Faqja 2 nga 3

 

Faqja 3

 

Pėrfytyrimi konkret (ndijimor) dhe trupėzimi

K

ur themi: Ilustrimi ėshtė elementi favorizues nė metodo­lo­gjinė e Kur’anit dhe bazamenti i parė pėr interpretim, nuk do tė thotė se ne kemi pėrfunduar me shpjegimin e kėtij fenomeni gjithėpėrfshirės dhe universal. Pas gjithė kėsaj kemi edhe njė shtojcė e cila meriton t’ia kushtojmė kėtė kapitull tė veēantė.

Mbi cilėn bazė ndėrtohet ky ilustrim?

Ne nė fillim tė kapitullit tė mėparshėm cekėm diē pėr kėtė ēėshtje kur thamė: “Ai shpreh domethėnien mendore dhe gjendjen shpir­tėrore pėrmes pamjes sensibile dhe imagjinative. Ai shpreh edhe ngjarjen reale, skenėn spektakulare, shembullin human dhe naty­rėn njerėzore. Pastaj me anė tė pikturės tė cilėn e vizaton, arrinė t’i dhurojė njė jetė karakteristike ose njė lėvizje pėrtėrirėse. Kėshtu domethėnia mendore shndėrrohet nė qenie apo lėvizje, gjendja shpirtėrore nė pllakė pikture apo skenė, shembulli human nė karakter tė gjallė, natyra njerėzore nė gjendje trupore tė per­sonifikueshme. Kurse ngjarjet, skenat, rrėfimet dhe spektaklet i shndėrron nė objekte tė pranishme nė tė cilat ka jetė dhe lėvizje. E kur ilustrimit i bashkangjitet edhe teksti, atėherė plotėsohen tė gjitha elementet e aktrimit”.

Tė gjithė shembujt tė cilėt u cekėn nė kreun e mėparshėm janė tė pėrshtatshėm si fakte pėr kėtė dukuri, ndonėse thurja e tyre nė atė kapitull ishte e shpejtė vetėm sa pėr tė vėrtetuar se ilustrimi ėshtė element favorizues nė metodologjinė e Kur’anit. Por, ne nė kėtė kapitull nuk do tė ndalemi vetėm nė prezentimin e kėtyre shem­bujve, sepse Kur’ani i cili ėshtė para duarve tona ėshtė pėrplot shembuj tė rinj. Kėtu do t’i zgjedhim shembujt qė kanė dėshmi tė posaēme pėr kėtė dukuri tė fiksuar: Dukurinė e pėrfytyrimit kon­kret dhe trupėzimit me anė tė ilustrimit.

Ekzistojnė shumė pak figuracione tė Kur’anit tė cilat shfaqen memece (tė vdekura) dhe pasive. Shumica dėrrmuese e tyre kanė lėvizje tė brendshme ose tė jashtme. Lėvizje e cila i ngrit tė rra­hu­rat e jetės dhe e rritė ngrohtėsinė e saj. Kjo lėvizje nuk pėrku­fizohet nė skenat e rrėfimeve dhe ndodhive, nė skenat e kijametit, nė skenat e kėnaqėsisė dhe ndėshkimit ose nė skenat e disku­ti­meve dhe polemizimeve. Por, ajo vėrehet edhe nė sferat tjera nė tė cilat nuk do tė pritej tė vėrehet.

Ne medoemos duhet tė kemi kujdes ndaj llojit tė kėsaj lėvizjeje. Ajo ėshtė lėvizje e gjallė nga e cila aktivizohet jeta eksplicite pėr tė gjithė sytė ose jeta implicite nė intuitė. Kjo lėvizje tė cilėn po e quajmė “pėrfytyrim konkret”, ėshtė ajo qė pėrmes saj formohet ilustrimi nė Kur’an pėr ta shpėrndarė gjallėrinė nė tė gjitha figu­racionet e tė gjitha formave dhe tė gjitha ngjyrave.

Edhe njė dukuri tjetėr shfaqet nė ilustrimin kur’anor. Ajo dukuri ėshtė “trupėzimi”. Fjala ėshtė pėr trupėzimin e domethėnieve abstrakte duke i shfaqur si trupa ose gjėra konkrete tėrėsisht. Kur’ani pėrmes kėsaj dukurie arrinė nė atė distancė tė largėt saqė me te shprehet nė raste tė ndishme, tepėr tė ndishme, pėr tė cilat Feja islame impulson pėr t’i abstraktizuar krejtėsisht siē ėshtė rasti me Qenien Hyjnore dhe cilėsitė e Tij. Pėr kėtė kemi dėshmi tė prera mė shumė se ēdo dėshmi tjetėr, kjo ngase metoda e “trupėzimit” ėshtė metodė favorizuese nė ilustrimin kur’anor, por duke bėrė vėrejtje dhe duke patur kujdes nė rrezikun e “trupė­zi­mit” nė imagjinatė.

Tani shkojmė nė prezentimin e shembujve.

* * *

1 - Ngjyrė prej ngjyrave tė “pėrfytyrimit” tė cilėn mund ta quajmė “personifikim”, shėmbėllehet nė mveshjen e jetės mate­ri­eve tė ngurta, fenomeneve natyrore dhe reflekseve intuitive. Fjala ėshtė pėr atė jetė e cila ngrihet dhe bėhet jetė njerėzore, e cila pėrfshin materiet, fenomenet dhe reflekset qė t’u japė tė gjithave emocione dhe motive njerėzore. Ajo jetė i shoqėron njerėzit, merr nga ata dhe u jep atyre. Ajo i shoqėron nė tė gjitha rrethanat. I bėnė ta ndiejnė jetėn nė ēdo gjė qė e sheh syri ose merr pjesė nė tė ndjenja. Ata ose janė tė kėnaqur me kėtė ekzistencė ose e brak­tisin nga droja, ndjeshmėria dhe ndėrlikueshmėria e saj.

Ja, ky ėshtė mėngjesi qė merr frymė: “Pasha agimin kur merr frymė.” (Tekvir, 18).Kur’ani t’i pėrfytyron kėto ēaste tė qeta nga tė cilat lirohen fleksionet e mėngjesit duke marrė frymė - nė ato ēaste merr frymė edhe jeta - duke rrjedhė gjallėrimi nė ēdo qenie tė sipėrfaqes sė tokės dhe nė qiell.

Ja edhe ku ėshtė nata, e cila nxiton duke kėrkuar ditėn, por ajo nuk mund ta arrijė: “Ai (me errėsirėn) e natės e mbulon ditėn, e ajo e kėrkon (ditėn) ngashėnjyeshėm.” (A’rafė, 54). Kėshtu kuj­tesa sillet me kėtė sjellje tė rrjedhshme e cila nuk ka fund e as fillim.

Tani ja edhe nata e cila ec: “Pasha natėn kur ec”, (Fexhr, 4). Dhe e ndien ecjen e saj nė kėtė hapėsirė tė gjerė, ashtu qė do tė ngazėllehesh me kėtė ecės pushueshėm dhe dashurueshėm!

Nė kėtė hapėsirė janė edhe toka edhe qielli tė cilat qėndrojnė tė varura. Kur’ani ua drejton atyre fjalimin e ato me tė shpejtė i pėr­gjigjen: “Mandej e mėsyu qiellin (krijimin e tij) e ai ishte tym (mjegullinė, si materie e parė), e atij edhe tokės i tha: Ejani, o me pėrulje o me dhunė! Ato thanė: Tė erdhėm tė pėrulshėm!” (Fussilet, 11). Nė kėtė rast imagjinata personifikohet nė tokė dhe qiell tė cilat thirren dhe i pėrgjigjen thirrjes.

Ja, nė kėtė hapėsirė ėshtė i pranishėm dielli, hėna, nata, dita, qė tė gjitha ato janė nė garė tė pėrhershme, megjithatė: “As dielli nuk mund ta arrijė hėnėn, e as nata nuk mund ta kalojė ditėn, por secila nė hapėsirė tė caktuar lundron.” (Jāsīn, 40).

Vėrtet kjo ėshtė njė garė impozante e cila nuk pėrfundon me njė natė apo njė ditė.

Ja ku ėshtė edhe toka e cila herė ėshtė “e tharė” (e vdekur) e herė “e tharė” (e pėrulur). E kur i zbret “uji” gufon e gjallėron: “Ti e sheh tokėn tė tharė (tė vdekur), e kur Ne ia lėshojmė ujin ajo gu­fon e gjallėron dhe nga tė gjitha llojet mbijnė bimė tė kėnd­shme.” (Haxhxh, 4).“Nga argumentet (gjurmėt) e Tij ėshtė edhe toka qė ti e sheh tė thatė (tė pėrulur), e kur Ne ia lėshojmė ujin, ajo gufon e gjallėron.” (Fussilet, 39).

Kėshtu, nė kėtė mėnyrė toka e thatė shndėrrohet nė qenie tė gjallė, me anė tė pėrkėdheljes brenda pėrbėrjes sė njė fjalie.

Kėtu ėshtė edhe xhehennemi grykės dhe i tėrbuar, nga i cili nuk mund tė ikė askush po as ta ngopė askushi. Xhehennemi i cili i thėrret ata tė cilėt (nė botėn kalimtare) thirreshin nė udhėzim kur­se ata ia kthenin shpinėn. Ata asaj thirrjeje pėrkundėr thirrėsve (nė botėn kalimtare) tash i pėrgjigjen: Xhehennemi i cili kur i sheh kriminelėt nga larg tėrbohet e “Ditėn kur Ne xhehennemit i themi: A u mbushe? E ai thotė: A ka edhe mė?” (Kāf, 30). “Kur t’i vėrejė ai (xhehennemi) prej njė vendi tė largėt, ata do t’ia dėgjojnė vlimin dhe kėrhamėn.” (Furkān, 12). “Kur tė hedhen nė tė do t’ia dėgjojnė ushėtimėn nga ndezja e tij e kėndellur.” (Mulk, 8). “Ajo ėshtė Ledh-dha (emėr i flakės sė xhehennemit). Heqėse e kapakėve tė kokės. Ajo thėrret (e tėrheq pėr koke) atė qė ia ka kthyer shpinėn dhe i ėshtė shmangur (besimit). Dhe qė ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka ruajtur (depozituar).” (Meārixh, 15).

Ja, kjo ėshtė hija te e cila strehohen kriminelėt: “Dhe nė hijen prej tymi tė zi. As e freskėt e as e kėndshme!” (Vākia, 43).

Po aty janė edhe erėrat mbarėsuese: “Ne i lėshojmė erėrat mba­rėsuese.” (Hixhr, 22) tė cilat mbarėsojnė me anė tė ujit qė e bien. Kėtė shprehje e madhėshton mėnyra e tė shprehurit e cila ia dhuron njė jetė gjallėruese qė mbarėson e frytnon!

Ja, aty ėshtė edhe hidhėrimi, frika apo myzhdeja. Aty shfaqen edhe nxitimi edhe matja, edhe ngutja edhe tė ndalurit, edhe shkuarja edhe ardhja:

“E kur Musait i kaloi hidhėrimi i mori pllakat.” (A’rafė, 154). “Pasi qė Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me Tė dėrguarit tanė rreth popullit tė Lutit.” (Hūd, 74).

2 - Gjithashtu njė ngjyrė prej ngjyrave tė “pėrfytyrimit” shėmbė­llen nė ato figura tė lėvizshme (aktive) me tė cilat shprehet njė gjendje prej gjendjeve ose domethėnie prej domethėnieve. Figura e atij i cili adhuron me mėdyshje “Nėse e godet ndonjė e mirė ai qetėsohet me te, por nėse e godet ndonjė gjė e pakėndshme, ai kthehet nė fytyrėn e vėrtetė.” (Haxhxh, 11). Pastaj pamja e muslimanėve para se tė bėhen muslimanė kur ata ishin: “Buzė greminės sė xhehennemit.” (Āli Imrān, 103). Mandej figurėn e atij i cili: “Ndėrtesėn e vet e themeloi buzė bregut tė shembur e bashkė me tė bie nė zjarrin e xhehennemit.” (Tevbe, 109). Tė gjitha kėto janė figura tė cilat i pėrfytyrohen ndjenjės si lėvizje e pritur pėr ēdo ēast. Kjo lėvizje plotėsohet me figurėn e fundit siē thamė edhe nė kapitullin e “Ilustrimit artistik”.

Kėtyre figuracioneve pėrfytyruese u ngjanė edhe pėrbirimi i litarit tė trashė nėpėr vrimė tė gjilpėrės. Momenti i shumėpritur i mos­besimtarėve pėr hyrjen e tyre nė xhennet pas njė jete tė gjatė. Kėtu pėrfytyrimi e vėzhgon shfaqjen e kėsaj lėvizjeje tė ēuditshme e cila nuk pėrfundon po as nuk ndalet derisa atė e pėrcjell pėrfytyrimi!

Ndėrsa pikturėn tė cilėn e pėrfytyron ajeti: “Thuaj: Sikur deti tė ishte ngjyrė (pėr tė shkruar) fjalėt e Zotit tim, do tė shterej deti para se tė mbarojnė fjalėt e Zotit tim, e madje sikur tė sillnim Ne si ndihmė edhe aq ngjyrė shkrimi.” (Kehf, 109).

Nė kėtė rast pėrfytyrimi mbetet duke e imagjinuar atė lėvizje: lė­vizjen e ngjyrės prej ujit tė detit pėr t’i shkruar fjalėt e All-llahut pa ndėrprerje e pa fund. Vetėm atėherė kur pėrfundon deti duke u shterur!

Ngjashėm me kėto figura ėshtė edhe ajo qė ia pėrfytyron ndjenjės ky ajet: “E kush shpėton prej zjarrit e futet nė xhennet, ai ka arritur shpėtim.” (Āli Imrān, 185) dhe ajeti: “Po edhe sikur tė jetojė aq, ajo (jetė e gjatė) nuk do ta shpėtojė prej dėnimit”. (Bekare, 96). Vetė termi Zahzaha (nė pėrkthim: shpėtim, shman­gie) pėrmban nė vete atė lėvizje tė njohur, (kurse ky ėshtė art i veēantė pėr tė cilin do tė bėhet fjalė), e kjo lėvizje e pėrfytyron rastin buzė zjarrit tė xhehennemit i ngėrthyeshėm pėr imagjinatėn dhe shikimet!

3 - Ngjyrė prej ngjyrave tė “pėrfytyrimit” shėmbėllehet nė lėviz­jen pėrfytyruese tė cilėn e interpreton shpirti me disa shprehje, si pėr shembull: “E Ne i qasemi ndonjė vepre qė e bėnė ata dhe e bėjmė atė hi e pluhur.” (Furkān, 23). Nė kapitullin e “Ilustrimit artistik” kemi bėrė fjalė pėr pikturėn e pluhurit tė shpėrndarė e cila ėshtė pikturė konkrete pėr shembjen e veprave. Kurse tani na ngacmon fjala “fekadimna” (nė pėrkthim: “ne i qasemi”) ngase ajo ėshtė e pėrfytyrueshme pėr ndjenjėn. Fjala ėshtė pėr lėvizjen e qasjes e cila vjen para shpėrndarjes sė veprės si pluhur. Ky pėrfytyrim do tė fshihej sikur tė thuhej: “Ne e bėmė veprėn e tyre pluhur tė shpėrndarė”, ngase do tė veēohej lėvizja e shpėrndarjes dhe piktura e pluhurit pa u shfaqur lėvizja e cila i pėrparėson: fjala pra ėshtė pėr lėvizjen e qasjes.

Ngjashėm me ajetin e parė e kemi edhe kėtė ajet: “Thuaj: “A thua pos All-llahut tė adhurojmė ēka nuk na sjell as dobi as dėm dhe tė kthehemi prapa (nė kufėr).” (En’ām, 71). Komponentja “dhe tė kthehemi prapa (nė kufėr)” pėrfytyron njė lėvizje sen­su­ale tė renegimit nė sferėn e renegimit emocional e cila i jep pik­turės njė jetė konkrete (tė ndishme).

Po nė tė njėjtin drejtim kemi edhe ajetin: “Mos shkoni hapave tė djallit se ai ėshtė armik i hapėt i juaji.” (Bekare, 168), nė kon­tekstin: Mos iu nėnshroni shejtanit, fjalėt “tet-tebiu” dhe “hutu­vat” (e para nė pėrkthim ka kuptimin: “shkoni”, “ndjekni”, kurse e dyta “hapave”) pėrfytyrojnė njė lėvizje tė posaēme. Lėvizja e djallit duke hapėruar kurse njerėzit pas tij i ndjekin hapat e tij. Ky ėshtė njė figuracion i cili kur tė trupėzohet nė kėtė mėnyrė, kur ėshtė fjala pėr njerėzit, duket shumė i ēuditshėm sepse mes tyre dhe djallit tė cilit i shkojnė pas, vigjilon ngjarja e cila e nxori babain e tyre (Ademin) nga xhenneti!

Gjithashtu kemi ajetin: “Dhe lexoju atyre tregimin e atij qė i patėm dhėnė dituritė Tona, ndėrsa ai u zhvesh prej tyre dhe atė e shoqėroi djalli.” (A’rafė, 175), por me njė ndryshim tė vogėl, sepse djalli kėtė herė ėshtė ai qė e ndjek kėtė lajthitės dhe e shoqėron pėr t’ia humbur rrugėn dhe bėhet “prej tė humburve”.

Po tė njėjtin jaz e trason edhe ajeti: “Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk ke njohuri.” (Isra, 36). Kėtu lėvizja e qasjes i pėrshtatet intuitės dhe mund t’i shėmbėllejė pėrfytyrimi me trup e mėsyerje, e jo thjesht vetėm me mend e me shpirt.

4 - Njė ngjyrė prej ngjyrave tė “pėrfytyrimit” shfaqet nė ato lė­viz­je tė shpejta dhe suksesive (tė njėpasnjėshme) prej tė cilave eks­pozuam njė shembull nė kapitullin e mėparshėm. Fjalėn e kemi pra pėr figuracionin e atij qė i bėn shirk (i pėrshkruan shok) All-llahut: “Ai ėshtė sikur tė bie nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e gjuan era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur.” (Haxhxh, 31).

