Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)
527. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk ėshtė pasuria nė shumė mall, por pasuri e mirėfilltė ėshtė - pasuria e shpirtit".
529. Transmetohet nga Hakim ibn Hizam r.a. se ka thėnė: "Kėrkova nga i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai mė dha. Pastaj prap i kėrkova dhe ai prap mė dha. Dhe pėrsėri i kėrkova, dhe ai pėrsėri mė dha. Pastaj mė tha: "O Hakim, vėrtet kjo pasuri ėshtė e kėndshme (pėr sy) dhe e ėmbėl (pėr zemėr), andaj kush e merr me bujari do tė begatohet, kurse kush e mban me kryelartėsi nuk do tė begatohet. I atilli do tė jetė si ai qė han e nuk ngihet. Dhe dora e epėrme ėshtė mė e mirė se dora e poshtme". Hakimi thotė: "Pastaj i thashė: Pasha Atė qė tė ka dėrguar me tė Vėrtetėn, unė prej askujt pas teje nuk do tė pranoj asgjė deri tė ndahem prej kėsaj bote". Njėherė Ebu Bekri r.a. e ftoi Hakimin pėr t'ia dhėnė ndonjė dhuratė, por ky refuzoi tė pranojė gjė prej tij. Pastaj, po ashtu, edhe Umeri r.a. e ftoi t'i japė por ky e refuzon. Pastaj (Umeri) tha: "O muslimanė, bėhuni dėshmitarė pėr Hakimin se po ia ofroj tė drejtėn (pjesėn) e tij qė ia ka caktuar All-llahu nė kėtė plakė (lufte) dhe se ai (Hakimi) po e refuzon". Hakimi prej asnjė njeriu nuk ka pranuar asgjė pas Pejgamberit s.a.v.s. derisa vdiq".
531. Transmetohet nga Amr ibn Taglib r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. solli njė pasuri apo robėr (lufte) dhe i ndau. Disa njerėzve u dha kurse disave jo, andaj i shkoi lajmi se ata qė nuk u dha u hidhėruan dhe e qortuan. (Pejgamberi u ngrit dhe pasi) E falėnderoi dhe e lavdėroi All-llahun, e tha. "Pasha All-llahun, unė i kam dhėnė ndonjė njeriu kurse ndonjė e kam lėnė. Atė qė e kam lėnė, e dua mė shumė se atė tė cilit i kam dhėnė. Unė, vėrtet, u kam dhėnė disave, sepse kam parė nė zemrat e tyre mosdurim, mospajtim dhe shqetėsim kurse i kam lėnė disa njerėz qė All-llahu ua ka bėrė zemrat tė pasura dhe tė hajrit. Prej kėtyre ėshtė Amr ibn Taglib". Amr ibn Taglibi ka thėnė: "Pasha All-llahun, mė tepėr e kam dashur atė fjalė tė tė Dėrguarit s.a.v.s. sesa pasurinė mė tė mueshme".
546. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Davudi alejhis-selam nuk ėshtė ushqyer pėrve nga puna (fitimi) me dorė tė vet".
555. Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-As r.a. se njė njeri e pyeti tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s.: "Cili Islam ėshtė mė i mirė? Tha: "Ta ushqesh tjetrin dhe t'i japėsh selam tė njohurit e tė panjohurit".
556. Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-'As r.a. (po ashtu) se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ekzistojnė dyzet (40) mirėsi; mė e larta ėshtė t'i jepet dikujt dhia (qė tė shėrbehet me qumėshtin e saj e pastaj t'ia kthejė). Kushdo qė e bėnė njė prej kėtyre mirėsive, duke shpresuar shpėrblim dhe me besim nė tė premtuarėn (e All-llahut), All-llahu i madhėruar pėr tė do ta dėrgojė nė Xhennet".
557. Transmetohet nga Ebu Umame Sudejj ibn 'Axhlan r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "O biri i Ademit, ti nėse e shpenzon tepricėn, mė mirė ėshtė pėr ty, kurse nėse e mban eshtė mė keq pėr ty. Askush nuk tė qorton nėse jeton nė mėnyrė modeste. Dhe fillo (me rastin e shpenzimit) prej atyre qė je i obliguar t'i furnizosh. Dora e epėrme ėshtė me e mirė se dora e poshtme".
