edhe atė nė Ramazan derisa ka
arritur nė vendin Kera'ė el-Gamim. Ai aty ka agjėruar sė bashku me
njerėzit tjerė pastaj ka kėrkuar ujė, e ka ngritur lartė gotėn derisa e
kanė parė njerėzit dhe e ka pirė ujin. Kur ėshtė informuar se disa
kanė vazhduar agjėrimin, ka thėnė: "Ata janė mėkatarė, ata janė mėkatarė..."
(Muslimi dhe Tirmidhiu).
Transmetohet nga Xhabiri se Muhammedi
a.s. gjatė njė udhėtimi tė tij ka vėrejtur njė njeri rreth tė cilit janė
tubuar njerėz. Ėshtė afruar dhe i ka pyetur: "Ē'ka ai?" Ata i
janė pėrgjigjur: "Agjėron", kurse Muhammedi a.s. atėherė u pėrgjigj:
"Nuk ėshtė mirėsi tė agjėroni gjatė udhėtimit". (Buhariu dhe
Muslimi).
Transmetohet nga Aisheja se Hamza
ibn Amėr el-Eslemij e ka pyetur Muhammedin a.s. pėr agjėrimin nė udhėtim
(ka agjėruar shumė), kurse Muhammedi a.s. i ėshtė pėrgjigjur: "Nėse
dėshiron agjėro, e nėse jo, atėherė ha." (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga njė njeri i Beni
Abdil-las ibn Ka'ėb ibn Malikut, i quajtur Enes ibn Malik, se Muhammedi a.s.
ka thėnė:
"Zoti i Madhėruar ia ka shkurtuar
namazin udhėtarit dhe ia ka lejuar prishjen e agjėrimit. Ai gjithashtu ia ka
mundėsuar gruas qė i jep gji fėmijės dhe asaj qė ėshtė me barrė pėr
shkak tė mėshirės ndaj fėmijėve tė saj." (Pėrmbledhėsit e
Suneneve).
Transmetohet nga Mua'dh ibn Xhebeli se
kur u shpall ajeti: "E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė),
janė tė obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor) i njė tė varfėri",
ēdokush qė dėshironte ta prishte agjėrimin, e prishte dhe e kompensonte,
derisa Zoti e shpalli ajetin: "E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj,
le tė agjėrojė." Nė kėtė mėnyrė e caktoi All-llahu agjėrimin e vėrtetė
dhe ia mundėsoi mosagjėrimin: tė sėmurit, udhėtarit dhe plakut nė moshė
qė s'mund tė agjėrojė". (Ahmedi).
D. Vlerat etike tė agjėruesit
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Agjėrimi mbron nga morali i keq
sepse ai qė agjėron nuk flet gjėra tė turpshme dhe nuk bėrtet. Nėse (eventualisht)
e shanė ndokush ose e sulmon, le tė thotė: 'Unė agjėroj, unė agjėroj'."
(Buhariu dhe Muslimi)
Transmetim nga Ebu Hurejre se Muhammedi
a.s. ka thėnė:
"Zoti nuk ka nevojė pėr njeriun
qė e braktisė ushqimin e pijen e nuk e braktisė fjalėn e keqe dhe veprėn
e ligė." (Buhariu).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Agjėrimi nuk don tė thotė tė
largohesh nga harja e pirja por tė largohesh nga fjala e keqe dhe vepra e shėmtuar.
Nėse ndokush tė provokon apo sillet si i marrė ndaj teje, atėherė thuaj:
'Unė agjėroj, unė agjėroj'." (Ibn Huzejme dhe Ibn Hibbani).
DH. Prishja me
harresė
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Kush harron gjatė agjėrimit e
pin dhe han, le ta vazhdojė agjėrimin sepse Zoti e ka ushqyer dhe i ka dhėnė
tė pijė." (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Maliku).
E. Syfyri (Sahuri)
Transmetohet nga Enes ibn Maliku se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Hani nė syfyr sepse nė tė ka
begati (bereqet)." (Ibn Hibbani).
