Imam Neveviu
Rijadus-salihin
Parathėnie
Falėnderimi ėshtė pėr All-llahun, tė Vetmin, tė Gjithėfuqishmin, Falėsin Fuqiplotė, i cili i ndėrron netėt nė ditė pėr t'ua tėrhequr vėrejtjen atyre qė kanė urtėsi dhe kuptim. Falėnderimi i qoftė All-llahut qė ka zgjuar krijesat e Tij tė zgjedhura dhe i ka bėrė zahidė (asketė) nė kėtė botė, qė tė zgjedhurit e Tij i ka angazhuar me vėzhgim dhe meditim tė pėrhershėm dhe ua bėri mundur tė marrin mėsim dhe njohuri nga tė gjitha, qė ka pėrudhur nė bindje tė pandėrprerė dhe i ka pėrgatitur pėr shtėpinė e qetėsisė, qė ka tėrhequr vėrejtje nė tė gjitha qė shkaktojnė hidhėrimin e Tij dhe shpiejnė nė shtėpinė e shqetėsisė dhe tė shkatėrrimit, si dhe Ai qė ruan t'i pėrmbahen kėsaj rruge krahas tė gjitha ndėrrimeve tė gjendjeve dhe pozitave. E falėnderoj me falėnderim mė tė thellė dhe mė tė pastėr, mė gjithėpėrfshirės dhe mė frytdhėnės. Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, Bamirėsit fisnik, qė ėshtė i dhembshėm dhe i mėshirshėm dhe dėshmoj se pejgamberi ynė Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij, i dashuri dhe i zgjedhuri i Tij, udhėzues nė rrugė tė drejtė dhe thirrės nė fenė burimore. Shpėtimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi tė, mbi tė gjithė pejgamberėt dhe familjet e tyre dhe mbi njerėzit e mirė. All-llahu i madhėrishėm thotė: "Kurse exhinėt dhe njerėzit nuk i kam krijuar pėr tjetėr vetėm se tė mė adhurojnė. Nuk kėrkoj prej tyre furnizim as qė dėshiroj tė mė ushqejnė" (edh-Dharijat, 56-57). Kjo ėshtė njė deklaratė se ato janė krijuar pėr tė bėrė ibadet, andaj e kanė pėr detyrė qė t'i pėrkushtohen pėr ēfarė edhe janė krijuar si dhe t'u shmangen disa instinkteve tė ulėta nė kėtė botė. Dunjaja nė pėrgjithėsi ėshtė banim i pėrkohshėm e jo vend i amshueshėm, ajo ėshtė mjet udhėtimi e jo vend vendosjeje e qėndrimi, ėshtė vend i ndarjes e jo vend i banimit. Pėr kėtė arsye banorėt e saj mė tė zgjuar janė mė tė angazhuarit nė ibadet kurse mė tė menēurit janė ata qė pėrmbahen prej punėve dhe gjėrave tė padobishme. All-llahu i madhėrishėm thotė: "Pa dyshim jeta nė kėtė botė i shėmbėllen ujit qė ne e lėshojmė nga qielli me tė cilin pėrzihen (ushqehen) bimėt nė tokė prej tė cilave ushqehen njerėzit dhe kafshėt. Ashtu qė kur toka stoliset me petkun e vet dhe qėndiset dhe kur banorėt e saj mendojnė se janė zotėruesit e saj, vjen urdhri ynė natėn ose ditėn dhe ne ato i bėjmė si tė korrura sikur tė mos kishin qenė dje fare. Ja, ashtu ne nė hollėsi shkoqisim argumentet pėr popullin qė mendon". (Junus 24) Ajetet e kėtij kuptimi janė tė shumta. Pėr to ėshtė shprehur bukur njė poet:
"Vėrtet All-llahu posedon robėt e Tij tė urtė
tė cilėt u ēliruan prej dunjasė dhe iu frikėsuan sprovave,
vėshtruan nė tė (dunja) dhe meqė mėsuan
se ajo nuk ėshtė pėr njeriun e gjallė atdhe,
hapėsirė deti e bėnė ate dhe e pranuan kurse
prej veprave tė mira anije pėr tė ndėrtuan".Andaj kur tė merret qė gjendja e dunjasė ėshtė e tillė dhe vetitė e saj tė tilla, kurse gjendja jonė dhe qėllimi i krijimit tonė siē u theksuan, atėherė ėshtė detyrė pėr personin e aftė qė tė ecėn rrugės sė tė zgjedhurve dhe tė rezonojė si njerėzit e menēur dhe tė urtė, qė tė pėrcaktohet pėr tė theksuarėn dhe t'i kushtojė kujdes tė plotė kėtij qėllimi. Rruga mė e drejtė dhe mė e sigurt pėr kėtė ėshtė edukimi sipas asaj qė ėshtė vėrtetuar nga Pejgamberi ynė, i pari i tė gjithė tė dėrguarve dhe pejgamberėve, robit mė tė ndershėm tė tė kaluarve dhe tė ardhshmėve.
Shpėtimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi tė dhe mbi tė gjithė pejgamberėt. Pasi qė All-llahu i madhėrishėm ka thėnė: "Ndihmoni njėri-tjetrin nė bamirėsi dhe devotshmėri". (el-Maidetu, 2) dhe ėshtė vėrtetuar se i Dėrguari i All-llahut (s.a.v.s) ka thėnė: "All-llahu ėshtė nė ndihmė tė njė robi (njeriu) pėrderisa ai tė jetė nė ndihmė tė vėllait tė tij". Po ashtu ka thėnė: "Kush udhėzon nė njė tė mirė, do tė ketė shpėrblim sikurse ai qė e kryen atė", dhe se: "Kush thėrret nė udhėzim tė All-llahut do tė ketė shpėrblim, aq sa ėshtė shpėrblimi i atyre tė cilėt e ndjekin dhe e dėgjojnė, pa iu zvogėluar shpėrblimi aspak ndjekėsve tė tij". Dhe pasi qė ėshtė vėrtetuar se i Dėrguari i All-llahut i ka thėnė Aliut r.a.: "Pasha All-llahun, qė All-llahu me ty ta udhėzojė njė njerimė mirė ėshtė pėr ty se sa pasuria mė fisnike (tek arabėt)". Andaj vendosa tė pėrpiloj njė pėrmbledhje tė haditheve tė vėrteta, e cila do tė pėrfshinte nė vete atė qė do tė ishte rrugė pėr pronarin e saj pėr nė Ahiret dhe e cila pėr tė interesuarin do tė ishte njė tregues pėr adabet dhe sjelljet e tė Dėrguarit, tė brendshme (tė fshehta) dhe tė jashtme (tė hapta). Kjo pėrmbledhje do tė pėrfshinte nxitje dhe qortim dhe tė gjitha llojet e ndryshme tė adabeve dhe sjelljeve: si hadithet e zuhdit, ato qė flasin pėr riedukimin e vetvetes, pėr fisnikėrimin me veti tė larta morale, pėr pastrimin dhe shėrimin e zemrės, pėr ruajtjen e organeve (ndijore dhe trupore) dhe pengimin e deformimit tė tyre dhe qėllimeve tė tjera tė njohėsve. Kategorikisht kam vendosur qė tė mos theksoj asnjė tjetėr pėrpos haditheve tė vėrteta e tė qarta, duke u mbėshtetur nė pėrmbledhje tė njohura tė librave tė hadithit. Kam vendosur poashtu qė kaptinat t'i hap me ajete tė Kur'anit tė madhėruar si dhe nė fund tė kaptinės t'i komentoj dhe shpjegoj kuptimet e paqarta me vėrejtje e shpjegime tė nevojshme. Sa herė qė ta theksoj nė fund tė hadithit fjalėn "Muttefekun alejhi" do tė thotė se hadithi gjendet nė transmetim dhe pėrmbledhje tė Buhariut dhe Muslimit. Shpresoj se nėse plotėsohet ky libėr do tė jetė udhėrrėfyes pėr secilin qė ndihmohet me tė dhe shėrbehet nė kėrkimin dhe veprimin e hajrateve, si dhe do tė jetė ndalesė prej tė kėqijave dhe katastrofave tė ndryshme. Posaēėrisht e lus ēdo vėlla qė shėrbehet me kėtė qė tė lutet pėr mua, pėr prindėrit e mi, mėsuesit e mi, tė dashurit e mi dhe tė gjithė muslimanėt.Nė All-llahun mbėshtetem, tek Ai besoj dhe lidhem. I mjaftueshėm ėshtė All-llahu nė tė gjitha punėt dhe mbrojtės i mrekullueshėm dhe nuk ka kurrfarė fuqie as forcė pėrveē nė All-llahun fuqiplotė dhe tė urtė.