Ngjashėm me te, sa i pėrket shpejtėsisė dhe shumėllojshmėrisė sė spektakleve, ėshtė ajo lėvizje pėrfytyruese nė fjalėn e Tė Madhė­rishmit: “Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojė atė (Muhammedin) nė kėtė dhe nė botėn tjetėr, ai le tė ngjitet me ndonjė mjet nė qiell e pastaj le ta kėpusė, e le tė shikojė se a po ia largon mjeshtria e tij atė qė po e mllefos.” (Haxhxh, 15).

Ky vėrtet ėshtė njė pasqyrim i ēuditshėm. Atij qė bezdiset nga ndihma e All-llahut qė ia bėn Pejgamberit tė tij, i ngushtohet shpirti dhe i arrinė tėrbimi nė njė pikė ku nuk mund tė pėrmbahet, le tė orvatet ta ndryshojė kėtė gjendje sa tė ketė fuqi, nėse nuk mund tė bėjė durim dhe ta presė premtimin e All-llahut pėr ndih­mė. Le tė ngjitet pėrmes njė litari pėr tė cilin kapet dhe ngjitet pėrpjetė pėr ta gjetur ndihmėn, e nėse nuk e gjenė, atėherė le ta kėpusė kėtė litar tė gjatė e pastaj le tė shikojė: A e shpėtoi plani i tij pėr t’ia shuar mllefin nėse ka mbetur diē nga ai, tė shikojė pas kėputjes sė litarit tė tij tė gjatė dhe pas rrėzimit tė cilin e vėzhgon pėrfytyrimi.

Nė po tė njėjtėn vijė e kemi edhe njė ajet, duke i pėrdorur dialo­gun dhe butėsinė tė cilat i pėrshtaten bashkėbiseduesit, e ai ėshtė Pejgamberi alejhisselam i cili brengosej pėr refuzimet e mush­ri­kėve (politeistėve) dhe shpresonte nė mundėsinė e udhėzimit tė tyre nė tė vėrtetėn duke ua sjellur mrekullinė (muxhizen) tė cilėn e kėrkonin: “Nėse refuzimi i tyre tė ėshtė bėrė brengė e madhe, ti kėrko nėse ke mundėsi ndonjė zgavėr nė tokė ose shkallė nė qiell dhe sillju njė mrekulli.” (En’am, 35).

5 - Edhe njė ngjyrė e kėtij “pėrfytyrimi” shfaqet nė lėvizjen e pėr­fituar e cila pėr nga struktura ėshtė pasive. Njė ngjyrė tė tillė e kemi nė ajetin: “Dhe mė ėshtė zbardhur koka nga thinjat.” (Merjem, 4).

Lėvizja e tė zbardhurit kėtu e pėrfytyron thinjėn nė kokė mu si lėvizja e ndezjes sė zjarrit nė bar tė thatė, nė tė cilin ka gjallėri dhe art siē theksuam edhe mė parė.

* * *

Gjithashtu edhe “trupėzimi” si element ilustrues; pėr tė janė dhė­nė shembuj tė shumtė nė kapitullin e “Ilustrimit artistik”. Prej ty­re, tė gjitha ngjashmėritė qė u sollėn pėr t’i transformuar dome­thėniet dhe gjendjet nė figura dhe forma. Si shembull do ta ma­rrim ajetin: “Shembulli i veprave tė atyre qė nuk besuan ėshtė si hiri, tė cilin me puhi e shkapėrderdh era nė ndonjė ditė tė stu­hishme.” (Ibrahim, 18). Pastaj ajeti: “O ju qė besuat, mos i prishni lėmoshat tuaja me tė kėrkuar e me ofendim siē bėn ai qė e jep pasurinė e vet sa pėr sy e faqe ndaj njerėzve, e nuk e beson All-llahun dhe botėn tjetėr. Shembulli i tij ėshtė si njė gur i madh e i lėmuar qė mbi te ka pak dhé.” (Bekare, 264). Edhe shembulli: “Shembulli i atyre qė pasurinė e vet e japin nga bindja e tyre e duke kėrkuar kėnaqėsinė e All-llahut, i pėrngjanė njė kopshti nė njė rrafshnaltė...” (Bekare, 265).

Po nga i njėjti lloj kemi edhe ajetin: “A nuk ke kuptuar se si All-llahu bėri shembull; fjalėn e mirė si pema e mirė qė rrėnjėt e saj janė thellė (nė tokė) e degėt e saj janė lart (nė qiell), e qė me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet nė ēdo kohė. All-llahu pra u parashtron njerėzve shembuj qė ata tė mendojnė. Dhe shem­bulli i fjalės sė keqe si njė pemė e keqe qė ėshtė shkulur mbi tokė e qė nuk ka tė qėndruar.” (Ibrahim, 24-26).

Ne me “trupėzimin” kėtu nuk kemi pėr qėllim ngjashmėrinė shqi­sore ngase ajo ėshtė e shpeshtė dhe e zakonshme, por kemi pėr qėllim njė ngjyrė tė re tė tij - trupėzimin e sendeve jomateriale (pra atyre qė janė abstrakte), dhe ate jo nė mėnyrė krahasuese dhe metaforike por nė mėnyrė transformuese dhe shndėrruese.

1 - Kur’ani thotė: “Ditėn kur ēdo njeri e gjen tė prezentuar atė qė veproi mirė ose keq, e pėr atė tė keqe qė e bėri do tė dė­shirojė qė ndėrmjet tij dhe asaj tė ekzistojė njė distancė shumė e madhe.” (Āli Imrān, 30). “Dhe atė qė e vepruan e gjejnė tė pranishme.” (Kehf, 4). “Ēfarėdo tė mirė qė e pėrgatitni pėr veten tuaj, atė e gjeni te All-llahu.” (Bekare, 110). Kėshtu pra, Kur’ani kėtė punė abstrakte e bėn sikur tė ishte materie konkrete. Ajo prezentohet nė formė tė trupėzuar ose nė formė tė perso­ni­fi­kuar, apo gjendet te All-llahu sikur tė ishte amanet i cili dorė­zo­het kėtu e pranohet atje.

Tė ngjashme me kėtė trupėzim janė edhe mėkatet qė pėrshkruhen si barrė, (bartja nė shpinė e konfirmon edhe mė shumė trupė­zimin): “E duke i bartur mėkatet e veta nė shpinat e tyre.” (En’am, 31). “Askush nuk ngarkohet me barrėn e tjetėrkujt”. (En’am, 164).

Ekzistojnė edhe shembuj tjerė tė trupėzimit tė gjėrave abstrakte:

“Pėrgatituni me furnizim (pėr rrugė), e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria.” (Bekare, 197). Nė kėtė rast takvallėku (devotshmėria) pėrshkruhet si furnizim ose si ngjyrė e All-llahut nė ajetin: “Ngjyrė e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) mė mirė se All-llahu.” (Bekare, 138). Pra feja e All-llahut ėshtė ngjyrė e dalluar (e shėnuar). Ose ajeti: “O ju qė besuat, hyni nė shpėtim tė gjithė.” (Bekare, 208). Kėtu shpėtimi pėrshkruhet si send qė mund tė hyhet nė te. Kurse nė ajetin: “Lini tė dukshmet e mėkateve dhe tė brendshmet e tyre.” (En’am, 120). Mėkati pėr­mban anėn e tij tė brendshme dhe tė jashtme. Kėto ishin disa por kemi edhe shumė ajete metaforike tė kėtij lloji.

2 - Kur’ani rrėfen edhe pėr njė gjendje shpirtėrore dhe senti­men­tale pėrmes figuracioneve tė ngushtėsisė, mėrzisė dhe prekshmė­risė tė cilat i trupėzon si lėvizje fizike. “(Ai ua fali) edhe atyre tė treve qė patėn munguar (nė ushtri), kjo derisa toka u bė e ngushtė pėr ta pėrkundėr gjerėsisė sė saj, kur u ngushtuan edhe shpirtrat e tyre saqė u bindėn se nuk ka strehim prej All-llahut (tjetėrku) pos te Ai.” (Tevbe, 118). Toka u ngushtohet atyre, e nė anėn tjetėr edhe shpirti u ngushtohet siē u ngushtohet toka. Ėshtė e pamundshme tė ilustrohet ngushtėsia e brendshme sentimentale, nė kėtė rast si ngushtėsi konkrete mė qartė dhe mė bindshėm se ky ilustrim kur’anor, ose tė trupėzohet gjendja e atyre qė mungu­an nė betejėn me Pejgamberin. Ata e pėrjetuan kėtė ngushtėsi ngulfatėse dhe u penduan pėr mungesėn e tyre me njė pendim tė rėndė dhe tė prekshėm saqė nuk kishin shpresė pėr ndonjė strehim apo rrugėdalje e as qė u qetėsuan, pos atėherė kur All-llahu e pranoi pendimin e tyre.[1]

I ngjashėm me kėtė ajet ėshtė edhe ajeti: “Ti ua tėrhiq atyre vėrejtjen pėr Ditėn e kijametit, kur zemrat do t’ju vijnė deri nė fyt prej pikėllimit. Pėr zullumqarėt nuk ka as mik e as ndėrmje­tės qė i shkon fjala.” (Gāfir, 18). Kėtu zemrat sikur ndahen nga vendi i tyre dhe me tė vėrtetė arrijnė deri nė fyt nga pushtimi i madh.

Pastaj ajeti: “Pėrse pra, kur arrin shpirti nė fyt. E ju nė atė moment shikoni (se ē’po ngjet).” (Vākia, 83-84). Kėtu shpirti shfaqet si tė jetė send i trupėzuar i cili arrinė nė fyt pėrmes lėvizjes konkrete.

Pastaj ajeti: “Pėrpos atyre qė strehohen te njė popull me tė cilin keni marrėveshje dhe pėrpos atyre qė vijnė te ju, e u zihet gjoksi se a tė luftojnė kundėr jush ose kundėr popullit tė vet.” (Nisaė, 90). Gjokset e tyre u ngushtuan nga hutimi dhe tronditja mes asaj qė t’i luftojnė muslimanėt e t’i dalin nė ndihmė popullit tė vet, apo ta luftojnė popullin e vet e t’u dalin nė ndihmė muslimanėve.

3 - Kur’ani e pėrshkruan gjendjen mentale ose shpirtėrore. Fjala ėshtė pėr rastin e mosdobishmėrisė nga fjalėt tė cilat i dėgjojnė disa njerėz kur u jepet udhėzimi. Ata bėhen sikur tė mos kishin dėgjuar ose sikur nuk kanė kurrfarė lidhjeje me atė nė tė cilėn udhėzohen. Ata Kur’ani i pėrshkruan sikur para vetes kanė barri­era konkrete qė i ndajnė ata me udhėzimin. Shembull: “Sepse ata janė tė penguar edhe pėr tė dėgjuar.” (Shuaraė, 212). “Po, Ne kemi krijuar mbulesė mbi zemrat e tyre qė tė mos e kuptojnė atė dhe nė veshėt e tyre sajuam shurdhim.” (En’am, 25). “Vallė a nuk duan ata ta studiojnė me vėmendje Kur’anin, apo zemrat e tyre kanė drynat e vet?!” (Muhammed, 24). “Ne u kemi varė nė qafat e tyre pranga e ato u arrijnė deri nė nofulla, andaj ata mbesin me kokat lart.” (Jāsīn, 8). “Ne kemi vėnė edhe para tyre pendė edhe prapa tyre pendė dhe ua kemi mbuluar sytė, prandaj ata nuk shohin.” (Jāsīn, 9). “All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshėt dhe nė tė pamurit e tyre ka perde.” (Bekare, 7). “Atyre qė sytė i kishin tė mbuluar me perde kundėr kėshillave tė Mia.” (Kehf, 101).

Tė gjitha kėto ajete i trupėzojnė tė gjitha kėto barriera abstrakte dhe psikologjike dhe i shndėrrojnė nė barriera (pengesa) konkrete dhe materiale, ngase ato kėshtu tė pikturuara nė tablonė kur’an­ore janė mė ndikuese, mė impresionuese dhe mė tė qarta.

4 - Kur pėrshkrimi ėshtė konkret pėrnga natyra e tij, atėherė Kur’ani veēon nga pėrshkrimi njė formė tė cilėn e trupėzon, siē ėshtė rasti me ajetin: “Ditėn kur ata i kaplon dėnimi mbi ta dhe nėn kėmbėt e tyre.” (Ankebūt, 55). Nė njė vend qė do t’u vie dėnimi nga ēdo anė ose do t’i rrethojė. Kjo, sepse forma e kap­limit nga lart dhe nga poshtė nė pėrshkrim, nė ndjenjė trajtohet si rrethim. Ashtu e kemi edhe ajetin: “Kur ata ju erdhėn juve edhe prej sė larti edhe prej sė poshtmi.” (Ahzāb, 10). Gjithashtu ajetin: “Sikur ata ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe atė qė u ėshtė shpallur prej Zotit tė tyre (Kur’anin), ata do tė kishin furnizim me bollėk prej lart dhe prej nėn kėmbėve tė tyre.” (Māide, 66). Tė po tė njėjtit lloj e kemi edhe ajetin: “Fytyrat e tyre po sikur t’i kishte mbuluar ndonjė pjesė e errėt e natės.” (Jūnus, 27). Kjo errėsirė e cila i kaploi fytyrat e tyre nuk ėshtė kolorit e as ngjyrė por pjesė e natės sė errėt me tė cilėn u mbu­luan fytyrat e tyre!

5 - Prej llojeve tė “trupėzimit” e kemi edhe pėrshkrimin e abs­traktes nė mėnyrė konkrete: Si pėrshkrimi i torturės (dėnimit) me vrazhdėsinė. “Dhe pas saj (vdekjes) ka dėnim tė vrazhdė”, (Ibrahim, 17). Pastaj pėrshkrimi i ditės, se ajo ėshtė e rėndė: “E, e lėnė pas (e lėnė asgjė) ditėn e rėndė qė i pret.” (Insān, 27).

Pėrmes kėtij figuracioni tortura nga kuptimi i saj abstrakt shndė­rrohet nė njė send qė ėshtė i vrazhtė e i ashpėr, kurse dita shndė­rrohet prej kohės e cila nuk kapet, nė njė send tė rėndė dhe me peshė!

6 - Pastaj sjellja e shembujve tė gjėrave abstrakte me anė tė atyre konkrete, siē ėshtė ajeti: “All-llahu nuk krijoi dy zemra nė gjok­sin e asnjė njeriu.” (Ahzāb, 4). Kėtė e thotė pėr ta bėrė tė qartė se zemra e njeriut nuk ka vend pėr dy orientime! Dhe si fjala e Zotit: “Mos u bėni (nė thyerjen e kontratave) si ajo (grua) qė e prish tjerrin e saj pasi tė jetė dredhur fort e tė mbetet i shpri­shur.” (Nahl, 92). Kėtė e thekson pėr ta proklamuar marrinė e prishjes sė marrėveshjes pas kontratės. Pastaj ajeti: “Dhe mos e pėrgojoni njėri-tjetrin; a mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur.” (Huxhurāt, 12). Kėtė e citon pėr ta shpallur si mėkat tė madh, sepse ai ėshtė sikur ta “hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur”.

7 - Meqė trupėzimi ėshtė plan i pėrgjithshėm i Kur’anit, llogarinė nė ahiret e ilustron sikur tė ishte peshojė e materializuar pėr tė mirat dhe tė kėqijat: “Nė Ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė sakta.”(Enbija, 47).“Ai qė e ka tė rėndė (veprėn) nė peshojė... E ai qė e ka tė lehtė (veprėn) nė peshojė.” (Kāria, 6-8). “Edhe nėse ėshtė (vepra) sa pesha e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė.” (Enbija, 47). “Dhe nuk u bėhet padrejtėsi asnjė fije.” (Nisaė, 49). “Dhe nuk u bėhet dėm asnjė thėrrmi.” (Nisaė, 124). Tė gjitha kėto ajete shfaqen nė pajtim me trupėzimin e peshojės.

* * *

Shpeshherė ndodh qė “pėrfytyrimi” dhe “trupėzimi” tė bashkohen nė tė njėjtin shembull tė Kur’anit. Ai e ilustron shpirtėroren abstrakte si trup  konkret. Atij trupi ia pėrfytyron njė lėvizje ose ia pėrfytyron rreth tij pėrmes rrezeve tė shprehjes. Ne edhe nga shembujt e kaluar kemi modele tė tilla, por do ta shfaqim kėtė dukuri pėrmes shembujve tė rinj. Ne kemi shembuj tė mjaftue­shėm nė Kur’an pėr ēdo pikėpamje artistike!

1 - Prej tyre: “Pėrkundrazi, Ne me tė vėrtetėn (hakun) e hedhim gėnjeshtrėn (batilin), dhe (e vėrteta) e shkatėrron atė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) bėhet e zhdukur.” (Enbija, 18). “Dhe nė zemrat e tyre hodhi frikėn.” (Hashr, 2). “Ne ndėrmjet tyre hodhėm armi­qėsi e urrejtje (qė do tė vazhdojė) deri nė Ditėn e kijametit.” (Māide, 64). “Pastaj All-llahu zbriti qetėsinė e Vet nė Tė dėrguarin e Tij dhe nė besimtarėt.” (Tevbe, 26). “Shtriju atyre (prindėrve) krahun, pėrulės tė mėshirės.” (Isra, 24)...

Kėtu haku pėrshkruhet sikur tė ishte predhė djegėse e cila e qėllon batilin dhe e zhdukė. Pastaj llahtaria (frika) sikur tė ishte predhė e shpejtė e cila pėrbirohet nė zemėr nga shpejtėsia e saj, kurse armiqėsia dhe urrejtja sikur tė ishin materie e rėndė e cila hedhet mes tyre dhe mbetet deri nė Ditėn e kijametit. Ndėrsa qetėsia si­kur tė ishte materie pėrforcuese e cila i zbret Pejgamberit dhe besimtarėve. Pastaj pėrulja sikur tė kishte krahė qė shtrihen nga mėshira qė e ka njeriu ndaj prindėrve.