Transmetohet nga Se'id el-Hudrij
se Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Bėni syfyr qoftė edhe me njė
pikė uji". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
Ė. Iftari me hurma
Transmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij
se Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Kur bėn ndokush iftar, le tė
fillojė me hurmė sepse ajo ėshtė begati, e nėse s'gjenė dot, atėherė
me ujė, sepse uji ėshtė i pastėr." (Buhariu, Muslimi dhe tė tjerėt).
F. Shpejtimi i Iftarit
Transmetohet nga Sehl ibn Sa'di se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Njerėzit do tė kenė mirėsi
gjersa ta shpejtojnė iftarin". (Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Zoti xh.sh. thotė: "Mė i
dashuri prej robėrve tė mi ėshtė ai qė shpejton mė tepėr iftarin".
(Ahmedi dhe Tirmidhiu).
G. Vonimi i Syfyrit
Transmetohet nga Ja'la ibn Murre se
Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Zoti i do tri gjėra: shpejtimin
e iftarit, vonimin e syfyrit dhe lidhjen e duarve njėrėn mbi tjetrėn nė
namaz". (Taberani nė Ewsat).
GJ. Tė ushqyerit e agjėruesit
Transmetohet nga Zejd ibn Halid
El-Xhuheni se Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Kush ushqen njė agjėrues, fiton
shpėrblimin sa tė tij ashtu qė nuk pakėsohet as shpėrblimi i agjėruesit".
(Tirmidhiu dhe Nesa'iu).
H. Namazi i teravive
Transmetohet nga Ebu Hurejre se
Muhammedi a.s. dėshironte tė lutet (falet) nė Ramazan pa ndonjė urdhėr
specifik dhe thoshte:
"Kush lutet (ngrihet e falet) nė
Ramazan me bindje e kėnaqėsi, i falen mėkatet e bėra". (Transmetim i
tė gjithėve).
Transmetohet nga Aisheja r.a. se
Muhammedi a.s. ėshtė falur nė xhami (namazin e teravive) dhe me tė
janė falur edhe disa njerėz. Kur ėshtė falur edhe natėn e dytė njerėzit
janė shtuar edhe mė tepėr. Ata janė tubuar edhe natėn e tretė e tė katėrt
mirėpo Muhammedi a.s. nuk ka dalur dhe kėshtu kur ka aguar mėngjesi ai u ka
thėnė: "Pashė ate qė vepruat dhe nuk dola nga frika se mos po ju bėhet
obligim, edhe ate nė Ramazan" (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Aisheja r.a. se
Muhammedi a.s. nuk shtonte nė Ramazan e as jashtė tij mė shumė se njėmbėdhjetė
reqate. (Buhariu dhe tė tjerėt).
Transmetohet nga Ibn Abbasi: "I ka
falur nė Ramazan pa xhemat njėzet reqate dhe namazin e vitrit".
(Bejhekiu).
Transmetohet nga Abdurrahman ibn
Abdulkarijė: "Shkova me Umer ibn Hattabin nė xhami, edhe ate nė
Ramazan dhe vėrejtėm se njerėzit ishin tė ndarė e tė shpėrndarė dhe ēdokush
falej pėr vete. Umeri pastaj tha: "Sikur t'i bashkoj ata me njė lexues
(imam) do tė ishte mė mirė", dhe i bashkoi nėn udhėheqjen e Ubejj
ibn Ka'bit. Kur shkuam natėn tjetėr, i pamė njerėzit se faleshin me njė
lexues (imam), ndėrsa Umeri tha: "Sa risi e bukur ėshtė kjo!"
(Buhariu dhe Maliku).
Transmetohet nga Jezid ibn Rumani se
njerėzit kanė falur nė Ramazan gjatė kohės sė Umer ibn Hattabit 23
reqate. (Maliku nė El-Muvat-ta dhe nė tė ka shkėputje).