559. Transmetohet nga Umeri r.a. se ka thėnė: "E ndau i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. njė ditė njė pasuri, e unė i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, tė tjerėt ve kėtyre kanė pasur mė shumė tė drejtė nė te!" Tha: "Kėta mė kanė vėnė nė pozitė qė tė zgjedh; o tė kėrkojnė tepėr e t'u japė, o tė mė cilėsojnė si koprrac, (u dhashė mė tepėr) e unė nuk jam koprrac".
564. Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekėr es-Siddikut r.a. se ka thėnė: "Mė ka thėnė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.: "Mos u bėj koprrace, pastaj All-llahu ashtu vepron ndaj teje". Nė njė transmetim tjetėr: "Shpenzo, ndihmoju tė tjerėve apo flijo dhe mos regjistro (ka bėjnė tė tjerėt), pastaj edhe pėr ty t'i regjistron All-llahu. Mos mba mend (ka punojnė ose flasin), se pastaj edhe All-llahu vepron ndaj teje ashtu".
570. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ushqimi, i pėrgatitur pėr dy, ėshtė i mjaftueshėm edhe pėr tre, kurse ushqimi i pėrgatitur pėr tre, mjafton pėr katėr". Nė njė transmetim tė Muslimit nga Xhabiri r.a. thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Ushqimi i njėrit, u mjafton dyve, ushqimi i dyve u mjafton katėrve, kurse ushqimi i katėrve mjafton pėr tetė".
571. Transmetohet nga Ebu Se'id el Hudrij r.a. se ka thėnė: "Duke qenė njėherė nė rrugė me Pejgamberin s.a.v.s, erdhi njė njeri i hipur nė kafshėn e tij - filloi ta hedh shikimin e tij majtas dhe djathtas, atėherė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Kush ka kafshė pėr kalėrim tepėr, le t'i japė atij qė nuk ka, kush ka tepėr ushqim (tė rrugės), le t'i japė prej tij atij qė nuk ka ushqim" - dhe i pėrmendi llojet e ndryshme tė pasurisė saqė vėrejtėm se askush prej neve nuk ka tė drejtė nė tepricė".
578. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se tė varfėrit e tė muhaxhirėve erdhėn tek i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i thanė: "Pasanikėt na i morėn gradat e larta dhe shpėrblimin e pėrhershėm!" (Pejgamberi) Tha: "'ėshtė ajo?" Ata thanė: "Ata falin namaz si ne, agjėrojnė si ne, ata ndajnė sadaka, kurse ne nuk mundemi, ata lirojnė robėr, kurse ne nuk mundemi". Atėherė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. u tha: "A doni t'ju mėsoj di me ka do t'i arrini ata qė ju kanė kaluar dhe me ka do t'i tejkaloni ata qė janė pas jush dhe nuk do tė jetė askush mė i vlefshėm se ju pėrve atij qė vepron sikur ju?" Thanė: "Gjithsesi, o i Dėrguari i All-llahut!" Tha: "Shqiptoni tesbih (subhanall-llah, Lavdi All-llahut), tekbir (All-llahu ekber: All-llahu ėshtė mė i madhi) dhe tahmid (Elhamduli-l-lah: Falėnderimi All-llahut) pas do namazi nga 33 herė". (Pas njė kohe) U kthyen tek i Dėrguari i All-llahut tė varfėrit e muhaxhirėve dhe i thanė: "Kanė dėgjuar vėllezėrit tanė pasanikė, se 'po veprojmė, dhe ata po bėjnė tė njėjtėn!" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Ajo ėshtė prej shpėrblimit tė All-llahut qė ia jep kujt tė dojė".
579. Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se ka thėnė: "Mė kapi i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. pėr krahu dhe mė tha: "Jeto nė kėtė botė si tė jesh i huaj apo udhėtar". Kurse vet Ibni Umeri r.a. thoshte: "Kur tė ngrysesh, mos e prit mėngjesin, kurse kur tė gdhihesh, mos e prit mbrėmjen. Derisa je i shėndoshė, pėrgatitu pėr sėmundje, kurse gjatė jetės, pėrgatitu pėr vdekje".
581. Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thėnė: "Pejgamberi s.a.v.s. i bėri disa vija, pastaj tha: "Kėto (vija) janė shpresa e njeriut (pėr jetė tė gjatė), kurse kjo ėshtė exheli. Pastaj duke qenė ashtu nė kėtė gjendje, e bėri njė vijė edhe mė tė shkurtė".
588. Transmetohet nga Burejde r.a. se ka thėnė: "Pejgamberi s.a.v.s. i ka mėsuar qė kur t'i vizitojnė varrezat tė thonė: "Paqja dhe shpėtimi qofshin mbi ju, o banorė tė kėtyre shtėpive qė jeni besimtarė dhe muslimanė. Edhe ne, nėse do All-llahu, do tė vijmė te ju. Kėrkojmė nga All-llahu pėr ne dhe pėr ju falje".
589. Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se ka thėnė: "Kaloi i Dėrguari i All-llahut s.a.v. pranė varrezave nė Medine, pastaj u kthye me fytyrė kah ata dhe tha: "Paqja dhe shpėtimi qofshin mbi ju, o banorė tė kėtyre varrezave. All-llahu na faltė neve dhe juve. Ju jeni tė parėt tanė, kurse ne sė shpejti pas jush".
592. Transmetohet nga Kajs ibn Ebu Hazim se ka thėnė: "Hymė te Habbab ibn el-Eretti r.a. pėr ta vizituar qė u pat djegur me shtatė djegie (vende), e ai tha: "Vėrtet shokėt tanė qė kanė vdekur, kanė shkuar dhe kjo botė aspak nuk ua ka munguar (shpėrblimin), kurse ne kemi grumbulluar aq pasuri sa nuk kemi vend t'i vendosim, pėrve nė dhé, dhe sikur tė mos na kishte ndaluar Pejgamberi s.a.v.s. qė ta dėshirojmė vdekjen, unė do ta dėshiroja". Pastaj kur i erdhėm herėn tjetėr, ai po e ndėrtonte njė mur pėr vete, tha: "Vėrtet, muslimani do tė shpėrblehet pėr do gjė qė e harxhon, pėrve atė qė e fut nė kėtė dhé".
595. Transmetohet nga en-Nevvas ibn Sem'an r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Bamirėsi ėshtė sjellja dhe karakteri i mirė, kurse mėkat ėshtė ajo ka mendon nė vetvete, e nuk dėshiron qė ta dinė njerėzit".
597. Transmetohet nga Ebu Sirvea Ukbe ibn el-Harith r.a. se ai u martua me vajzėn e Ebu Ihab ibn Azizit, pastaj erdhi njė grua dhe i tha: "Unė i kam dhėnė gji Ukbės dhe asaj me tė cilėn ėshtė martuar". Ukbe i tha asaj: "Unė nuk e di se ti mė ke dhėnė gji, e as qė ti mė ke informuar pėr kėtė". Pastaj i hipi (kafshės pėr hipje) dhe erdhi nė Medine tek i Dėrguari s.a.v.s. dhe e pyeti. I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Si jo, pasi qė ėshtė thėnė!" Pastaj Ukbe e shkurorėzoi atė dhe ajo u martua me tjetėr burrė".
598. Transmetohet nga Hasan ibn Ali r.a. se ka thėnė: "Kam mbajtur nė mend nga i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.: "Largoju asaj qė tė ėshtė e dyshimtė, ndėrsa pėrmbaju asaj ku nuk je i dyshimtė".
604. Transmetohet nga Ebu Se'id el-Hudrij r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Sė shpejti do tė vijė koha kur muslimanit do t'i janė pasuria mė e mirė delet me tė cilat do tė shkojė nėpėr majė tė bjeshkėve dhe pas rrjedhave tė ujit, duke ikur me fenė e tij nga sprovat e ndryshme".