Nė tė gjithė kėta shembuj bashkohet trupėzimi - me shndėrrimin e abstraktes nė trup - me pėrfytyrimin, me anė tė lėvizjes sė dety­rueshme tė kėtij trupi.

2 - Prej tyre gjithashtu: “Po, (do ta pėrfshijė zjarri) atė qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij.” (Bekare, 81). Pastaj ajeti: “Ja ata mu nė sprovė kanė rėnė.” (Tevbe, 49). Pasi tė bėhet gabimi send material, fillon tė aktivizohet dhe merr fuqinė e vėr­shimit. Dhe pasi qė tė bėhet sprova det i thellė, marrin hovin pėr tė rėnė nė tė.

3 - Prej tyre kemi edhe ajetet: “E mos e mvishni tė vėrtetėn me tė pavėrtetė.” (Bekare, 42). “Shpėrthe (lajmin, publiko) me atė pėr tė cilėn urdhėrohesh.” (Hixhr, 94). Nė shembullin e parė e vėr­teta dhe e pavėrteta shndėrrohen nė dy matere qė mbulohen njėra me tjetrėn. Ndėrsa nė shembullin e dytė, ai (da’veti) pėr tė cilin urdhėrohet I dėrguari shndėrrohet nė materie me tė cilin mund tė pėrbirohet dhe shpėrthen si dėshmi pėr fuqi dhe zbatim.

4 - Po ashtu edhe ajetet: “All-llahu ėshtė mbikėqyrės i atyre qė besuan, i nxjerr ata prej errėsirės nė dritė, e kujdestarė tė atyre qė nuk besuan janė djajtė qė i nxjerrin ata prej drite e i hedhin nė errėsirė.” (Bekare, 257). “Ai qė e mohon gėnjeshtrėn dhe i beson All-llahut, ai ėshtė i kapur pėr litarin mė tė fortė i cili nuk ka kėputje.” (2 Bekare, 256). Nė shembullin e parė shndėrrohen udhėzimi dhe humbja nė dritė dhe errėsirė, pastaj fillon aksioni i nxjerrjes pėrfytyruese. Ndėrsa nė shembullin e dytė imani shndė­rrohet nė litar. Pastaj fillon aksioni pėrfytyrues me kapjen e tij. Ky figuracion i trupėzuar dhe aktiv e sjell nė shprehje kuptimin mė tė qartė dhe mė tė thukėt pėr domethėnien pėrfytyruese abstrakte.

* * *

Me anė tė kėsaj metodologjie favorizuese pėr shfaqjen e dome­thėnies abstrakte pėrmes binarėve tė saj u zhvillua metodika kur’anore, derisa edhe nė ēėshtjet mė tė ndieshme dhe mė delikate tė cilat kėrkojnė zhveshje (abstraktizim) absolute dhe pastrim tė plotė (nga ēdo e metė), siē ėshtė rasti me ajetet: “Dora e All-llahut ėshtė mbi duart e tyre.” (Fet'h, 10). “Arshi (froni) i Tij kishte qenė mbi ujė.” (Hūd, 7). “Kursija (vendqėndrimi) e Tij pėrfshin qiejt dhe tokėn.” (Bekare, 255). “Pastaj qėndroi mbi Arshin.” (A’rafė, 54). “Pastaj ia mėsyu qiellit (pėr ta krijuar) e ai ishte tym (gjendje mjegullire qė ishte si materia e parė).” (Fussilet, 11). “Nė Ditėn e kijametit e tėrė toka ėshtė nė grushtin e Tij, e qiejt tė mbėshtjellė nė tė djathtėn e Tij.” (Zumer, 67). “Ti nuk i gjuajte kur gjuajte, por All-llahu i gjuajti.” (Enfāl, 17). “All-llahu shtrėngon dhe ēliron.” (Bekare, 245). “Dhe kur tė vijė Zoti yt dhe engjėjt qėndrojnė radhė-radhė!” (Fexhr, 22). “Ēifutėt thonė: Dora e All-llahut ėshtė e shtrėnguar! Tė shtrėnguara janė duart e tyre, dhe janė mallkuar pėr atė qė thanė. Jo, duart e Tij janė tė lira.” (Māide, 64). “O Isa, Unė po tė marr ty dhe po tė ngris tek Unė.” (Āli Imrān, 55).

Rreth kėtyre fjalėve (ajeteve) u nxit dhe u ngjall njė polemikė e rreptė, atėherė kur polemika u shndėrrua nė mjeshtri kurse fjala nė mjet zbukurues tė saj. Ato fjalė ishin rrjedhojė e njė simetrie tė shfaqur nė shprehje e cila synon t’i sqarojė domethėniet abstrakte dhe t’i konfirmojė ato. Rrjedha e tyre shfaqet sipas njė rregulle kontinuitive nė tė cilėn nuk ka zbrazėtira e as devijime. Ky pra ėshtė parimi i pėrfytyrimit konkret dhe trupėzimit nė ēdo hapėsirė prej hapėsirave tė ilustrimit.

Trasimi i vėmendshėm i kėtij parimi, posaēėrisht nė kėtė hapė­sirė, jep dėshmi tė prera - siē edhe kemi thėnė - se kjo metodologji nė Kur’an ėshtė themelore pėr ilustrimin, ashtu siē edhe “ilustrimi ėshtė bazė kryesore nė shprehjen kur’anore”.


Harmonizimi artistik

K

ur themi: Ilustrimi ėshtė baza kryesore e shprehjes kur’an­ore ndėrsa pėrfytyrimi dhe trupėzimi janė dy fenomene tė dalluara tė ilustrimit, nuk ia kemi arritur qėllimit pėr shpjegimin e veēorive kur’anore pėrgjithėsisht, e as tė veēorive tė ilustrimit kur’anor veēanėrisht, sepse pas gjithė kėsaj ekzistojnė horizonte tjera nė tė cilat ka gjurmė simetria kur’anore, qė pėrmes saj tė bėhet orientimi i drejtė nė aspektin e rolit artistik. Aty bėhet njė harmonizim i cili arrinė piedestalin nė ilustrimin e Kur’anit.

Harmonizimi kėtu ka ngjyra dhe shkallė. Disa studiues tė reto­rikės kur’anore kanė cekur disa nga kėto ngjyra, e disa tė tjera kanė mbetur tė paprekura nga askush deri mė sot.

1 - Nga ato qė janė cekur,ėshtė harmonizimi i akordimit tė shpre­h­jeve pėrmes zgjedhjes sė fjalėve. Pastaj renditja e tyre nė njė si­metri tė veēantė e cila sipas retorikės arrinė shkallėn mė tė lartė. Kėta studiues pėr kėtė lloj kanė bėrė fjalė shumė dhe e kanė arri­tur qėllimin final, bile e tejkaluan realitetin duke ia ngarkuar kė­saj ngjyre edhe ato qė nuk i pėrkasin asaj!

2 - Prej ngjyrave tė tilla ėshtė edhe ritmi muzikor qė formohet nga zgjedhja e fjalėve dhe renditja e tyre sipas njė simetrie tė veēantė. Edhe pse kjo dukuri ėshtė shumė e qartė nė Kur’an dhe e strukur thellė nė konstruksionin e tij artistik, diskutimi i tyre rreth saj nuk e kapėrceu kėtė ritėm tė jashtėm, e as qė u ngrit nė atė shkallė qė t’i arrijė shumėllojshmėritė e versioneve muzikore, pastaj harmo­nizimin e gjithė kėsaj me ambientin qė e dhuron ky muzikalitet dhe funksionin qė e luan nė ēdo kontekst kur’anor.

3 - Prej ngjyrave tė tilla gjithashtu janė ato fenomene retorike tė cilat i vėrejtėn shumė dijetarė, siē ėshtė rasti me pėrputhshmėrinė e fundit tė ajetit me kontekstin e tij. Njė shembull tė tillė e kemi nė kėtė komponentė: “Dhe Ai (All-llahu) ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo gjė”, (Bekare, 20), pas fjalės e cila vėrteton fuqinė e Tij. Pastaj komponentja: “All-llahu e di shumė mirė se ēka mbajnė zemrat e tyre.” (Āli Imrān, 119) pas fjalėve tė cilat flasin pėr ēėshtjet misterioze (tė fshehta)... Ose tė shprehet me pėremrin lidhor qė tė jetė fjalia lidhore si dėshmi pėr shkakun e dėnimit. Shembull: “Nuk ka dyshim se ata qė i pėrgėnjeshtruan argu­mentet Tona dhe nga mendjemadhėsia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do tė hyjnė nė xhennet derisa tė pėrbirohet deveja nėpėr vrimė tė gjilpėrės”. (A’rāfė, 40)... Ose tė shprehet me termin “rabb” (nė pėrkthim: “Zot”) nė sferat e “terbijes” (nė pėrkthim: “edukatės”) dhe arsimimit. Si pėr she­mbull: “Lexo me emrin e Zotit tėnd i cili krijoi. Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės). Lexo se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e mėsoi njeriun tė shkruajė me penė. I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte.” (Alek, 1-5). Kurse shprehet me termin “All-llah” nė sferat e hyjnizimit dhe madhėrimit. Shem­bull: “Ska dyshim se vetėm All-llahu e di se kur do tė ndodhė kijameti, Ai e di kur e lėshon shiun, Ai e di se ē’ka nė mitra (tė nėnave).” (Llukmān, 34)... Ose e shfaq emrin e tė Madhėrishmit ose e sjell si pėremėr vetor pėr njė synim qė e kėrkon lidhmėria e fjalisė. Si pėr shembull ta sjell para ose prapa, tė jetė nė lidhje ose e ndarė, ta shfaqė tė plotė ose ta fsheh, ta sjell nė formėn pyetėse ose konfirmuese (pėrforcuese), e shumė e shumė sfera tė studimit tė njohur retorik. Disa prej tyre e konsiderojnė kėtė dukuri si dukurinė mė tė lartė retorike nė shprehjen kur’anore!

4 - Gjithashtu prej ngjyrave tė tilla ėshtė edhe ai episodim intuitiv ndėrmjet qėllimeve nė kontekstin e ajeteve dhe pėrshtatshmėria e transferimit prej njė qėllimi nė qėllimin tjetėr. Disa tė tjerė e ndėrlikojnė kėtė harmoni fjalėsh me njė ndėrlikim tė panevojshėm saqė kalojnė nė artificializėm, shpjegime kėto pėr tė cilat Kur’ani aspak nuk ka nevojė.

5 - Sipas tė gjitha gjasave, prej llojit mė tė lartė tė harmonizimit qė e kanė vėrejtur, ėshtė harmonizimi shpirtėror mes hapave tė shkallėzuar nė disa tekste kur’anore dhe hapave shpirtėrorė qė e shoqėrojnė ate siē ėshtė rasti me shembullin qė e morėm nga Zemahsheriu pėr suren Fātiha nė kapitullin “Si ėshtė kuptuar Kur’ani”.

Ndonėse veēoritė tė cilat i cekėn janė tė vėrteta dhe tė ēmueshme, megjithatė ato sapo ishin dukuritė e para tė harmonizimit me tė cilat ndeshet studiuesi nė Kur’an. Pas tyre ka horizonte studimesh qė fare nuk janė hulumtuar pos dukurisė sė ritmit muzikor e cila ėshtė njėra pej kėtyre sferave madhėshtore. Por ata, siē thashė edhe mė parė, u ndalėn vetėm nė dukuritė e saj tė jashtme.

Meqenėse ilustrimi nė Kur’an ėshtė ēėshtje tė cilės aspak nuk iu rrekėn studiuesit e tij me formėn e tij si bazė e shprehjes kur’an­ore pėrgjithėsisht, atėherė edhe harmonizimi artistik nė kėtė “ilustrim” natyrisht se mbeti larg sferave tė hulumtimit tė tyre.

Pra, qėllimi ynė me kėtė libėr ėshtė qė t’i ekspozojmė kėto hapė­sira tė reja, e jo edhe t’i pėrsėrisim pikėpamjet prej tė cilave u inspiruan studiuesit e mėparshėm. Ne do t’i lėmė shqyrtimet e kėtyre pikėpamjeve  - edhe pse jemi tė bindur se gjithēka qė ėshtė shkruar nė to mund tė prezentohet nė petk tė ri - qė tė arrijmė hapa kolosalė pas hapit tė fundit te i cili stagnuan tė parėt.

Nė kėtė kontekst, ne do tė mjaftojmė me vėnien nė spikamė tė modelit tė cilin e prezentuam kur bėmė fjalė pėr harmonizimin e brendshėm mes domethėnieve dhe synimeve nė suren Alek, si sure e parė nė kapitullin “Burimi i magjepsjes nė Kur’an”. Pra, ky model ėshtė pasqyrė mbi atė se si do tė shtrihet ky studim i ri nė kėtė varg mendimesh dhe nė kėtė harmonizim shpirtėror e emocional mes konteksteve tė Kur’anit.

Mandej do tė sinjalizojmė sipėrfaqėsisht nė harmonizimin intuitiv dhe shpirtėror mes rrėfimeve tė cilat i shfaq Kur’ani, kontekstit nė tė cilin i shfaq ato dhe harmonizimin e paraqitjes sė tyre nė kėtė kontekst krahas qėllimit fetar dhe fenomenit artistik nė mėnyrė paralele. (Shembulli pėr kėtė ngjyrė tė harmonizimit do tė prezentohet nė kapitullin: “Rrėfimi nė Kur’an”). Shembulli i rrė­fimeve tė cilat vijnė nė kėtė ngjyrė tė harmonizimit paraqitet nė tė gjitha shfaqjet e skenave tė kijametit, spektakleve tė kėnaqėsisė dhe ndėshkimit dhe atyre tė cilat simetrizohen nė shfaqje pole­mike. Ai shfaqet nė pėrputhshmėri me mesin nė tė cilin paraqitet duke e ushtruar qėllimin intern tė cilin e synon.

* * *

Megjithatė e gjithė kjo pėrfundon me harmonizimin e dome­thė­nieve dhe qėllimeve, ndėrsa studimi nė kėtė kontekst sado qė tė jetė preciz dhe kulminativ, ai pėrsėri mbetet i izoluar nga metoda mė e bukur dhe mė e ndriēuar e Kur’anit nė tė shprehur, e ai ėshtė ilustrimi.

Meqė kemi tė bėjmė me njė transferim mjaft distanciv, dhe nėse dėshirojmė qė nga kėto hapėsira tė shtrira tė ngjitemi nė ato maje tė larta, ne do tė zgjedhim mėnyrėn e arritjes nė piedestale hap pas hapi derisa tė ngjitemi nė majėn mė tė lartė.

1 - Aty kemi tė bėjmė me pozita nė tė cilat shprehja harmonizohet me rastin e synuar pėr ilustrim, ashtu qė ajo ndihmon nė plotė­simin e tipareve karakteristike tė pikturės konkrete apo abstrakte. Kėtu bėhet fjalė pėr njė hap tė pėrbashkėt mes shprehjes kur shpreh diēka dhe shprehjes kur ilustron diēka. Kėtu pra edhe ėshtė dallimi i shtigjeve mes hapėsirave tė shtrira dhe majave tė shkallėzuara.

Si shembull po e sjellim kėtė ajet: “Krijesat (gjallesat) mė tė dėmshme te All-llahu janė ato tė shurdhėtat (qė nuk dėgjojnė tė vėrtetėn), memecet (qė nuk e thonė tė drejtėn), tė cilat nuk logjikojnė.”(Enfāl,22). Fjala “devābb” (nė pėrkthim: “gjallesat”, “sisorėt”) zakonisht u referohet shtazėve - edhe pse nė familjen e tyre bėn pjesė edhe njeriu si gjallesė dykėmbėshe - por pėrfshirja e njeriut nė kėtė fjalė nuk e ka kėtė qėllim, por atė qė ėshtė e za­konshme gjatė pėrdorimit. Zgjedhja e fjalės “devābb” kėtu, pastaj trupėzimi i gjendjes e cila i pengon qė tė kenė dobi nga udhėzimi me pėrshkrimin e tyre “tė shurdhėt e memecė”, qė tė dyja e plo­tėsojnė pikturėn e pakujdesisė dhe shtazarisė tė cilėn dėshiron t’ua pikturojė Kur’ani atyre qė nuk besojnė ngase “nuk logjikojnė”.

Po i tė njėjtit drejtim ėshtė edhe ajeti: “Ata qė nuk besuan pėrjetojnė kėnaqėsi (nė kėtė botė) dhe hanė ashtu si hanė kafshėt, vendbanim i tyre ėshtė zjarri.” (Muhammed, 12). Me anė tė kėsaj ngjashmėrie ua ilustron atyre kėtė pikturė subtile: Ata hanė dhe kėnaqen tė painteresuar ndaj qėllimit tė ekzistencės njerėzore, tė painteresuar ndaj ndėshkimit i cili i pret ata, mu ashtu si hanė kafshėt dhe argėtohen tė painteresuara ndaj thikės sė mishtherėsit ose tė painteresuara ndaj ēdo gjėje pos hajes dhe pijes.

Si shembull kemi edhe ajetin: “Gratė tuaja janė arat tuaja, afrohuni arave tuaja si tė doni.” (Bekare, 224). Nė kėtė shprehje gjejmė disa ngjyra tė harmonizimit tė dukshėm dhe tė padukshėm pėrmes bukurisė metonimike dhe pėrputhshmėrive tė pėrpikta. Gjėja mė e pėrpiktė nė kėtė rast ėshtė ngjashmėria mes relacionit tė bujkut me arėn e tij dhe relacionit tė bashkėshortit me bashkė­shorten e tij nė kėtė lėmi tė posaēme dhe mes atij fryti qė e nxjerr ara dhe atij fryti qė e nxjerr bashkėshortja; dhe ajo qė rezulton prej tyre me anė tė shumimit, ndėrtimit dhe pėrparimit. Tė gjitha kėto piktura, siē shihet, shtrihen nėn kėtė metaforė dhe atė me pak fjalė.