HADITHET E
BAJRAMIT
A. Gdhimi i natės sė Bajramit
Transmetohet nga Ebu Umame se Muhammedi
a.s. ka thėnė:
"Kush lutet (falė namaz) nė dy
netėt e bajrameve me kėnaqėsi (e sinqeritet), nuk i vdes zemra atė ditė
kur do tė vdesin zemrat". (Ibn Maxhe, kurse Taberani e transmeton nga
Ubade ibn Samiti).
B. Zbukurimi pėr Bajram
Transmetohet nga Xhabir ibn
Abdull-llahu se Muhammedi a.s. e vishte gėzofin (gunėn) e kuq tė tij
nė tė dy festat e Bajramit dhe nė Ditėn e xhumasė. (Ibn Huzejme).
C. Ngrėnia para namazit
Transmetohet nga Enesi se Muhammedi
a.s. nuk dilte ditėn e Bajramit tė Ramazanit pa ngrėnė hurma edhe atė njė
nga njė. (Buhariu dhe Ahmedi).
Ē. Tekbiri nė mėngjesin e Bajramit
Transmetohet nga Ibn Umeri se kur
(Pejgamberi a.s.) ka dalur nė xhami, ka lexuar tekbir me zė tė lartė.
Sipas njė transmetimi tjetėr, dilte me agimin e diellit dhe lexonte tekbir
derisa tė arrinte nė xhami. Aty vazhdonte tė lexojė tekbir derisa tė ulej
imami dhe pastaj ndalej. (Shafi'u; Taberani e transmeton nga Ebu Hurejre;
Bejhekiu dhe Hakimi nga Ibn Umeri me sened merfu'ė).
D. Namazi i Bajramit
Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi
a.s., Ebu Bekri dhe Umeri e falnin namazin e Bajramit para hutbes. (Transmetim
i tė gjithėve pėrpos Ebu Davudit).
Transmeton Sa'ėd ibn Evs el-Ensari nga
i ati i tij se Muhammedi a.s. ka thėnė:
"Nė ditėn e Bajramit, engjėjt
ndalen para dyerve dhe thėrrasin: "O muslimanė! Shpejtoni te Zoti
Fisnik, i cili ju siguron begati dhe ju shpėrblen me tė mira. Ishit tė urdhėruar
tė faleni (luteni) natėn, u falėt; ishit tė urdhėruar tė agjėroni ditėn,
agjėruat dhe iu nėnshtruat Zotit tuaj, pra merrni shpėrblimet tuaja!"
Gjatė faljes njė thirrės thėrret: "Zoti i juaj ju fali dhe kthehuni
drejtė nė vendbanimet tuaja sepse kjo ėshtė dita e shpėrblimit".
(Taberaniu transmeton nė veprėn e tij El-Kebir transmetimin e Xhabir
El-Xhu'fit. Kėtė e transmetojnė edhe Bejhekiu me Ibn Hibbanin).
UDHĖZIMET E
MUHAMMEDIT A.S. RRETH AGJĖRIMIT DHE DY BAJRAMEVE
A. Adhurimi dhe
bujaria e Muhammedit a.s.
Muhammedi a.s. gjatė Muajit tė
Ramazanit e shtonte adhurimin. Gjatė kėtij muaji Xhebraili ia mėsonte
Kur'anin. Kur e takonte Xhebrailin ishte edhe mė zemėrgjerė; ai ishte mė
zemėrgjerė se njerėzit tjerė mirėpo edhe mė tepėr gjatė Muajit tė
Ramazanit; gjatė kėtij muaji ai shtonte dhėnien e lėmoshės, mirėsinė,
leximin e Kur'anit, namazin, pėrmendjen e emrit tė All-llahut (dhikrin) dhe
i'tikafin, gjegjėsisht adhurimi dhe bujaria e tij gjatė kėtij muaji
ndryshonin nga muajt tjerė, ndėrsa ndonjėherė agjėronte (edhe natėn edhe
ditėn) me qėllim qė sa mė shumė kohė tė kalojė nė adhurim e ibadet,
kurse shokėve tė vet (as'habėve) nuk ua lejonte agjėrimin e vazhdueshėm
(natėn dhe ditėn).