609. Transmetohet nga Enesi r.a. se kaloi pranė famijėve dhe u dha selam, pastaj tha: "Kėshtu ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s".
610. Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thėnė: "Sikur ndonjė robėreshė e Medinės tė kėrkonte nga Pejgamberi s.a.v.s. (ndonjė ndihmė a shėrbim) do tė shkonte pėr tė ku tė dojė (ajo)".
611. Transmetohet nga el-Esved ibn Jezid se ka thėnė. "shtė pyetur Aishe r.a. se 'bėnte Pejgamberi s.a.v.s. nė shtėpi? Tha: "Ka qenė gjithmonė nė ndihmė tė familjes, kurse kur vinte koha e namazit, shkonte nė namaz".
612. Transmetohet nga Ebu Rif'ate Temim ibn Usejd r.a. se ka thėnė. "Erdha tek i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. i cili ishte duke e mbajtur hutben dhe i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, ka ardhė njė njeri i panjohur dhe po pyet pėr fenė sepse nuk di se 'ėshtė feja?" Atėherė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. u kthye kah unė, e la hutbėn dhe erdhi tek unė. Pastaj ia sollėn njė karrige nė tė cilėn u ulė dhe filloi tė mė mėsojė atė qė All-llahu ia ka mėsuar. Pastaj iu kthye hutbės sė vet (tė filluar) dhe e pėrfundoi".
613. Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. kur hante ndonjė ushqim i lėpinte tre gishtat e vet. Ka thėnė (Enesi): "Ka thėnė (Pejgamberi): "Kur ndonjėrit prej jush i bie kafshata, le t'ia largojė papastėrtinė dhe pastaj le tė hajė e mos t'ia lė djallit". Dhe ka urdhėruar qė tė fshihet (me gishta) ena, pastaj ka thėnė: "Sepse nuk e dini se nė cilin ushqim gjendet begatia (bereqeti)".
622. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Me tre All-llahu nuk do tė flasė nė Ditėn e gjykimit, nuk do t'ua falė e as s'do t'i mbrojė me rahmetin e tij. Pėr ta ėshtė caktuar dėnim i rėndė e i dhembshėm. Ata janė: - plaku qė bėn zina; - sunduesi qė gėnjen (dhe e mashtron popullin) dhe - i varfėri qė ėshtė mendjemadh".
624. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Derisa njė njeri me petka tė bukura, i kėnaqur nė vetvete, me flokė tė krehura, ecte me mendjemadhėsi, n'atė ast All-llahu i madhėruar e fundosi nė dhe, ku do tė thellohet deri nė Ditėn e gjykimit!"
625. Transmetohet nga Seleme ibn el-Ekva r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Njeriu vazhdimisht ecėn me kryelartėsi derisa tė shkruhet me tiranėt, e pastaj e godet, ka i ka goditur edhe ata".
628. Transmetohet nga Sa'b ibn Xheth-thame r.a. se ka thėnė: "Ia dhurova tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. njė gomar tė egėr, por ai ma ktheu prapė. Kur vėrejti (ndryshimin) nė fytyrėn time tha: "Ne nuk po ta kthejmė pėr tjetėr arsye, por pse e kemi tė ndaluar (haram - mbajtjen e kafshėve tė egra)".
629. Transmetohet nga Nevvas ibn Sem'an r.a. se ka thėnė: "E kam pyetur tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. pėr mirėsinė dhe pėr mėkatin, e ai mė tha: "Mirėsi ėshtė tė jesh me karakter tė mirė, kurse mėkat (keqveprim) ėshtė ajo qė tė shqetėson nė gjoksin tėnd e qė dėshiron ta fshehėsh nga njerėzit".
631. Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Asnjė send nuk do tė jetė mė i rėndė nė peshojėn e besimtarit nė Ditėn e gjykimit sesa karakteri i mirė. Dhe, vėrtet, All-llahu e urren tė pamoralshmin dhe fjalėndytin".
[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese] ![]()