2 - Ndonjėherė veēohet njė fjalė - e jo edhe njė shprehje e tėrė - duke  vizatuar njė pikturė personifikuese, por jo edhe vetėm duke i ndihmuar pėr t’i plotėsuar vijat e njė pikture. Ky ėshtė njė hap tjetėr nė harmonizimin e ilustrimit i cili shkon mė larg se hapi i parė dhe ėshtė mė afėr majės sė re nė harmonizim. Kėtij hapi i shtohet vlera ngase vetėm njė fjalė pėrshkruan dhe vizaton tėrė pikturėn. Herė me tingullin e saj i cili tingėllon nė vesh, herė me hijen e saj e cila bie nė imagjinatė e herė me tonin dhe hijen sė bashku. Veshi dėgjon fjalėn: “Ith-thākaltum” (nė pėrkthim: “u rėnduat si tė ishit tė gozhduar”) nė ajetin: “O ju qė besuat, ē’ėshtė me ju qė kur u thuhet: “Dilni nė (luftė) rrugėn e All-llahut, ju u rėnduat nė vend (si tė ishit tė gozhduar)?” (Tevbe, 38). Imagjinata e pėrfytyron kėtė trup tepėr tė rėnduar tė cilin mundohen disa ta ngrejnė dhe nga pesha e madhe e tij u bie prej duarve. Kjo fjalė pėrmban nė vete peshė sė paku prej “disa tonėsh”! E sikur tė thuhej: “tethākaltum” (nė pėrkthim: “u bėtė si tė rėnduar”) pesha do tė dukej mė e lehtė dhe do tė humbte ndikimi i synuar nga ajo dhe do tė fshihej ajo pikturė e kėrkuar tė cilėn e vizatoi kjo fjalė dhe u dallua me vizatimin e saj.

Kur e lexojmė ajetin: “Me tė vėrtetė nga ju ka qė zvarriten (nuk dalin nė luftė).” (Nisaė, 72), vizatohet piktura e zvarritjes nė tingullin e tėrė shprehjes dhe nė tingullin e fjalės: “lejubat-tien-ne” (nė pėrkthim: “qė zvarritet”) veēanėrisht. Aty gjuha mund tė ngatėrrohet nga zėnia e saj nė atė zvarritje derisa tė arrijė ngadalė deri nė fund tė fjalės!

E kur e lexojmė rrėfimin e thėnies sė Hūdit: “Mė thuani nėse unė jam i mbėshtetur nė argument tė qartė nga Zoti im dhe Ai mė dha mėshirė nga ana e Tij, e juve u ėshtė verbuar ai (argu­menti), a mund t’ua imponojmė atė, kur ju e urreni.” (Hūd, 28). Aty ndiejmė se fjala “e nulzimukumuha” (nė pėrkthim: “a mund t’ua imponojmė atė”) pėrfytyron ambientin e imponimit pėrmes bashkimit tė tė gjithė kėtyre pėremrave vetorė (pronomenėt) nė njė shprehje, (fjala ėshtė pėr tekstin nė gjuhėn arabe sh.p.), dhe afrimin e tyre njėrin ndaj tjetrit ashtu siē ndeshen urrejtėsit me atė qė e urrejnė dhe tėrhiqen nga ajo e ata mundohen t’i ikin!

Kėshtu, kjo ngjyrė e harmonizimit shfaqet mė e fortė se retorika sipėrfaqėsore dhe mė e lidhur se letrarishtja e fjalės ku (retorikėn dhe letėrsinė) disa studiues tė Kur’anit nė tė kaluarėn dhe tani i llogarisin si veēori mė tė mėdha tė Kur’anit.

Ne e dėgjojmė edhe fjalėn “jestarihūn” (nė pėrkthim: “do tė klithin”) nė ajetin: “Po, pėr ata qė nuk besuan ėshtė zjarri i xhe­hennemit. Ata as nuk gjykohen qė tė vdesin (tė rehatohen) e as nuk u lehtėsohet ndėshkimi. Kėshtu e ndėshkojmė secilin qė ėshtė shumė i pabesim. Dhe ata do tė klithin aty: “O Zoti ynė, nxirrna e tė bėjmė vepra tė mira e jo si ato qė i bėnim!” (Fātir, 36-37). Kėtu na pėrfytyrohet klithja e tyre e ashpėr. Ashpėrsia e klithjes sė grithur dhe tė pėrplasur nė ēdo anė e cila del nga fyta tė ngjeshur me zėra tė vrazhdė. Po ashtu ne do ta vėrejmė hijen e pakujdesisė ndaj kėsaj klithjeje pėr tė cilėn s’ka kush tė inte­re­sohet dhe kush t’i pėrgjigjet. Prapa gjithė kėsaj do ta perceptojmė skenėn e atij ndėshkimi tė ashpėr tė cilėt tė zhytur nė tė klithin.

Atėherė kur njė fjalė veēohet me gjithė kėto piktura, pa dyshim ky ėshtė art i njė harmonizimi shumė tė lartė.

Ngjashėm me te ėshtė edhe fjala: “utul-lin” (nė pėrkthim: “shu­mė i vrazhdė”) e cila ėshtė nė funksion tė pėrfaqėsimit tė vrazh­dėsisė sė thatė dhe ekstravagante: “Qė ėshtė shumė i vrazhdė, mė nė fund edhe kopil (nuk i dihet babai).” (Kalem, 13).

E kur e dėgjon ajetin: “Por edhe sikur tė jetojė aq, ai nuk do tė jetė tundės prej dėnimit.” (Bekare, 96). Fjala “bi muzahzihihī” (nė pėrkthim: “tundės”) - e cila nė kėtė kontekst shfaqet si sub­jekt (nė aspektin gramatikor sh.p.) pėr t’u veēuar - shfaqet qė ta ilustrojė pikturėn e tundjes sė njohur, tė plotė e tė lėvizshme pėr­mes kėsaj fjale tė vetme.

Gjithashtu thėnia kur’anore nė ajetin: “E ata (idhujt) dhe adhu­ruesit e tyre, do tė shemben nė te. Dhe e gjithė ushtria e djallit.” (Shuarāė, 94-95). Fjala “kubkibu” (nė pėrkthim: “do tė shem­ben”) shfaq tingėllimėn e saj pėrmes zėrit me tė cilin plotėsohet lėvizja.

Pa dyshim pozita e kėtyre dy fjalėve nė aspektin gjuhėsor ua dhuron kėto dy piktura, qė nė realitet nuk janė tė pėrdorura nė mėnyrė tė posaēme nė Kur’an, siē ėshtė rasti me termet e mė­parshme tė cilat i nxori pėr ndonjė qėllim tė veēantė ose i pėrdorė nė atė strukturė fjalėsh pėr herė tė parė. Megjithatė, zgjedhja e tyre dhe vendosja nė ato pozita pa dyshim trajtohet si retorikė e shprehjes.

Prej sinonimeve tė cilat i nxori Kur’ani pėr Ditėn e ringjalljes janė edhe sinonimet: “Es-sāhha” dhe “Et-tāmme”. “Es-saahha” ėshtė njė fjalė qė sipas veprimit tė saj mund edhe ta shkyejė kanalin e veshit nga fuqia e saj, vrazhdėsia e tingėllimit tė saj dhe ta ēajė dendėsinė e ajrit ashtu qė kur tė arrijė nė vesh arrin e krro­katur dhe e vardisur. Ndėrsa “Et-taamme” ėshtė njė fjalė e cila pėrmban oshėtimė dhe fringėllimė, tė duket se gjithēka vėrshon dhe pėrfshinė, mu si rrėmeti (tufani) i cili vėrshon dhe pėrmbysė ēdo gjė.

Vendosi kėto fjalė pranė kėsaj fjale tė shkėlqyer dhe romantike “teneffes” nė ajetin: “Pasha agimin kur frymon,” (Tekvīr, 18), do ta shohish mrekullinė e zgjedhjes sė fjalėve nė hapėsirat e tyre dhe ngritjen e kėtyre fjalėve me vizatimin e kėtyre pikturave nė shumėllojshmėrinė e tyre.

Gjithashtu tė shprehurit e gjumit pėrmes dremitjes dhe thellėsisė sė gjumit pėrmes kotjes: “Dhe kur Ai ju kaploi me njė kotje (gjum) siguri prej Tij.” (Enfāl, 11). Aty do ta shohėsh ambientin e kotjes sė lehtė e tė qetė sikur tė ishte mbulesė e ndonjė pėlhure tė tejdukshme e cila i mbulon lehtė dhe pėrkėdhelshėm shqisat: “Siguri prej Tij”. Kėtu ambienti ėshtė pėrplot siguri, qetėsi e rehati.

Edhe njė lloj tjetėr i ilustrimit tė fjalėve me tonin e tyre shfaqet nė suren En-nās: “Thuaj: Mbrohem me Zotin e njerėzve! Sunduesin e njerėzve, tė Adhuruarin e njerėzve, prej sherrit tė atij qė sjell vesvese dhe fshihet (tėrhiqet kur pėrmendet emri i Zotit), i cili sjell vesvese nė gjokset (mendjet) e njerėzve, qoftė ai nga xhinėt apo nga njerėzit.” (En-Nās, 1-6). Nėse e lexoni suren me kujdes dhe vėmendje, do ta ndieni se si zėri juaj do tė dalė i vesvesur (i cytur) duke iu pėrshtatur ambientit tė sures. Ambientin e vesveses sė “atij qė sjell vesvese dhe fshihet (tėrhiqet kur pėrmendet emri i Zotit), i cili sjell vesvese nė mendjet e njerėzve, qoftė ai nga xhinėt apo nga njerėzit”.

Ngjashėm me kėtė shembull por me disa ndryshime e kemi fjalėn e Tė Madhėrishmit: “Sa e madhe ėshtė ajo fjalė qė del nga goja e tyre e ata nuk thonė tjetėr vetėm se gėnjeshtra.” (Kehf, 5). Kėtu kėrkohet tė kritikohet ashpėr thėnia e tyre - se All-llahu ka marrė pėr Vete fėmijė - dhe tė shpallet mėkat i madh kjo shpifje nė ēdo mėnyrė, andaj edhe tha: “Keburet” (nė pėrkthim: “sa e madhe ėshtė”). Subjektin (nė tekstin origjinal sh.p.) e shndėrroi nė pėremėr vetor tė pacekur, pastaj tė njėjtėn fjalė e bėri specifike nė trajtė tė pashquar qė kjo mėnyrė e moscekjes sė pėremrit vetor dhe ardhja nė trajtė tė pashquar tė marrė kuptim tė demantimit dhe kritikės sė ashpėr: “Sa e madhe ėshtė ajo fjalė”, pastaj e bėn tė dalė nga goja e tyre, njė dalje qė sikur tė ishte shigjetė e gju­ajtur pa shigjetar “qė del nga goja e tyre”. Si vazhdimėsi e kėsaj atmosfere tė demantimit dhe kritikės vjen edhe fjala “efvāhihim” (nė pėrkthim: “goja e tyre”). Pėr ta shqiptuar kėtė fjalė (tė tekstit origjinal sh.p.) ne kemi nevojė ta hapim gojėn pėr shkak tė “vavit” me zgjatje dhe t’i shqiptojmė dy “heja” tė njėpasnjėshme prej fytit, rėndė dhe me vėshtirėsi para se t’i afrojmė buzėt pėr ta shqiptuar “mimin” nė fund tė fjalės!

Nė disa raste kemi njė lloj fjalėsh tė cilat e pėrshkruajnė figurėn e temės jo me tingullin e saj qė e pėrēon nė vesh por me hijen e saj qė e pėrēon nė imagjinatė. Edhe fjalėt ashtu si edhe shprehjet e tėra, kanė hije tė veēanta tė cilat i ndien instinkti i fuqishėm kur ato ia tėrheqin vėmendjen dhe kur paraqiten me njė figuracion qė e posedon karakterin sensibil.

Si shembull kemi ajetin: “Dhe lexoju atyre tregimin e atij qė i patėm dhėnė dituritė Tona, ndėrsa ai u zhvesh prej tyre.” (A’rafė, 175). Hija tė cilėn e hedh fjala “insaleha” (nė pėrkthim: “u zhvesh”) pasqyron njė pikturė tė fuqishme tė rrjepjes pėrmes kėtyre ajeteve, sepse zhveshja ėshtė njė lėvizje e fuqishme sensibile.

Pastaj ajeti: “Dhe (Musai) u zgjua i frikėsuar nė qytet e duke vėzhguar (se ēka po i ndodhė).” (Kasas, 18). Fjala “jeterek­kabu” (nė pėrkthim: “duke vėzhguar”) pėrshkruan pozitėn e vėzhguesit fort tė kujdesshėm. (Tė mos harrojmė nė kėtė rast, se ai ėshtė i frikėsuar dhe duke vėzhguar nė qytet, si rėndom qyteti ėshtė vend i sigurisė dhe qetėsisė. Edhe pse kjo ėshtė sinonim pėr tėrė shprehjen, po kjo shprehje e veēantė kėtu zbulon rėndėsinė e fjalės  ilustrative pėr trembjen nė vendin e sigurisė!)

Po tė njėjtės rrugė shkojnė edhe shembujt tė cilėt i prezentuam nė kapitullin “Pėrfytyrimi konkret dhe trupėzimi” pėr “pėrfy­ty­ri­min”. Hijet tė cilat i hedhin shprehjet atje janė tė tė njėjtės formė.

Ndonjėherė nė fjali inkuadrohen edhe tingulli edhe hija, si pėr shembull: “Ditėn kur me rrėmbim shtyhen nė zjarrin e xhehen­nemit.” (Tūr, 13). Fjala “de’a” (nė pėrkthim: “shtyhen me rrėmbim”) nė ilustrimin e saj pėrmban edhe tingullin edhe hijen. Kėtu fjala “de’a” ka kuptimin e shtyrjes sė fuqishme pas shpine. Kjo shtyrje nė shumė raste e bėn tė shtyrin tė nxjerrė njė zė tė pa­paramenduar pėrmes “ajnit” tė pavokalizuar (ajnun sakine) nė kėtė mėnyrė “aa’”. E ky, sipas tingullit tė tij, ėshtė shumė afėr tingullit tė fjalės “de’a”!

Gjithashtu e kemi edhe ajetin: “Rrėmbene e grahne nė mes tė xhehennemit.” (Duhān, 47). Termi “atlu” (nė pėrkthim: “grah­je”) posedon tingėllimė nė vesh dhe hije nė imagjinatė, tė cilat e shpiejnė veprimin e tyre nė sens dhe intuitė.

Kėtij kapitulli mund t’i shtojmė edhe disa “fjalė” nga ato tė cilat i cekėm mė parė e tė cilat kanė tingullin e tyre si fjala “nuas” (nė pėrkthim: “dremitje”, “kotje”), “teneffes” (nė pėrkthim: “fry­mon”) dhe “et-taamme” (nė pėrkthim: “oshėtimė”, “fringė­llimė”). Edhe ato gjithashtu krahas tingullit posedojnė edhe hije. Tė bėsh dallim mes tyre nė tė vėrtetė ėshtė shumė vėshtirė sepse dallimet janė shumė precize dhe tė imta. Megjithatė tė gjitha tako­hen nė njė pikė, nė ilustrimin e fjalėve sipas veprimeve tė tyre, por  jo vetėm sipas veprimeve abstrakte por edhe sipas metodės ilustrative dhe imagjinative. Kjo nė veēanti edhe e zgjoi intere­si­min tonė pėr te.

3 - Nė Kur’an gjejmė edhe pėrballshmėri precize mes pikturave tė cilat i vizatojnė shprehjet. Ndėrsa pėrballshmėria ėshtė njė me­to­dė prej metodave tė ilustrimit dhe tė komponimit. Shprehja  kur’anore i pėrdorė shumė shpesh ato duke i harmonizuar pik­turat e saj pėrmes fjalėve tė cilat i pasqyron nė mėnyrė subtile.

Nga ato kemi dy piktura tė shpejta tė shpėrndarjes dhe bashkimit nė fjalėn e Tė Madhėrishmit: “Nga argumentet e Tij ėshtė krijimi i qiejve dhe i tokės dhe shpėrndarja e gjallesave nė tė dyjat dhe Ai me fuqinė e Tij mund t’i bashkojė kurdo qė tė dojė.” (Shūrā, 29).

Piktura e shpėrndarjes sė gjallesave dhe piktura e bashkimit tė tyre takohen nė njė rresht, kurse imagjinata pėrfshinė njė distancė mė tė gjatė kohore kur i pėrfytyron ato njėrėn pas tjetrės.

Prej tyre gjithashtu ato dy piktura tė cilat i prezenton pėr vdekjen e tė gjallėve dhe pėr ngjalljen e tė vdekurve nė thėnien e Tė Madhėrishmit: “Vallė! A nuk u ėshtė e qartė atyre se sa nga popujt para tyre i shkatėrruam, nėpėr vendbanimet e tė cilėve ecin? Me tė vėrtetė nė ato (vende tė shkretėruara) ka fakte, e si nuk janė duke dėgjuar me vėmendje. Vallė! A nuk shohin ata se Ne e sjellim ujin nė tokėn e thatė, e me tė nxjerrim tė lashtat me tė cilat ushqehen kafshėt e tyre, bile edhe ata vetė. E si nuk janė duke parė me vėmendje.” (Sexhde, 26-27).

Kėshtu sa ēel e mbyll sytė Kur’ani i transferon lexuesit e tij prej fshatrave tė shkatėrruara e tė shkretėruara pasi qė ishin tė gjalla e tė ndėrtuara nė tokėn e gjallė dhe pjellore, pas asaj qė ishte e vdekur dhe e thatė. Nė kėtė rast pėrballshmėria ekziston mes dy situatave me dy situata tjera nė realitet, e jo mes njė situate dhe njė situate tjetėr.