B. Iftari i tij para namazit
Muhammedi a.s. hante iftar para namazit
dhe zakonisht fillonte me lėngje, nėse nuk kishte lėngje atėherė me
hurma, e nėse nuk kishte edhe hurma, atėherė me ujė.
C. Lutja e tij nė Iftar
Transmetohet se Muhammedi a.s. nė kohėn
e iftarit thoshte: "O Zot, pėr ty agjėrova dhe me furnizimin Tėnd ha
iftar". Gjithashtu transmetohet se ai thoshte: "Pėrfundoi etshmėria,
u ngopėn damarėt dhe u sigurua shpėrblimi, nėse dėshiron Zoti!"
Ē. Mosagjėrimi i tij gjatė udhėtimit
Muhammedi a.s. gjatė udhėtimit nė
Ramazan herė agjėronte e herė jo kurse shokėt e tij (as'habėt), zgjedhnin
njėrėn prej tė dyjave. Muhammedi a.s. i urdhėronte shokėt e tij tė hanė
kur i afroheshin armikut me qėllim qė tė kenė forcė pėr ta luftuar.
D. Nė dy festat e Bajramit
Muhammedi a.s. falte namazin e tė dy
Bajrameve nė musal-la kurse vetėm njėherė e ka falur nė xhaminė e
vet edhe ate pėr shkak tė shiut. Falja e tij nė musal-la argumentohet me
hadithe tė transmetuara nė Sunenet e Ebu Davudit dhe Ibn Maxhes. Nė festat
e Bajramit dhe Ditėn e xhumasė i vishte rrobat mė tė bukura. Zakonisht
hante hurma para se tė dilte nė namazin e Bajramit tė Madh, kurse nė
Bajramin e Vogėl pas kthimit nga musal-laja dhe hante nga kurbani.
Sipas haditheve autentike ai nė kėto
dy festa tė Bajramit, pastrohej.
Muhammedi a.s. dilte nė kėmbė,
shkonte nė musal-la dhe kthehej nga ndonjė rrugė tjetėr. Kur arrinte nė
musal-la, fillonte namazin pa ezan, pa ikamet dhe pa thirrjen: "Namazin nė
bashkėsi!". As ai e as shokėt e tij nuk faleshin nė musal-la para e as
pas namazit (tė Bajramit). Ai e fillonte namazin para hutbes, falte dy
reqate, pėrsėriste shtatė herė tekbirin: Zoti ėshtė mė i madhi
(All-llahu Ekber) me interval shumė tė shkurtė dhe pa cekur diē tjetėr.
Mirėpo transmetohet nga Ibn Mes'udi, i cili i falėnderohet All-llahut xh.sh.
dhe kėrkon mėshirė pėr Muhammedin a.s. se: "Muhammedi a.s. pas pėrfundimit
tė tekbirit lexonte suren el-Fatiha dhe pas saj lexonte suren Kāf: "KĀF
- pasha Kur'anin Famėlartė" nė njė reqat kurse nė tjetrin suren
El-Kamer: "U afrua koha dhe u nda hėna...". Ndonjėherė lexonte
suren El-A'la: "Madhėroje Zotin tėnd mė tė lartė" apo suren
Gashije: "A tė erdhi lajmi pėr belanė qė kaplon (kijametin)".
Pas pėrfundimit tė leximit merrte tekbir dhe binte nė ruku. Kur e pėrfundonte
reqatin e ngrihej nga sexhdja, merrte tekbir pesė herė e pastaj fillonte tė
lexojė. Nė tė dy reqatet fillonte me tekbir kurse pas leximit binte nė
ruku.
Pas pėrfundimit tė namazit, qėndronte
para njerėzve tė cilėt ishin ulur pranė tij, i jepte leje atij qė dėshironte
tė shkojė pa e dėgjuar hutben dhe fillonte hutben, gjegjėsisht zhvillonte
ligjėratė para tyre e pastaj u ligjėronte grave tė cilat edhe jepnin
sadaka.