Kjo pėrballshmėri pothuajse reflektohet nė tė gjitha pikturat e kėnaqėsisė dhe ndėshkimit nė ahiret. Ato janė tė shumta e ne do tė ndalemi nė cekjen e disa prej tyre me anė tė kėtyre shembujve:

Pėrmes pikturave tė tij, Kur’ani e pėrshkruan sheshin e tmerrit vetėm me disa rreshta: “Jo, mosni ashtu! Kur tė shembet toka njėpasnjėshėm! Dhe kur tė vijė Zoti yt, e engjėjt qėndrojnė radhė-radhė! Dhe atė ditė sillet xhehennemi, e atėherė njeriut i bie nė mend, por ēdo t’i sjell dobi pėrkujtimi? E thotė: Ah i gjori unė, sikur tė isha parapėrgatitur pėr jetėn time! Atė ditė askush nuk mund tė dėnojė si Ai. Dhe askush si Ai nuk mund tė lidhė nė pranga”.

Nė mes tė kėtij vendi spektakular i cili transmeton paradė ush­ta­rake, nė tė cilėn merr pjesė edhe xhehennemi me muzikėn e tij ushtarake tė akorduar nė mėnyrė precize, tė komponuar nga kon­struksioni i fjalėve tė ashpra e robėruese dhe nė mes tė ndėshkimit tė veēantė, prangalidhės dhe tė zingjiruar... e atij qė besoi i thuhet bindshėm:

“O ti shpirt i bindur plotėsisht! Kthehu te Zoti yt i kėnaqur kur edhe Ai ėshtė i kėnaqur. Hyn nė mesin e robėrve tė mi! Dhe hyn nė xhennetin Tim.” (Fexhr, 21-30).

Kėshtu butėsisht dhe dashurueshėm: “ja ej-jetuha” (nė pėrkthim: “o ti”), pastaj shpirtėrisht dhe nderueshėm: “en-nefsul mutmein-neh” (nė pėrkthim: “shpirt i bindur plotėsisht”), pra, mu nė kėtė vend spektakular. “Irxhi’ī ilā rabbiki” (nė pėrkthim: “kthehu te Zoti yt”) me tė gjitha ato lidhje dhe dashuri qė keni pas mes vete. “Rādijeten merdijjeh” (nė pėrkthim: “i kėnaqur kur edhe Ai ėshtė i kėnaqur”) me kėtė thurje fjalėsh e cila mbush ambientin tėrėsisht me kėnaqėsi dhe pėrkėdhelje. “Fed-hulī fī ibadī” (nė pėrkthim: “hyn nė mesin e robėrve tė mi”) i bashkuar dhe i da­shur me ta. “Ved-hulī xhennetī” (nė pėrkthim: “dhe hyn nė xhennetin Tim”) qė ėshtė pėrgatitur pėr robėrit e mi. Muzika kėtu rreth kėtij sheshi ėshtė e qetė dhe e valėzuar. E butė pėrballė asaj muzike tė fortė ushtarake.

Ky ėshtė shembulli i pėrballshmėrisė emocionale mes mohuesve dhe besimtarėve. Tani do tė shtojmė njė shembull tė ndėshkimit konkret (sensual) dhe lumturisė materiale tė cilat qėndrojnė nė pėrballshmėri gjithashtu:

“A tė erdhi lajmi ty pėr fatkeqėsinė e kaplueshme (tė kija­metit)?! Atė ditė do tė ketė fytyra tė dėshpėruara, tė lodhura e tė rraskapitura. Nė zjarr tė fortė do tė digjen. U jepet tė pijnė prej njė kroi (me ujė) tė valė. Ata ushqim tjetėr nuk kanė pos njė barishte me ferra helmuese qė as nuk jep fuqi e as nuk largon uri. Atė ditė do tė ketė (edhe) fytyra tė ndriēuara. Pėr anga­zhimet e veta tė kėnaqura. Nė xhennet tė shkallės sė lartė. Aty nuk dėgjojnė fjalė tė pakėndshme. Aty rrjedh njė krua i rrjedhshėm. Aty kanė shtretėr tė lartė dhe gastare tė vėna pra­nė. Edhe jastėk tė rėnditur pėr mbėshtetje. Edhe qilima tė shtruar.” (Gāshije, 1-16).

Kėtu ekziston pėrballshmėria mes ambientit tė ndėshkimit dhe ambientit tė kėnaqėsisė dhe nė tė gjitha komponentet e ajeteve pėrshkruese aty dhe atje. Raste tė tilla nė Kur’an kemi shumė.

4 - Ekziston njė lloj i pėrballshmėrive, po jo mes dy pikturave tė pranishme siē ėshtė rasti kėtu - ato janė tė pranishme nė imagji­natė edhe pse janė piktura tė ringjalljes nė tė ardhmen - por mes dy pikturave, njėra ėshtė tani e pranishme e tjetra e kaluar me kohė. Ajo pėrballshmėri vepron nė imagjinatė pėr ta prezentuar kėtė pikturė tė fundit duke e vėnė pėrballė pikturės sė pranishme.

Shembull: “E krijoi njeriun nga njė pikė (uji), kur qe, ai (bėhet) kundėrshtar i hapėt.” (Nahl, 4).

Piktura e cila ėshtė e pranishme kėtu ėshtė piktura e njeriut “kun­dėrshtar i hapėt”, ndėrsa piktura e qėkohshme ėshtė piktura e pikėzės sė gėrditshme. Mes kėtyre dy pikturave ekziston njė lar­gėsi mjaft e madhe e cila shpaloset pėr ta afirmuar kėtė dallim tė madh nė sjelljen e njeriut. Kjo edhe ėshtė arsyeja pse i vuri kėto dy piktura pėrballė njėra-tjetrės duke i injoruar tė gjitha etapat mes tyre, ashtu qė nėpėrmjet kėtij dallimi tė madh ta shfaqė kėtė qėllim tė veēantė dhe ate me pėrballshmėrinė imagjinative mes njė situate dhe njė situate tjetėr.

Kemi edhe ajetin: “Mė le Mua me ata gėnjeshtarė qė jetojnė nė luks dhe jepu atyre pak afat. Se me tė vėrtetė te Ne ka pranga dhe zjarr, edhe ushqim qė nuk gėlltitet (e mbetet nė fyt) dhe dėnim tė dhembshėm.” (Muzzemmil, 11-13).

Kėtu pėrballshmėria ekziston mes pikturės sė atyre “qė jetojnė nė luks” e cila ėshtė e pranishme dhe pikturės imagjinative tė “ushqimit qė nuk gėlltitet”. Kjo ka vlerėn e saj artistike krahas asaj fetare.

Gjithashtu ajeti: “Mjerė pėr ēdo pėrqeshės e shpifės qė ka grumbulluar pasuri dhe e numėron. E mendon se pasuria e tij e ka bėrė tė pėrjetshėm. Jo! Jo! Mashtrohet! Ai me tė vėrtetė dhe mesiguri do tė hedhet nė Hutameh. E kush tė tregon ty se ē’ėshtė Hutameh? Ėshtė zjarr i All-llahut i ndezur fort qė depėrton deri nė loēkė tė zemrės. Ai (zjarri), do tė jetė i mbyllur mbi ta (si saē). Nė shtylla tė gjata flakėruese.” (Humeze 1-9).

Figurės sė pėrqeshėsit-shpifėsit i cili tallet me njerėzit dhe u bėnė shpifje dhe figurės sė kėtij mendjemadhi tallės i qėndron pėrballė figura e “tė hedhurit nė Hutameh”[2], i cili dėrrmon ēdo gjė qė bie nė te. Aty dėrrmohet mendjemadhėsia, fuqia dhe kapitali i tij. Ai ėshtė zjarri i cili “depėrton” nė zemrėn e tij prej tė cilės burojnė pėrqeshja dhe shpifja dhe nė tė cilėn fshehen arroganca dhe men­djemadhėsia. Dhe si plotėsim i figurės sė tė hedhurit, tė dėrr­mu­arit e tė rrjepurit ėshtė: Ky Hutameh, i cili do ta mbyll nė vete e nuk do tė mund kush ta shpėtojė prej tij, po as qė do t’i shkojė mendja kujt tė pyesė pėr te.

Ngjashėm me te kemi edhe ajetin: “E tė majtit, ē’ėshtė puna e tė majtėve? Janė nė vapė tė zjarrit dhe nė ujė tė valė. Dhe nė hije prej tymi tė zi. As e freskėt e as e kėndshme. Ata, para kėsaj (nė dunja) kanė jetuar nė luks.” (Vākia, 41-45).

Vapa e zjarrit, uji valė dhe hija, e cila vetėm me emėr i pėrket hijes sepse ėshtė prej tymit tė zi “as e freskėt e as e kėndshme”,  Tė gjitha kėto piktura qėndrojnė pėrballė pikturės sė luksit “ata, para kėsaj (nė dunja) kanė jetuar nė luks”.

Kėtu kemi hapėsirė pėr njė meditim solid pėrmes kėtij ilustrimi dhe atij qė ėshtė pėrballė tij: Protagonistė tė kėtyre ajeteve janė ata qė jetojnė nė kėtė botė tė pranishme ndėrsa pėrballė tyre qėndron figura e luksit e cila ėshtė e afėrt dhe figura e vapės sė zjarrit, ujit tė valė dhe peripecive e cila ėshtė ajo e largėta. Me­gjithatė, nė kėtė hapėsirė ilustrimi nė saje tė gjallėrisė sė tij ia pėrfytyron lexuesit se kjo botė ka mbaruar dhe se protagonistėt e saj janė atje, se pamja e luksit ka mbaruar gjithashtu, ndėrsa pamja e peripecive ka dalė nė shesh. Protagonistėve tė botės kalimtare tani nė mes tė vapės sė zjarrit e ujit valė u kujtohet se ata “para kėsaj (nė dunja) kanė jetuar nė luks!” Kjo pamje ėshtė prej pėrfytyrimeve mė mahnitėse, e cila nė shumicėn e ras­teve edhe ėshtė simetri qė ndiqet nė Kur’an. Ajo u pėrgjigjet ashi­kėve tė artit dhe tė fesė paralelisht: U pėrgjigjet ashikėve tė artit me forcėn e lėvizjes aktive dhe gjallėruese, ashtu qė ata tė harroj­nė gjatė paraqitjes sė skenave se ky ėshtė vetėm shembull qė jepet por ta ndiejnė tė pranishme atė qė dėshmohet. Ajo u pėrgjigjet edhe ashikėve tė fesė sepse pėrjetimi i tė papranishmes si e pra­nishme ėshtė gjė qė prek thellė dhe e gjallėron ndėrgjegjen dhe e pėrgatitė atė pėr thirrjen e besimit tė vėrtetė.

Po tė njėjtės vijė shkon edhe ajeti: (U thuhet engjėjve pėr mėka­tarin) “Rrėmbene e grahne nė mes tė xhehennemit. Dhe hedhni mbi kokėn e tij ujin e valė e shtojani mundimin. (I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, autoritativi.” (Duhān, 47-49).

Prej shembujve tė pėrballshmėrisė ėshtė edhe kjo pikturė: “Por kur tė arrijė (shpirti) nė gropė tė fytit. Dhe thuhet (nga familja e tė afėrmit): Kush do tė tė shėrojė? Dhe bindet se aty ėshtė ndarja. Dhe i puqet kofsha pėr kofshe. Atė ditė vetėm te Zoti yt shkohet. E ai as nuk e vėrtetoi (besimin e tij me sadakė), as nuk u fal. Por pėrgėnjeshtroi dhe ktheu shpinėn. E pastaj shkonte te familja e tij me fodullėk.” (Kijāme, 27-33).

Edhe kėtu Kur’ani ndjek tė njėjtėn simetri pėr tė cilėn folėm mė parė. Piktura e dytė ėshtė ajo e cila ėshtė e kaluar dhe e mbaruar qė bashkė me te mbaroi edhe bota. Piktura e parė ėshtė ajo e pra­nishmja tė cilės i ėshtė rrekur dhe nuk mund tė pėrfundojė me te. Aty do ta shohim atė tė cilit i puqet kofsha pėr kofshe nga tmerri dhe lemeria ose thėnė mė drejt, nga sėmundjet dhe dhimbjet. Shpirti i tij arrinė nė gropė tė fytit, kurse nė ato ēaste bėn pyetje kush arrinė tė bėjė pyetje: A nuk ka shėrues pėr ta shėruar dhe pėr t’ia shmangur kėtė gjendje - mu ashtu siē mundohen tė shėro­hen tė sėmurėt nga sėmundja e epilepsisė dhe magjisė. Ai kujtoi se do tė ndahet  nga shokėt dhe bashkėpunėtorėt e tij, pėr tė mos e parė mė kėtė figurė tė tij, dhe tė prezentojė figurėn tjetėr tė tij, skenėn kur ai pėrgėnjeshtroi dhe ktheu shpinėn dhe shkonte te familja e tij me fodullėk. Ai do t’i paraqesė qė tė dy figurat (pik­turat), por pas pak kohe, sepse: “Ėshtė puqur kofsha pėr kofshe” dhe nuk ka kohė nė ato ēaste ngase: “Atė ditė vetėm te Zoti yt shkohet”.

* * *

Mė tej, ne mund t’i harrojmė tė gjitha ato qė i pėrmendėm mė parė dhe ato qė i pėrmendėn tė tjerėt pos nesh sa u pėrket ngjy­rave tė harmonizimit nė Kur’an dhe tė kalojmė nė ngjyrat tjera tė harmonizimit artistik tė cilat nuk i kemi prezentuar deri mė tash. Kėto ngjyra tė harmonizimit sipas peshės sė tyre do t’i mjaftonin kėtij libri si tėrėsi!

1 - Kemi thėnė se nė Kur’an ka ritėm muzikor me tinguj tė lloj­llojshėm, i cili harmonizohet me ambientin dhe e luan rolin krye­sor nė ndriēimin e synimeve.[3]

Meqenėse ky muzikalitet kur’anor ėshtė rrezatim i thurjes (kon­tekstit) sė veēantė nė ēdo rresht dhe pėrcjellės i separacioneve-nėndarjeve[4] tė gjata e tė shkurta, po ashtu ėshtė pėrcjellės i sin­te­tizimit tė shkronjave nė fjalė tė vetme dhe sintetizimit tė fjalėve nė njė separacion. Mendoj se pėr kėto dukuri ėshtė mirė tė flasim pėr tė gjitha bashkėrisht.

Nė Kur’anin fisnik kemi ajetin: “Ne as nuk ia mėsuam atij (Mu­hammedit) poezinė, e as qė i takon ajo atij, (atė qė e sjell) nuk ėshtė tjetėr vetėm se kėshillė dhe Kur’an i qartė.” (Jāsīn, 69).

Aty pėrmendet edhe njė tregim pėr mohuesit arabė: “Jo, ai e ka trilluar atė (Kur’anin); jo, ai ėshtė poet”.

Thėnia e Kur’anit nuk mund tė ketė dyshim se me tė vėrtetė kėto vargje nuk janė poezi, por edhe arabėt nuk ishin tė marrė e as injorantė dhe tė padijshėm pėr specifikat e poezisė, atėherė kur pėr kėto vargje madhėshtore thanė se: “Kjo ėshtė poezi”.

Ajetet kur’anore i hutuan mendjet e tyre me atė ilustrim tė shkėl­qyeshėm qė e zotėronin dhe i magjepsėn emocionet e tyre me atė logjikė magjepsėse qė e posedonin e ua pushtuan veshėt me atė ritėm tė bukur qė e kishin. Kėto edhe janė karakteristikat kryesore tė poezisė nėse nuk i marrim parasysh kafijen (rimimin) dhe tefailin (kriterin e matjes sė konstruksionit tė fjalėve nė fund tė vargjeve nė poezinė arabe. sh.p.)

Struktura e fjalisė kur’anore pėrfshinė karakteristikat e prozės dhe poezisė nė formė tė pėrgjithėsuar mirėpo vargu kur’anor ėshtė i liruar nga rregullat e kafijes dhe tefailit. Nė kėtė mėnyrė Kur’ani arriti lirinė e shprehjes sė plotė e tė lirė nė tė gjitha qėlli­met e tij universale. Nė tė njėjtėn kohė ai mori nga poezia muzi­kėn e saj tė brendshme dhe separacionet e pėrafėrta me tefailin dhe kafijen ashtu qė kėtyre karakteristikave tė cilat i cekėm iu bashkangjitėn edhe kėto tė prozės dhe tė tė gjitha llojeve tė tjera.[5]

Kudo qė njeriu e lexon Kur’anin e ndien ritmin e brendshėm emo­cional brenda rreshtave tė tij. Ai ritėm shpaloset qartė sidomos nė suret e shkurtra, separacionet e shpeshta, sferat e ilustrimit dhe pėrshkrimit pėrgjithėsisht dhe deri diku vėrehet edhe nė suret e gjata. Pa marrė parasysh, nė ēdo rast ritmi ėshtė gjithmonė i pra­nishėm nė strukturėn e simetrisė kur’anore.

Ja, ta marrim dhe ta lexojmė suren Nexhm:

“Pasha yllin kur perėndon. Shoku juaj (Muhammedi) as nuk e ka humbė as nuk e ka shmangė (rrugėn e drejtė). Ai nuk flet sipas qejfit tė vet. Ai (Kur’ani) nuk ėshtė tjetėr pos shpallje qė i shpallet. Atė ia mėsoi ai (Xhibrili) me fuqi tė madhe. Qė ka mendje tė mprehtė dhe qė u paraqit nė formėn e vet. Dhe ai ish­te nė hapėsirėn mė tė lartė (qiellore). Pastaj u lėshua dhe iu af­rua. Ishte afėr sa dy harqe (kute) apo edhe mė afėr. E i shpalli robit tė Tij ate qė ia shpalli. Zemra nuk e pėrgėnjeshtroi atė qė e pa. A po e polemizoni ate pėr atė qė e ka parė? Atė (Xhibrilin) e ka parė edhe herėn tjetėr. Tek Sidretul Munteha. Qė pranė saj ėshtė Xhennetul Me’va (Kopshti i strehimit). Kur Sidrėn e mbu­loi ajo qė e mbuloi, shikimi (i Muhammedit) nuk u shmang as nuk tejkaloi. Ai (Muhammedi) vėrtet, pa disa nga shenjat mė tė mėdha tė Zotit tė vet. E ju a e shihni Latin dhe Uzanė. Dhe atė tė tretin e tė fundit, Menatin (a kanė fuqi si Zoti i Muham­medit, e ju i konsideroni zota?!). A mendoni se meshkujt janė tuajt e tė Atij femrat?! Kjo pra ėshtė njė ndarje e padrejtė!” (Nexhm,1-22).

Kėto separacione pėrafėrsisht janė tė barabarta nė trajtė (por jo sipas rregullave tė poezisė arabe) dhe unike nė aspektin rimor (tė kafijes).  Kėtu kemi tė bėjmė me ritėm unik muzikor sipas rregu­llave tė tefailit dhe kafijes dhe sipas njė rregulle tė mėvetėsishme nė tė cilėn nuk shfaqet tefaili dhe kafija por ngėrthen prej pėr­puthshmėrisė sė shkronjave me fjalė dhe prej harmonizimit tė fja­lėve nė fjali. Ajo ka bazė ndjenjėn e brendshme intime dhe inspi­rimin muzikor i cili bėn dallimin mes ritmit muzikor dhe atij qė ėshtė i rėndomtė edhe nėse separacionet dhe trajtat e fjalėve tė fundit janė unike nė fjali.

Kėtu ritmi muzikor shfaqet me kohė mesatare ngjashėm me distancėn e fjalisė muzikore sipas gjatėsisė dhe unik sipas unitetit tė stilit muzikor. Ai i episodon rrėfimet pikėrisht si stili i ndonjė drame e cila i ngjanė rrėfimit episodik. E gjithė kjo shihet dhe pėrjetohet. Megjithatė nė disa separacione ajo shkrepėron, shem­bull: “E ju a e shihni Latin dhe  Uzanė. Dhe atė tė tretin dhe tė fundit, Menatin?” E sikur tė thuhej (nė tekstin origjinal sh.p.) “E fe reejtumul lāte vel uzzā ve menāteth thālithe” (pa shtesėn “el uhra” sh.p), do tė humbte kafija dhe do tė prishej ritmi muzikor. E sikur tė thuhej: “E fe reejtumul lāte vel uzzā vemenātel uhrā” (pa ndėrmjetėsimin e fjalės: “thālithete” sh.p.), do tė humbej ba­rabarėsia e fjalėve nė varg. Gjithashtu nė ajetin: “A mendoni se meshkujt janė tuajt e tė Atij femrat?! Kjo pra ėshtė njė ndarje e padrejtė”. E sikur tė thuhej (nė tekstin origjinal sh.p.) “E leku­mudhdhekeru ve lehul untha. Tilke kismetun dīzā” do tė humbej ritmi i rregullt pa fjalėn “idhen”.

Kjo nuk do tė thotė se fjalėt “el uhrā”, “eth thālithe” dhe “idhen” janė shtesa vetėm pėr shkak tė kafijes (rimimit) dhe veznit (barabarėsisė sė fjalėve nė varg). Ato nė tė vėrtetė janė tė domosdoshme nė strukturėn e fjalive pėr shkak tė disa feno­me­neve tė brendshme-intime e tė posaēme. Kjo ėshtė edhe njė veēori tjetėr artistike e ajeteve kur’anore. Pra, ashtu qė fjala tė vjen nė fjali me qėllim qė ta japė domethėnien e brendshme tė saj por njėkohėsisht edhe ta realizojė pėrshtatshmėrinė nė melos, pa mos ndikuar njėra nė tjetrėn e as t’u  nėnshtrohen rregullat rasteve tė jashtėzakonshme.

Ēėshtja e simetrisė ritmike nėpėr ajete dhe separacione vėrehet qartė nė ēdo vend ku shtrihen fjalėt kur’anore ose afėr kėsaj pėr­pikėrie madhėshtore. Si argument kemi shndėrrimin e shpreh­jes prej formave krahasuese tė fjalės nė formė tė ndarė, ose tė jetė i thurur vargu nė atė mėnyrė qė nėse u ndėrrohen vendet fjalėve duke i vendosur para ose prapa apo tė bėhet nė atė kontekst ēfarėdo ndryshimi, ato pa dyshim do ta humbnin atė bukuri.

Shembull pėr formėn e parė kemi rrėfimin pėr Ibrahimin:

“Ai tha: A po shihni se ē’po adhuroni? Ju dhe prindėrit tuaj tė mėparshėm. Nė tė vėrtetė ata (qė i adhuroni ju), janė armiq tė mi, pėrveē Zotit tė botėve. Zoti qė mė krijoi, Ai mė udhėzon mua. Dhe Ai qė mė ushqen dhe mė jep tė pijė. Dhe kur tė sėmurem Ai mė shėron. Ai mė bėn tė vdekur e pastaj mė ngjallė. Ai, tek i cili kam shpresė se do t’mi falė mėkatet nė Ditėn e gjykimit.” (Shuaraė, 75-82).

“Je-ja” e vetės sė parė (nė tekstin origjinal sh.p.) ėshtė hequr nė fjalėt “jehdīnė”, “jeskīnė”, “jeshfīnė” dhe “juhjīnė” pėr ta ru­ajtur rimimin (harful kafije) me mbaresat e fjalėve: “ta’budūn”, “akdemūn” dhe “ed-dīn”.

E ngjashme me te ėshtė edhe heqja e “je-sė” trungore nga fjala. Pėr shembull: “Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt! Pasha ēiftin dhe pasha tekun! Pasha natėn qė shkon (ec)! Vallė a nuk ka kėtu betim pėr tė menēurin?” (Fexhr, 1-5). “Je-ja” e fjalės “jesėr” (nė tekstin origjinal sh.p.) ėshtė anuluar krejtėsisht me qėllim tė ruajtjes sė simetrisė me fjalėt “el fexhr”,“ashėr”,“vitėr” dhe “hixhėr”.

Gjithashtu ajeti: “Ditėn kur thirrėsi (Israfili) kumton njė gjė tė tmerrshme. Dalin prej varreve, e si karkaleca tė shpėrndarė e me shikim tė pėrulur, duke shpejtuar drejt atij qė i thėrret, e jobesimtarėt thonė: kjo ėshtė ditė e vėshtirė.” (Kamer, 6-8).

Sikur tė mos ishte hequr “je-ja” nga fjala “ed-dāį” do tė kishim thyerje tė rimės si nė vargjet e poezisė kur ndodh ndonjėherė.

Po ashtu ajeti: “Ai ėshtė (vendi) qė ne po e kėrkojmė! Dhe u kthyen qė tė dy rrugės sė tyre prej nga kishin ardhur.” (Kehf, 64). Sikur tė shfaqej “je-ja” e fjalės “nebgi” (nė tekstin origjinal sh.p.) ashtu si e kėrkon rregulli, do tė humbej “vezni” (bara­barėsia e fjalėve nė varg) dhe do tė mbetej e zhveshur prej asaj bukurie artistike.

Njė gjė e tillė ndodh edhe kur shtohet “he-ja” e “sektes” (mbare­sės nė fjali) nė “je-nė” trungore ose nė “je-nė” e vetės sė parė. “Ndėrsa atij qė ka peshojėn e lehtė tė veprave tė tij, vendi i tij do tė jetė nė Hāvijeh. E kush tė tregon ty se ē’ėshtė ajo (Hāvijeh)? Ėshtė zjarr i vrullshėm.” (Karia, 8-11).

Pastaj ajeti: “Kujt i jepet libri i tij nga e djathta e tij, do t’u thotė (tė tjerėve): Qe, lexoni librin tim. Unė kam qenė i bindur se do ta jap llogarinė time. Ndėrsa ai atėherė ėshtė nė njė jetė tė kėnaqshme.” (Hākka, 19-21).[6]

Ndėrsa shembulli pėr situatėn e dytė ėshtė tė mos ketė ndryshim nga metoda krahasuese, por megjithatė vėrehet muzikaliteti intim nė atė pėrbėrje e cila do tė zbehej sikur t’i ndėrrohej forma. Shembull: “Pėrkujtimi i mėshirės sė Zotit tėnd ndaj robit tė Vet, Zekeriait. Kur ai iu lut Zotit tė vet me njė zė tė ulėt. Tha: Zoti im! Vėrtet, mua mė janė dobėsuar eshtrat, mė ėshtė zbardhur koka nga thinjat, e me lutjen time ndaj Teje, o Zoti im, asnjė­herė nuk kam qenė i dėshpėruar.” (Merjem, 2-4). Nėse orvatesh t’ia ndėrrosh vendin fjalės: “minnī” dhe ta vėsh para fjalės “el adhmu”, e cila do tė dukej kėshtu: “Kale rabbi inni vehene  minnil adhmu” (nė tekstin origjinal sh.p.), menjėherė do tė vėresh njė thyerje qė i pėrngjan thyerjes sė ritmit (veznit) nė poezi, ngase ajo balancohet me fjalėn “inni” tė komponentės sė parė nė kėtė mėnyrė: “kale rabbī innī” “vehenel adhmu minnī”.

Nuk ka dyshim se nė ajetet kur’anore ekziston njė lloj i muzika­li­tetit tė brendshėm-intim i cili vėrehet por nuk mund tė shpjegohet siē edhe e pamė mė parė. Ky muzikalitet ėshtė i strukur nė kon­tekstin e fjalės sė pėrveēme dhe nė pėrbėrjen e njė fjalie tė vetme. Ky muzikalitet perceptohet vetėm nė ndjenjėn e fshehur nė brendi tė zemrės dhe me dhuratė hyjnore.

Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė shfaqet ky muzikalitet intim nė strukturėn e shprehjes kur’anore, i matur me peshojėn e ndjenjave jashtėzakonisht tė vrullshme tė cilat i pėrpėlitė lėvizja mė e vogėl dhe dridhja mė e butė, edhe pse nuk ėshtė poezi apo nuk pėr­puthet me shumė rregulla tė poezisė tė cilat e kufizojnė lirinė e poetit gjatė tė shprehurit sensual pėr qėllimin e kėrkuar.

* * *

Sistemi i separacioneve dhe rimimeve ėshtė i llojllojshėm mu ashtu siē janė tė llojllojshme ngjyrat e ritmit muzikor. A thua kjo arrihet sipas rregullave tė posaēme tė cilat shpiejnė nė synime tė caktuara?

Le t’i hedhim pra njė shikim kėsaj hapėsire tė veēantė prej hapėsirave tė harmonizimit muzikor, meqė ėshtė vėrtetuar ekzistimi i kėsaj muzike.

Ėshtė vėrtetuar se sistemi i separacioneve dhe rimimeve pėson ndryshime nė suret e nduarnduarta, e ndonjėherė pėson ndryshime edhe nė suren e njėjtė.

Llojllojshmėria e tyre nė sure ndryshon pėrballė separacioneve, sipas distancave tė fjalėve prej tė gjata, mesatare e tė shkurtra. Ato i pėrngjajnė ndryshimit tė metrikave tė poezisė nė njė divan. Shkurt mund tė themi: separacionet (nėnndarjet, el fevāsil) shkur­tohen nė suret e shkurta kurse janė mesatare apo zgjaten nė suret e mesme dhe tė gjata. Nė krahasim me shkronjėn rimuese (harful kafije) nė suret e shkurta janė shumė tė pranishme shėmbėllimi dhe ngjashmėria ndėrsa mė pak nė suret e gjata. Rimat e “nun-it”, “mim-it” dhe para tyre “je-jės” ose “vav-it” dominojnė nė tė gji­tha shkronjat rimuese nė suret e Kur’anit dhe atė me shumė­lloj­shmėrinė e metodave muzikore edhe nėse janė tė ngjashme rimat nė suret e ndryshme. Stili muzikor nė kėtė rast pėrcjell separa­cionet e gjata dhe ato tė shkurta, por edhe vendet e shprehjes sė ritmit ashtu siē e pėrcjell mėnyrėn e konstruksionit tė fjalive sipas pėrbėrjes sė tyre.

Sa i pėrket shumėllojshmėrisė sė kėtij sistemi nė njė sure, nė shumė raste kemi vėrejtur se separacioni (el fāsile) dhe rimimi (el kafije) nuk ndryshojnė vetėm pėr shkak tė shumėllojshmėrisė. Neve na u zbulua fshehtėsia e kėtij ndryshimi nė disa pasuse tė ajeteve por mbeti misterioze nė disa pasuse tjera. Ne nuk dė­shirojmė t’ia mveshim edhe kėtij sistemi faktin se ai ėshtė dukuri e pėrgjithshme siē ishte rasti me ilustrimin, pėrfytyrimin, trupė­zimin dhe ritmin (melosin kur’anor).

Prej gjurmėve te tė cilat do tė vėrejmė se ndryshimi i sistemit tė separacionit dhe rimimit ka qėllim tė posaēėm, janė ato ajete tė cilat erdhėn nė suren Merjem.

Sureja fillon me rrėfimin pėr Zekeriain dhe Jahjanė e pastaj vijon rrėfimi pėr Merjemenė dhe Isain. Aty separacioni dhe rimimi shfaqen nė kėtė mėnyrė:[7]

“Pėrkujtimi i mėshirės sė Zotit tėnd ndaj robit tė vet Zekeriait. Kur ai iu lut Zotit tė vet me njė zė tė ulėt. Tha: Zoti im! Vėrtet, mua mė janė dobėsuar eshtrat, mė ėshtė zbardhur koka nga thinjat, e me lutjen time ndaj Teje, o Zoti im, asnjėherė nuk kam qenė i dėshpėruar...” (Merjem, 2-4).

“E pėrmendju nė kėtė libėr (tregimin pėr) Merjemen kur ajo u largua prej familjes sė saj nė njė vend nė Lindje. Ajo vuri njė perde ndaj tyre, e Ne ia dėrguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj si njeri nė tėrėsi. Ajo tha: Unė i mbėshtetem Tė Gjithė­mėshirshmit prej teje, nėse je qė i frikėsohesh Atij...” (Merjem, 16-18).

Kėshtu pėrfundojnė tė dy rrėfimet sipas njė melosi. Por befasisht kjo simetri fjalėsh ndryshon dhe merr formė tjetėr pas pasusit tė fundit nė rrėfimin pėr Isain, dhe ate nė kėtė mėnyrė:

“Ai (Isai) tha: “Unė jam rob i All-llahut, mua ma ka dhėnė (ka caktuar tė ma japė) Librin dhe mė ka bėrė Pejgamber. Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (lutje) e zeqat pėrsa tė jem gjallė! Mė ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė kryelartė e as tė padėgjueshėm! Selami (shpėtimi i All-llahut) ėshtė me mua ditėn kur tė dal (prej varrit) i gjallė! Kjo ėshtė fjalė e vėrtetė e Isait, birit tė Merjemes pėr tė cilėn ata shkaktojnė dyshime. Nuk i takoi (nuk ka nevojė) All-llahut tė ketė fėmijė, i pastėr ėshtė Ai, kur dėshiron njė send Ai vetėm i thotė atij: Bėhu! Ai menjėherė bėhet. (Isai i tha popullit tė vet) Dhe se All-llahu ėshtė Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurone Atė, kjo ėshtė rrugė (fe) e drejtė. Por grupet u kundėrshtuan mes vete (rreth Isait). Tė mjerėt ata qė nuk besuan se ēka kanė pėr tė parė Ditėn e madhe...” (Merjem, 30-37).

Nė kėtė mėnyrė ndryshoi sistemi i separacionit duke marrė mba­resėn e zgjatur. Gjithashtu ndryshon sistemi i rimimit i cili bėhet me shkronjėn “nūn” ose “mīm” duke pas para “meddin” (zgja­timin) e zgjatur. Sikur Kur’ani nė fund tė kėtyre ajeteve nxjerr njė konkluzė pas pėrfundimit tė rrėfimit tė mbėshtetur nė kėtė rregull. Forma e vendimit (konkluzės) vjen me njė metodė muzikale e jo sipas metodės kumtesore, dhe vjen me njė ritėm tė fortė e tė ash­pėr pėrkundėr ritmit tė rrėfimit indolent e tė shlirshėm. Sikur pėr kėtė shkak tė ėshtė bėrė ndryshimi.

Ne e shohim tė arsyeshme qė nė rastin e kėsaj konkluze tė vėmė nė spikamė edhe njė vėrejtje tjetėr. Fjala ėshtė se vetėm pas pėr­fundimit tė nxjerrjes sė kėtij akti dhe marrjes sė kėtij vendimi, iu kthye pėrsėri sistemit tė parė sa i pėrket separacionit dhe rimimit ngase tani Kur’ani i kthehet njė rrėfimi tė ri nė kėtė mėnyrė:

“Po, grupet u kundėrshtuan mes vete (rreth Isait). Tė mjerėt ata qė nuk besuan se ēka kanė pėr tė parė Ditėn e madhe! Ditėn kur ata do tė na paraqiten Neve, sa mirė do tė dėgjojnė dhe shohin, (ose njerėzit do tė shohin se ēka do t’i gjejė ata), por tash pėr tash (nė kėtė jetė) zullumqarėt janė nė humbje tė qartė. Ti tėrhiqju atyre vėrejtjen pėr ditėn e dėshpėrimit, kur tė marrė fund ēėshtja (e pėrgjegjėsisė e dikush nė xhennet e dikush nė zjarr), se ata (sot) janė tė painformuar dhe nuk janė duke besuar. S’ka dyshim se Ne e trashėgojmė (na mbetet) tokėn dhe ēka ka nė tė, dhe te Ne do tė jetė e ardhmja e tyre. Pėrkujtoju (idhujtarėve dhe tė tjerėve) nė libėr (nė Kur’an) Ibrahimin. Ai ishte vėrtet shumė i drejtė dhe Pejgamber. Kur babait tė vet i tha: “O babai im, pse adhuron atė qė as nuk dėgjon as nuk sheh, e as nuk ke asgjė prej tij? O babai im, mua mė ėshtė dhėnė nga dituria ēka ty nuk tė ėshtė dhėnė, andaj mė dėgjo se unė tė udhėzoj nė rrugė tė drejtė. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli ėshtė kundėrshtar i Mėshiruesit. O babai im, unė kam frikė se ty do tė godet ndonjė dėnim prej tė Gjithė­mėshirshmit, e do tė bėhesh shok i djallit...!” (Merjem, 37-45).