Gjatė hutbes shpesh merrte tekbir.
Kėto ishin disa tė dhėna rreth asaj
se si vepronte Muhammedi a.s. gjatė Muajit tė Ramazanit dhe dy Bajrameve.
Zoti i shtoftė ithtarėt e tij, na
fisnikėroftė me gjurmėt e tij dhe na shpėrbleftė me tė mira!
RREGULLAT E
AGJĖRIMIT
Obligimi i agjėrimit
tė Ramazanit
Tė gjithė muslimanėt pajtohen se agjėrimi
i Ramazanit ėshtė obligim (farz), nė bazė tė ajetit:
"(Ato ditė tė numėruara janė)
Muaji i Ramazanit qė nė tė (flloi tė) shpallet Kur'ani qė ėshtė udhėrrėfyes
pėr njerėzit, sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės
nga gėnjeshtra). E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė..."
(El-Bekare:185)
Obligim ėshtė edhe sipas hadithit tė
Muhammedit a.s.:
"Islami u ngrit mbi pesė
(shtylla): 1. Dėshmisė se s'ka zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se
Muhammedi ėshtė i dėrguar i Tij; 2. Faljes sė namazit, 3. Dhėnies sė
zekatit; 4. Agjėrimit tė Ramazanit; 5. Haxhxhit pėr atė qė ka mundėsi".
Kushtet e obligimit
Kushtet e obligimit tė tij janė: 1.
Islami, 2. Mendja e shėndoshė dhe 3. Pjekuria. Agjėrimi nuk obligohet pėr
jomuslimanin, as pėr tė ēmendurin e as pėr fėmijėn.
Parimet e agjėrimit
Parimet e agjėrimit janė tre:
1. Hyrja e Muajit tė Ramazanit nė bazė
tė pamjes sė drejtpėrdrejtė tė hėnės ose nė bazė tė vendimit tė
gjykatėsit.
2. Largimi nga ngrėnia, pirja dhe marrėdhėniet
intime prej agimit tė mengjesit deri nė perėndim tė diellit.
3. Vendosja (nijeti)
Koha e vendosjes (nijetit) ėshtė para
agimit tė mėngjesit; duhet tė vendoset me bindje tė plotė pėr agjėrimin
e asaj dite me qėllim qė tė fitohet shpėrblimi i Zotit. Sipas disa
shkollave juridike (medhhebeve) mjafton vetėm njė vendosje (nijet) gjatė
Muajit tė Ramazanit pa pėrsėritje.
Ēka e prishė agjėrimin
1. Ushqimi i qėllimtė qoftė edhe me
pakicė ose me diēka qė nuk ėshtė ushqyese.
2. Pirja e qėllimtė qoftė edhe njė
pikė.
3. Barnat ushqyese.
4. Marrėdhėniet intime dhe ejakulimi.
Ēka urrehet gjatė agjėrimit
Urrehet tė ndėrmerret ēdo gjė qė e
dobėson agjėruesin, si transfuzioni i gjakut apo qė mund ta nxitė e ta
prishė agjėrimin, si puthja e gruas, kontrollimi i ushqimit me gjuhė dhe atė
pa nevojė apo hyrja e pluhurit nė gojė qėllimisht.
Aspektet pozitive tė agjėrimit
Agjėrimi ėshtė adhurim (ibadet) pėr
kontrollimin e epshit, forcimin e trupit, edukimin pėr bashkėpunim shoqėror
si dhe pėr t'i njohur vuajtjet e tė mjerėve e tė varfėrve...
Kėshtu, preferohet qė gjatė
Ramazanit tė shtohen: adhurimi, namazi, kėrkimi falje (pendimi) dhe leximi i
Kur'anit. Gjithashtu ėshtė e preferueshme tė jepet mė shumė sadaka, tė
ushqyerit e tė mjerėve e tė varfėrve, vizita e fqinjve dhe anėtarėve tė
familjes, aplikimi i veprave tė vlefshme pėr shoqėrinė dhe pakėsimi i
veprave tė padobishme.