Gjithashtu edhe sureja “Nebe’ė” fillon me rimėn e “nūnit” dhe “mīmit”: “Pėr ēka ata i bėjnė pyetje njėri-tjetrit? Pėr lajmin e madh e tronditės, nė tė cilin ata janė nė kundėrshti. Jo, tė mos pyesin, se ata do ta kuptojnė! Pėrsėri jo, se ata do ta kuptojnė!” (Nebe’ė, 1-5).

Meqė e kryen kėtė kumtesė dhe fillon me pėrbėrje tė reja kup­ti­more - thurje debati e jo kundėrshimi - dhe nė kėtė mėnyrė u ndė­rrua sistemi: “Pėrsėri jo, se ata do ta kuptojnė...! A nuk e bėmė Ne tokėn e pėrshtatshme (pėr jetė) ndėrsa kodrat shtylla? Dhe ne ju krijuam juve nė ēifte. Dhe gjumin tuaj ua bėmė pėr pushim. Dhe natėn ua lamė mbulesė (si rrobat), ndėrsa ditėn e bėmė pėr gjallėrim.” (Nebe’ė, 5-15).

Kurse nė suren Āli Imrān sureja shkonte sipas njė lloj ritmi deri para pėrfundimit, e kur filloi ta paraqesė lutjen e njė grupi prej besimtarėve tė cilėt e pėrmendnin All-llahun kur ishin nė kėmbė, ulur dhe shtrirė, separacioni ndryshoi nė kėtė mėnyrė:

“Zoti ynė, kėtė nuk e krijove kot, i lartėsuar qofsh, ruana prej dėnimit tė zjarrit! Zoti ynė, atė qė Ti e futė nė zjarr, atė e ke poshtėruar; pėr mizorėt nuk ka ndihmėtarė!...” (Āli Imrān, 191-192). Ne kemi hasur nė kėso raste nė shumė komponenta tjera, megjithatė nuk mundėm t’u japim koment konsekuent nė tė gjitha sferat ku ato ndryshojnė, andaj edhe i dhamė pėrparėsi qėndrimit qė t’i vėmė nė spikamė aq sa na u shfaqėn fshehtėsitė e tyre. Mendoj se ato qė i shtruam si shembuj do tė mjaftojnė.

Sa i pėrket shumėllojshmėrisė sė metodės muzikore dhe ritmit tė saj pėrmes shumėllojshmėrisė sė valėve tė cilat shfaqen nė te, ne zotėrojmė mbėshtetje tė fortė se ajo shkon sipas njė sistemi tė veēantė dhe pėrshtatet me ambientin e pėrgjithshėm vazhdimisht pa pėrjashtime.

Pėr t’i regjistruar kėto dallime dhe pėr t’i sqaruar ato, kemi nevojė pėr njohjen e disa rregullave tė veēanta muzikore dhe tė disa terminologjive nė muzikė tė cilat nuk i zotėron secili lexues por as ne gjithashtu. Megjithatė, ne kėtė ēėshtje do ta lehtėsonim sikur tė zgjedhnim ngjyra tė dallueshme dhe forma kontraste tė nxjerrura nga ajo muzikė.

Nė suren Naziāt kemi dy forma muzikore dhe dy ritme qė simetrizohen me dy valė plotėsisht.

Forma e parė nė kėtė fragment shfaqet me njė lėvizje tė shpejtė me valė tė shkurta dhe me strukturė tė fortė e cila gėrshetohet me njė ambient tė elektrizuar, me rrahje tė shpejta dhe me dridhje tė forta, nė kėtė stil:

“Pasha ata (engjėjt) qė marrin shpirtin me rrėmbim (pėr­mbyt­shėm)! Dhe ata qė marrin shpirtrat me lehtėsim! Dhe ata qė notojnė me shpejtėsi! Dhe nxitėsit tė cilėt me shpejtėsi nė vendin e vet i ēojnė! Dhe pasha ata qė ēdo ēėshtje e rregullojnė! Ditėn qė vrullshėm bėhet dridhja. Qė pas saj pason tjetra. Atė ditė zemrat janė tė tronditura. Shikimet e tyre janė tė poshtėruara (tė frikėsuara). Ata (idhujtarėt nė dunja) thonė: A thua do tė bėhemi pėrsėri kėshtu si jemi? A edhe pasi tė jemi bėrė  eshtra tė kalbur? Ata thanė: Atėherė, ai kthim do tė jetė dėshpėrues pėr ne! Po, ajo (ringjallja) nuk do tė jetė tjetėr pos njė thirrje (klithje). Dhe ja, ata mbi sipėrfaqen e tokės.” (Naziāt, 1-14).

Metoda e dytė nė kėtė fragment shfaqet me lėvizje tė ngjyrosur me valė tė buta, me gjatėsi tė mesme, e cila gėrshetohet me am­bi­entin rrėfimor i cili nė kėtė sure nė mėnyrė direkte kumton “kthimin dėshpėrues”, “thirrjen e vetme” dhe ēėshtjen e “sipėr­fa­qes sė tokės” nė kėtė mėnyrė:

“A tė ka ardhur ty rrėfimi i Musait? Kur Zoti i tij e pat thirrur nė luginėn e bekuar Tuva (rrėzė kodrės Tūri Sinā). Shko te fara­oni se ai vėrtet e ka tepruar, dhe thuaj: E ke ndėrmend tė pas­trohesh? Unė do tė udhėzoj te Zoti yt qė t’ia kesh frikėn Atij!” (Naziāt, 15-19).

Mendoj se ne nuk kemi nevojė t’i njohim rregullat muzikore po as terminologjinė artistike qė ta bėjmė dallimin mes dy stileve dhe dy ritmeve, ngase ato janė tė qarta dhe nuk fshehen. Ato gjithashtu janė tė sintetizuara nė ēdo hapėsirė me ambientin nė tė cilin tingė­llon muzika.

Kjo muzikė ka njė detyrė parėsore, e ajo ėshtė inkorporimi i saj nė dy skenat e paraqitura nė tė dy herėt, si nė tė parėn ashtu edhe nė tė dytėn.

Tani tė flasim diē pėr llojin e tretė tė muzikės kur’anore. Ajo ėsh­tė muzika e duasė (lutjes) sė valėzuar, indolente, tė gjatė e tė pėr­kulshme:

“Zoti ynė, kėtė nuk e krijove kot, i lartėsuar qofsh, ruana prej dėnimit me zjarr! Zoti ynė, atė qė Ti e futė nė zjarr, atė e ke poshtėruar; pėr mizorėt nuk ka ndihmėtarė!... Zoti ynė, jepna atė qė nėpėrmjet Tė dėrguarve Tu na e premtove dhe nė Ditėn e kijametit mos na turpėro; Ti je Ai qė nuk e shkel premtimin!” (Āli Imrān, 192-194).

Ose njė lutje tjetėr:

“Zoti ynė, s’ka dyshim se Ti e di se ēka fshehim dhe ēka publi­kojmė, se All-llahut nuk mund t’i fshehet asnjė send nė tokė e as nė qiell. Falėnderimi i qoftė All-llahut, i cili nė pleqėri m’i fali mua Ismailin dhe Is’hakun! Vėrtet, Zoti im dėgjon dhe i pėr­gjigjet lutjes. O Zot, mė bėj mua nga ata qė falin namazin, edhe prej pasardhėsve tė mi dhe pranoje lutjen time, o Zoti ynė! Zoti ynė! Mė fal mua dhe prindėrit e mi dhe tė gjithė besimtarėt ditėn kur jepet llogaria.” (Ibrāhīm, 38-41).

Ne nuk kemi nevojė pėr rregulla dhe terminologji qė tė kuptojmė se ky stil dallon nga dy stilet e kaluara. Kjo formė akordohet me lutjen nė mėnyrė tė plotė si pėrnga muzikaliteti, valėzimi dhe ritmi i ngadalshėm.

Tash ndalemi e kujtohemi qė tė sjellim njė ngjyrė tė muzikės sė valėzuar me valė tė gjata - por me njė ngjyrė krejtėsisht tjetėr - e pėrkujtojmė dhe e sjellim kėtu duke u mbėshtetur nė ekzistimin e dallimit mes saj dhe ngjyrave tė kaluara.

Pėrbėrja muzikore e fjalisė kėtu ia shton edhe mė tepėr valėzimit thellėsinė dhe gjerėsinė. Nė te ka edhe lemeri edhe dėshpėrim sep­se ajo ėshtė muzika e tufanit: “Ajo lundron nėpėr valė me ta si kodra, e Nuhi e thirri djalin e vet, qė ishte nė njė vend tė ndarė: O djali im, hip bashkė me ne, e mos u bė me mohuesit! Ai (djali) tha: Unė do tė ngjitem nė njė kodėr qė do tė mė mbrojė nga uji (vėrshimi). Tha: Nuk ka sot mbrojtės prej dėnimit tė All-llahut, pos atė qė Ai e ka mėshiruar! Vala hyri mes tyre tė dyve, e ai (djali) u mbyt nė ujė.” (Hūd, 42-43).

Pėrbėrja muzikore e fjalisė si horizontalisht ashtu edhe verti­ka­lisht futet nė thellėsi dhe ngjitet nė lartėsi, pėr tė marrė pjesė nė tmerrin e gjerė dhe tė thellė. Ndėrsa zgjatjet (meddat) e njėpas­njėshme dhe tė shumėllojshme nė pėrbėrjen e fjalisė ndihmojnė pėr ta plotėsuar ritmin, pėr ta formėsuar dhe pėr ta harmonizuar me ambientin e skenės fort tė trishtueshme.

Tani tė kujtohemi pėrsėri dhe ta prezentojmė ngjyrėn e tretė tė muzikės sė valėzuar me valė dhe orientime tė ndryshme: “O ti shpirt i bindur plotėsisht! Kthehu te Zoti yt i kėnaqur kur edhe Ai ėshtė i kėnaqur. Hyn nė mes tė robėrve tė mi! Dhe hyn nė xhennetin Tim!” (Fexhr, 27). Kur t’i lexojė (kėndojė) lexuesi i Kur’anit kėto ajete me ton tė zėshėm, do ta pėrjetojė atė muzi­kalitet tė qetė e tė valėzuar. Ato i pėrngjajnė valės sė ngadalshme kur ngrihet nė majėn e saj dhe lėshohet deri kur shtrihet qetė dhe sigurt. Ato pėrputhen me ambientin e sigurisė (bindjes sė plotė) gjatė gjithė shfaqjes sė skenės. Ndoshta barabarėsia e zgjatimit (med-it nė tekstin origjinal. sh.p.) pėrmbi me “elif” dhe ndėr te me “je-nė” nė mėnyrė tė pėrhershme ka ndonjė fshehtėsi nė kėtė valėzim por ajo nuk ėshtė fshehtėsia e tėrė ngase zgjatimi i shpjegon ruajtjet e thekseve nė fjali e jo edhe akordimin e tyre. Ai shpjegon barabarėsinė e jashtme tė fjalėve nė melodi e jo shpirtin e saj tė brendshėm. Ky shpirt buron nga disa tipare tė fshehura (misterioze) nė tingujt e shkronjave dhe fjalėve tė cilat mund t’i zbulojė ai qė e lexon shprehjen kur’anore me ndjeshmėri dhe fry­mėzim tė thellė. Ne do tė mjaftojmė me kėtė pasqyrim tė mund­shėm pėr tė mos iu ekspozuar gėlltitjeve terminologjike.

* * *

Tani do tė shtegtojmė nė hapėsirėn e fundit prej hapėsirave tė harmonizimit artistik tė ilustrimit kur’anor.

Kemi thėnė se Kur’ani vizaton piktura dhe ekspozon skena, andaj edhe duhet ta kemi ndėr dije se ato skena dhe ato piktura pėr­mbajnė dukuritė mė subtile tė harmonizimit artistik nė ngjyrėn e pikturės dhe ambientin e skenės, ndarjes sė komponenteve-deta­je­ve dhe shpėrndarjes sė tyre nė tablonė e ekspozuar.[8]

Ne diē prej kėsaj cekėm nė kapitullin “Ilustrimi artistik” kur e prezentuan pikturėn (figurėn) e atij qė shpėrndante pasurinė e vet vetėm sa pėr sy e faqe dhe pikturėn e gurit tė madh tė mbuluar me dhé krahas pikturės sė atyre qė e shpėrndajnė pasurinė e vet duke kėrkuar kėnaqėsinė e All-llahut dhe pikturės sė kopshtit nė njė rrafshnaltė. Tė gjitha kėto piktura mes vete kanė njė baras­peshė mes komponenteve tė tyre dhe pėrballshmėri mes pozi­ci­oneve tė tyre.

Ky lloj i harmonizimit ėshtė ēelės i rrugės drejt harmonizimit tė cilin nė kėtė rast nė mėnyrė ekskluzive e synojmė.

Si pika kryesore nė kėtė rast qė na interesojnė janė:

Sė pari: Ajo qė quhet “universalitet vizatimor”. Pėr kėtė univer­salitet dinė sadopak edhe fillestarėt nė rregullat e artit vizatimor, andaj mendojmė se nuk ka nevojė ta shpjegojmė ate. Rregullat parėsore tė vizatimit imponojnė qė tė ekzistojė njė universalitet (pėrputhshmėri) mes detajeve tė vizatimit sepse detajet e pikturės nuk mund tė veēohen.

Sė dyti: Distribuimi (shpėrndarja) i komponenteve tė vizatimit - pas pėrshtatshmėrisė sė tyre - nė pėlhurė me njė masė tė caktuar qė tė mos e ngushtojnė njėra-tjetrėn dhe nė tė njėjtėn kohė viza­timi tė mos e humb harmonizimin nė tėrėsinė e tij.

Sė treti: Ngjyra me tė cilėn pikturon dhe shkallėzimi i hijeve nė mėnyrė qė t’i pėrshtatet ambientit tė pėrgjithshėm tė harmonizuar me idenė dhe motivin.

Ilustrimi me ngjyra e shpalos kėtė harmonizim ashtu siē “distri­buimi” e shpalos nė skenat teatrore dhe kinematografike. Ilustrimi nė Kur’an sendėrtohet mbi themelet e tij edhe pse element i tij i vetėm i pikturimit janė fjalėt. Por kjo edhe mė tepėr piedestalizon i’xhazin (elokuencėn) mbi tė gjitha orvatjet tjera:

1 - Ta marrim njė sure prej sureve tė shkurta tė cilat ndoshta ndo­kush i konsideron si proza tė rimuara klerikale ose fjalė tė urta tė rimuara. Pėr shembull ta marrim suren Felek:

Cili ambient i caktuar do tė shfaqet kėtu? Ai ėshtė ambienti i kėrkim-mbėshtetjes dhe kėrkim-ruajtjes duke i pasur parasysh fsheh­tėsitė, paqartėsitė dhe turbullirat. Dėgjo se ēka shkruan nė Kur’an:

“Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit. Prej dėmit tė ēdo krijese qė Ai e krijoi. Dhe prej errėsirės sė natės kur ngryset plotėsisht. Dhe prej dėmit tė atyre qė lidhin dhe fryejnė nyja. Edhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron.” (Felek, 1-5).

Cili ėshtė ai agim (felek) me tė cilin kėrkon mbrojtje te Zoti i tij? Nga shumė sinonimet e fjalės “felek” do ta zgjedhim fjalėn “fexhr” (mėngjes) ngase ky sinonim ėshtė mė i pėrshtatshėm tė kėrkohet mbrojtje prej Tij nga njė errėsirė e cila mund t’i kaplojė nga ajo qė e krijoi, nga ajo qė ngryset plotėsisht, nga fyerjet dhe zilia, dhe se nė te ka pakuptueshmėri tė veēantė tė cilės do t’ia dimė fshehtėsinė pas pak kohe.

Kėrkon mbrojtje me Zotin e “fexhrit” (mėngjesit) “prej dėmit tė ēdo krijese”. Kėtu Kur’ani nė mėnyrė mohuese dhe me “ma-nė” (nė tekstin origjinal “ma halek” sh.p.) e cila ėshtė lidhėse me funksion gjithėpėrfshirės. Nė kėtė mohim dhe pėrfshirje realizohet turbullia dhe errėsira abstrakte nė pėrgjithėsi. “Dhe prej errė­si­rės sė natės kur ngryset plotėsisht”. Atėherė kur errėsira e natės futet nė ēdo gjė, ajo shtrihet tmerrueshėm dhe frikėsueshėm. “Dhe prej dėmit tė atyre qė lidhin dhe fryejnė nyja”. Ambienti i lidhjes dhe fryerjes nė nyja qė bėhet nga fallxhorėt dhe klerikėt nė tė cilin dominojnė trishtimi, misteri dhe errėsira. Bile ata nė tė shumtėn e rasteve fryejnė nė nyja vetėm natėn. “Edhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron”. Smira (zilia) ėshtė ref­leks i brendshėm emocional i strukur nė errėsirėn e shpirtit, i errėt por edhe i tmerrshėm.

Ambienti ėshtė pėrplot errėsirė dhe tmerr, misteriozitet dhe enig­mė. Njeriu kėrkon mbrojtje te All-llahu nga kjo errėsirė, e All-llahu ėshtė Zot i ēdo gjėje. Tani shtrohet pyetja, e pse tė veēohet si “Zot i agimit”? - Nė mėnyrė qė tė simetrizohet me ambientin e tėrė pikturės dhe tė marrė pjesė nė te. Megjithėse do tė dukej mė e logjikshme sikur tė kėrkonte mbrojtje nga errėsira te “Zoti i dri­tės”. Por kėtu logjika nuk mund tė jetė kriter gjykues. Kriter gjy­kues ėshtė ndjenja e ilustrimit tė pėrpiktė dhe subtil. Drita (nuri) zbulon paqartėsinė e tmerrueshme por nuk mund tė gėrshetohet me ambientin e ngrysjes, fryerjes nė nyja, e as me ambientin e smirės. “Feleku” (agimi) realizon domethėnien e dritės nė aspek­tin logjik pastaj ngėrthehet me ambientin e pėrgjithshėm nė as­pektin ilustrativ. Agimi ėshtė interval para shkėlqimit tė dritės i cili e pėrfshinė dritėn dhe errėsirėn. Ai zotėron edhe ambientin e errėt magjepsues.