Gjatė agjėrimit ndalohet ēdo gjė qė
ndalohet edhe jashtė periudhės sė agjėrimit: gibeti (pėrgojimi), shpifja,
gėnjeshtra, armiqėsia dhe njollosja e nderit tė njerėzve. Pasi qė kėto
vepra ndalohen jashtė periudhės sė agjėrimit, atėherė si do tė
trajtohen gjatė Muajit tė Ramazanit, i cili ėshtė muaj i adhurimit, pastėrtisė
dhe dėlirėsisė!...
Pėr kėta njerėz, Muhammedi a.s. ka
thėnė se agjėrojnė barqet e tyre kurse gjymtyrėt bėjnė mėkate:
"Shumė agjėrues nuk fitojnė gjė, pėrpos urisė dhe etjes".
Muhammedi a.s. gjithashtu na ndalon dėmtimin
e dėmbėrėsit dhe tė sharėsit: "Agjėrimi mbron nga zjarri e ai qė
agjėron tė mos harrojė njė gjė tė tillė. Nėse ndokush e nxitė, tė
mos e shajė e as ta blasfemojė por le tė thotė: "Unė agjėroj".
(Nesa'iu).
Le ta dijė agjėruesi se nėse dėshiron
shpėrblim nga Zoti, do ta fitojė; ēdo lėvizje qė e bėn dhe ēdo fjalė qė
e flet konsiderohen adhurim...
Agjėruesi duhet tė ketė nijet tė
pastėr, tė bėjė mė shumė vepra tė mira e dhikėr dhe tė kėrkojė
falje (istigfar).
SADAKATUL-FITRI
(DHĖNIA E LĖMOSHĖS)
A. Tekstet
argumentuese
Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi
a.s. e ka obliguar Sadakatul-Fitrin nė Muajin e Ramazanit pėr robin, tė
lirin, mashkullin, femrėn, fėmijėn dhe plakun muslimanė, qoftė nga sa'ė
hurme ose elbthi. (Buhariu, Muslimi dhe tė tjerėt).
Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi
a.s. ka urdhėruar tė jepet Sadakatul-Fitri para se tė nisen pėr nė namaz.
(Transmetimi i tė gjithėve pėrveē Ibn Maxhes).
Transmetohet nga Ibn Abbasi se
Muhammedi a.s. e bėri obligim Sadakatul-Fitrin pėr pastrimin e agjėruesit
nga pėrgojimi dhe fjalėt e turpshme; me agjėrimin ai (Muhammedi a.s.) e
obligon t'i ushqejė tė varfėrit; ai qė e jep Sadakatul-Fitrin para namazit
pranohet e kush e jep pas namazit (tė Bajramit) ėshtė sadaka (lėmoshė) e
rėndomtė. (Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Hakimi).
B. Rregullat e Sadakatul-Fitrit
Vitrat obligohen tė jepen para agimit
tė mėngjesit nė ditėn e Bajramit tė Vitrit (Bajramit tė Madh), kurse pėr
atė qė vdes nė kėtė kohė ose lindet pas kėsaj kohe, nuk janė obligim.
Mė mirė ėshtė tė jepen para namazit tė Bajramit si dhe mund tė jepen
gjatė Muajit tė Ramazanit. Nėse vonohen nga namazi i Bajramit, nuk anulohen
por patjetėr tė realizohen.
Sadakatul-Fitri i jepet pėr ēdo
person njė tė varfėri, bile nuk lejohet t'u ndahet dy apo tre varfanjakėve,
sepse qėllimi i kėsaj sadakaje ėshtė shpėtimi; ngase Muhammedi a.s. thotė:
"Shpėtoni ata nga hallet (barra e rėndė) nė kėtė ditė".
Preferohet Sadakatul-Fitri nė tė
holla, nėse kėshtu mė tepėr u konvenon tė varfėrve.
-
faqja
2 nga 4
|

|
|
|