Shtrohet pyetja: Cilat janė detajet e pikturės kėtu dhe cilat janė aktet e skenės?

Nė pikėpamje tė “agimit dhe errėsirės” kemi dy skena prej skenave tė peizazhit, ndėrsa nė pikėpamje “tė lidhjes dhe fryerjes nė nyja” dhe “smirėkeqit kur sipas smirės vepron”, kemi dy kri­jesa njerėzore.

Nė pikėpamje tė “agimit” dhe “errėsirės sė natės” kemi dy skena tė pėrballshme kohėsisht. Ndėrsa nė pikėpamje tė “lidhėsit dhe fryerėsit nė nyja” dhe “smirėkeqit” kemi dy kategori tė pėrballshme njerėzore.

Kėto detaje janė tė shpėrndara nė pllakė nė formė tė harmonizuar dhe tė pėrballshme nė pėlhurėn e vizatimit me krahasim tė pėr­piktė e cila nė tėrėsi ėshtė e tė njėjtės ngjyrė. Qė tė gjitha janė misterioze dhe tė tmerrshme tė mbėshtjellura nė paqartėsi dhe errėsirė. Ambienti i pėrgjithshėm ėshtė formuar nė bazė tė kėtij uniteti nė ngjyra dhe detaje.

Me kėto fakte nuk kemi bėrė kurrfarė teprimesh. Ėshtė e pamun­dur qė i gjithė ky precizitet tė vijė pa synim tė caktuar. Synimi i tillė nuk mund tė jetė vetėm njė stoli kalimtare. Kjo ēėshtje nuk ka tė bėjė me fjalė ose me pėrballshmėri psikike por me pėlhurė vizatimi, ambient, harmonizim dhe disa pėrballshmėri ilustrative tė cilat numėrohen si art i shkėlqyeshėm nė ilustrim, qė me njė shprehje tė thjeshtė tėrheq vėmendjen kur ekzekutohet.

2 - Kur’ani tokėn e karakterizoi para zbritjes sė shiut dhe para gufimit tė saj me bimė tė ndryshme, njėherė si “tė shkretė” e njėherė si “tė pėrulur”. Dikush kėtė e kupton vetėm si ndryshim i shprehjeve e ne do tė shikojmė se si janė paraqitur kėto dy pamje.

Ato janė paraqitur nė dy versione tė cilėt dallojnė nga njėri-tjetri dhe ate nė kėtė formė:

a) Ėshtė cekur “e shkretė” nė kėtė version:“O njerėz, nėse dy­shoni pėr ringjalljen, (dine) se Ne ju krijuam prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur, pastaj prej njė (copėz) mi­shi, qė ėshtė krijesė e formuluar ose e paformuluar qė t’ua sqa­rojmė juve (fuqinė Tonė). Dhe Ne e mbajmė nė mitėr atė qė du­am deri nė kohė tė caktuar e mandej u nxjerrim foshnje e pas­taj do tė arrini pjekurinė tuaj. Disa prej jush vdesin e disa mbe­sin deri nė kufirin mė tė skajshėm tė jetės, qė mos tė dijė asgjė nga ajo qė ka ditur mė parė. E ti e sheh tokėn tė shkretė, e kur Ne ia lėshojmė asaj ujin ajo gjallėrohet dhe gufon, dhe nga tė gjitha ēiftet (llojet) mbijnė bimė tė mrekullueshme.” (Haxhxh, 5).

b) Dhe ėshtė cekur “e pėrulur” nė kėtė version:

“Nga faktet e madhėshtisė sė Tij janė nata, dita, dielli e hėna. Mos i bėni sexhde (mos iu pėrulni) as diellit as hėnės! Sexhde bėni vetėm All-llahut, i cili i krijoi ato, nėse e adhuroni vetėm Atė! E, nėse ata madhėshtohen, ata qė janė te Zoti yt (engjėjt) e lavdėrojnė Atė natėn dhe ditėn, e kurrė nuk mėrziten. Nga faktet e madhėshtisė sė Tij ėshtė edhe toka qė ti e sheh tė pėrulur (tė thatė), e kur Ne ia lėshojmė asaj shiun gjallėron dhe gufon.” (Fussilet, 37-39).

Nėse kėto dy versione sadopak i sodisim, do tė dalė nė dritė mė­nyra e harmonizimit nė termin “e shkretė” dhe atė “tė pėrulur”. Ambienti i versionit tė parė ėshtė ambient i ringjalljes, gjallėrimit dhe gufimit andaj edhe harmonizohet me te ilustrimi i tokės se ajo ėshtė “e shkretė” e pastaj gjallėron dhe gufon dhe nga ēdo ēift mbijnė bimė tė mrekullueshme.

Kurse ambienti nė kontekstin e dytė ėshtė ambient adhurimi, pėrulshmėrie dhe i rėnies nė sexhde, ashtu qė me te harmonizohet ilustrimi i tokės se ajo ėshtė “e pėrulur” e kur ia zbret shiun gu­fon dhe gjallėron. Pastaj kėtu nuk ia bashkangjet gjallėrimit dhe gufimit mbirjen dhe daljen siē ia bashkangjet atje, sepse ato dy fenomene nuk kanė hapėsirė nė ambient tė adhurimit dhe rėnies nė sexhde. Nė rastin e dytė nuk vijnė “gufimi dhe gjallėrimi” pėr tė njėjtin qėllim qė erdhėn nė rastin e parė. Kėto dy shprehje nė kėtė rast ia pėrfytyrojnė tokės lėvizjen pas pėruljes sė saj. Mu kjo lėvizje edhe synohet kėtu, ngase ēdo gjė nė skenė lėvizė sipas lė­vizjes sė adhurimit, prandaj nuk do tė ishte e pėrshtatshme vetėm toka tė mbetet e pėrulur dhe e palėvizshme. Ajo u gjallėrua qė t’u bashkangjitet adhuruesve qė i bėnin lėvizjet e tyre nė skenė, dhe gjithashtu tė mos mbetet njė akt prej akteve tė skenės, i pa­lėvizshėm, kurse tė gjitha aktet tjera tė lėvizin pėrreth.

Edhe kjo pra ėshtė njė prej ngjyrave tė mprehtėsisė sė harmo­ni­zimit tė lėvizjes imagjinative e cila kulmon mbi ēdo vlerėsim.

Ėshtė mirė tė vėrejmė se shkretėsia dhe pėrulshmėria unjėsohen nė kuptimin e pėrgjithshėm. Pėrmes atyre dyjave nė dy ajetet ar­gumentohet fuqia e Krijuesit pėr ringjallje. Ato dy tipare pėr­shkruhen tė plogėshta dhe imobile qė pastaj tė pėrcillen me lėvizje dhe gjallėrim.

Sikur tė ishte qėllimi vetėm vėnia nė pah e domethėnies mendore, nuk do tė kishte nevojė pėr kėtė shumėllojshmėri. Shprehja kur’anore nuk synon vetėm ta shfaq domethėnien mendore por sugjestionon gjithashtu edhe nė ilustrim (pikturė). Nė anėn tjetėr, ilustrimi pretendon nė shumėllojshmėrinė qė tė arrihet harmoni­zi­mi me detajet tjera tė tablosė vizatimore ose skenės sė ekspozuar.

Pėrfundimi i kėsaj shumėllojshmėrie ėshtė i prerė nė atė se “ilus­trimi” ėshtė element kryesor nė metodologjinė kur’anore dhe se shprehja nuk pėrfundon nė domethėnien mendore por pulson si­pas natyrės sė saj me piktura tė gjalla tė domethėnieve. Ato ndry­shojnė me ndryshime tė imta dhe tė buta sipas ndryshimit tė deta­jeve dhe ngjyrave.

Tani t’i hedhim njė shikim “unjėsimit vizatimor” nė tė dy pikturat dhe nė vetė detajet e pikturės gjithashtu.

Unjėsimi i pikturės sė parė ėshtė kėshtu: Disa krijesa tė gjalla qė dalin nga vdekja; ose prezentimi i disa skenave tė jetės. Detajet e kėsaj pikture janė: uji (sperma) i cili evoluon nė etapat e tij tė njo­hura dhe njė bimė e cila me zhvillimin e saj bėhet ēift (lloj) i mre­kullueshėm. Ndėrsa toka ishte dhé i vdekur nga i cili del kjo sper­mė dhe tokė e shkretė nga e cila del kjo bimė. Ambienti i pėr­gjithshėm ėshtė ambient i tė gjallėve tė pikturuar nga kėto detaje.

Kurse unjėsimi i vizatimit tė dytė ėshtė nė kėtė formė: Krijesa na­tyrore adhuruese, ose skena natyrore. Detajet e saj janė: Nata dhe dita, dielli dhe hėna dhe toka e pėrulur All-llahut... Nė tė valė­zoj­nė dhe me tė lidhen dy grupe tė gjallėsh me gjini tė ndryshme me pamje tė unjėsuar: Grup prej njerėzve tė cilėt madhėshtohen e largohen nga ibadeti dhe grup prej engjėjve tė cilėt e adhurojnė All-llahun natėn dhe ditėn. Ambienti i pėrgjithshėm ėshtė ambi­enti i adhurimit i pikturuar nga kėto detaje.

Nė kėtė mėnyrė harmonizohen detajet me ambientin e pėr­gjith­shėm dhe unjėsohen detajet e njė pikture duke e realizuar unjė­si­min vizatimor dhe i shpėrndanė detajet nė pėlhurė me kėtė sistem tė mahnitshėm.

3 - Nė hapėsira tė ndryshme Kur’ani paraqiti shumė piktura tė begatisė, tė cilat All-llahu ia mundėsoi njeriut. Nė secilin rast paraqiteshin grumbull begatishė “tė unjėsuara” simetrikisht nė kėtė mėnyrė tė cilėn do ta paraqesim nė dy ndarje pėr tė dhėnė shembull:

a) “All-llahu ua bėri shtėpitė tuaja vendbanim dhe nga lėkurėt e kafshėve ju mundėsoi tė keni shtėpi (tenda) qė lehtė i bartni kur udhėtoni, e edhe kur vendoseni, ndėrsa nga leshi (i dhenve), nga qimet (e deveve) dhe fijet (e dhive) petka e shtroja qė t’i shfrytėzoni pėr njė kohė.” (Nahl, 80).

“All-llahu nga ajo qė krijoi, ju bėri edhe hije, e nė kodra vend­strehime, edhe petka qė ju mbrojnė prej tė nxehtit dhe petka qė ju mbrojnė nė luftė. Ashtu All-llahu plotėson tė mirat (ni’metet) e Tij ndaj jush, nė mėnyrė qė tė dorėzoheni (besoni).” (Nahl, 81).

b) “Ju edhe nė kafshėt keni mėsim (pėrvojė). Ne ju furnizojmė me atė qė kanė nė barqet e tyre - ndėrmjet ushqimit tė pėrpu­nu­ar dhe gjakut: qumėsht tė pastėr dhe tė shijshėm pėr ata qė e pijnė.” (Nahl, 66).

“E nga frytet e hurmės (palmave) dhe tė rrushit (hardhive) nxirrni prej tyre pije dehėse dhe rrizk tė shėndetshėm. S’ka dyshim se nė tė ka fakte pėr njė popull qė mendon (logjikon).” (Nahl, 67).

“Zoti yt e frymėzoi bletėn: Ndėrto shtėpi nėpėr kodra, nėpėr drunj dhe nėpėr ato qė i ngritin (njerėzit). Pastaj ha nga tė gjitha (llojet e) frutave dhe ec rrugės sė Zotit tėnd. Nga barqet e tyre del lėng, ngjyra e tė cilit ėshtė e ndryshme dhe nė tė cilin ka shėrim pėr njerėzit. Edhe nė kėtė ka dėshmi pėr atė popull qė mendon thellė.” (Nahl, 68-69).

Nė kėto dy kontekste vėrehet se kafshėt janė tė pėrmendura nė mėnyrė tė barabartė. Tani tė shohim se prej cilave pikėpamje janė ekspozuar veē e veē nė secilin kontekst dhe pse ėshtė ekspozuar kjo pikėpamje kėtu e pse ajo tjetra atje:

a) Versioni i parė vizaton pikturėn me shtėpi, vendstrehime, hije dhe petka; tė gjitha ose kanė karakter dėfryes ose karakter mbroj­tės, ose hijedhėnės ose mbulues.

Meqė ky ėshtė “unjėsim vizatimor” prej kafshėve, u paraqit as­pekti i cili pėrputhet me kėtė unjėsim. Kur’ani paraqiti lėkurėt tė cilat shfrytėzohen pėr shtėpi (tenda) tė cilat barten lehtė kur udhė­tohet. Pastaj leshi (i dhenve), qimet (e deveve) dhe fijet (e dhive) tė cilat shfrytėzohen pėr petka dhe shtrojė. E gjithė pamja ėshtė pamje shtėpishė, petkash dhe hijesh.

b) Versioni i dytė pasqyron njė pamje tė nxjerrjes sė pijeve: vera e cila fitohet nga frutat dhe mjalti i cili fitohet nga bletėt. Meqė ky ėshtė unjėsim vizatimor, prej kafshėve u paraqit aspekti i cili pėrputhet me pijet, u paraqit qumėshti pėr ata qė e pijnė.

Pėrpikėria e harmonizimit nuk u ndal nė unjėsimin e pamjes sė pėrgjithshme por vazhdoi edhe nė hollėsitė e detajeve: Ja, vera fitohet nga frutat, tė cilėt pėrnga forma nuk i ngjajnė verės; dhe ja, mjalti fitohet nga nektari i luleve, tė cilat pėrnga forma dhe na­tyra nuk i ngjajnė mjaltit, dhe ja qumėshti, nxirret ndėrmjet ush­qimit tė pėrpunuar dhe gjakut, tė cilėt pėrnga forma dhe natyra nuk i ngjajnė qumėshtit. Megjithatė, qė tė gjitha kėto ėshtė e pamundur tė prodhohen prej gjėrave tjera. Mandej i gjithė procesi ėshtė proces bujqėsor e gjedhor nė tė cilin ka jetė.

Pra kjo ėshtė ajo forcė krijuese e cila i unjėson detajet, i pėr­pi­kė­ron ilustrimet dhe e harmonizon shfaqjen. Shembuj tė ngjashėm me kėto prekshmėri tė pėrpikta tė cilat i pėrshkojnė hollėsitė e detajeve kemi shumė nė Kur’an, por ne do tė mjaftojmė me kėta shembuj duke ua shtuar edhe shembullin vijues i cili ka disa karakteristika tė veēanta:

4 - “Ata qė tė zotohen ty, nė tė vėrtetė ata i zotohen All-llahut, se dora e All-llahut ėshtė mbi duart e tyre. E kush e thyen (zoti­min), ai e thyen vetėm nė dėm tė vetin, e kush e zbaton atė pėr tė cilėn i ėshtė zotuar All-llahut, Ai do t’i japė atij shpėrblim tė madh.” (Fet'h, 10).

Kėtu piktura ėshtė pikturė zotimi me duar, e pėr ta harmonizuar tėrė ambientin e bėri “dorėn e All-llahut mbi duart e tyre”. Kur’ani u shėrbye me kėtė trupėzim nė sferėn e indiferimit ab­so­lut dhe abstraktizimit total.

Dijetarėt e belagės (retorikės-stilistikės) kėtė lloj harmonizimi e quajnė “konsolidim i tė krahasueshėmve” dhe i japin rėndėsi as­pektit gjuhėsor, sepse ata nuk u pėrpoqėn ta hulumtojnė aspektin ilustrativ. Ne do ta pėrdorim tė njėjtėn shprehje “konsolidim i tė krahasueshėmve” dhe do ta vėmė nė spikamė aspektin e harmo­ni­zimit artistik nė atė pikturė, qė tė ruhet “unjėsimi vizatimor”, am­bienti skenik dhe simetria (pėrputhshmėria) e pėrgjithshme.

Por, Kur’ani nuk shėrbehet vetėm me kėto “prekshmėri subtile” nė ilustrim por edhe me “prekshmėritė dimensionale” (e ne kėtu shprehemi me gjuhėn ilustrative sepse nė realitet jemi nė fushė tė ilustrimit para se tė jemi nė fushė tė interpretimit). Kėto prek­shmėri dimensionale ndonjėherė pėrfshijnė qiellin dhe tokėn nė njė thurje, e ndonjėherė skenat e natyrės dhe tė jetės nė njė kontekst. Pėrkundėr kėsaj, pergamenti i vizatimit ka hapėsirė pėr t’i pra­nuar tė gjitha kėto nė bazė tė “unjėsimit tė madh” nė vend tė “unjėsimit tė vogėl”.

1 - Pėr shembull: “Vallė a nuk e shikojnė deven se si ėshtė kri­ju­ar; edhe qiellin se si ėshtė ngritur; edhe malet se si janė ven­do­sur; edhe tokėn se si ėshtė shtruar.” (Gāshije, 17-20).

Ky peizazh pėrfshinė qiellin, tokėn, kodrat dhe devet nė njė shfaqje; kufijtė e sė cilės janė kėto hapėsira tė gjera tė jetės dhe natyrės. Kėtu vėrehet ajo gjerėsi kolosale e cila sjell nė ndjenjė njė huti dhe befasi. Detajet e pikturės janė tė shpėrndara mes vi­jės horizontale nė qiellin e ngritur dhe tokėn e shtrirė dhe vijės vertikale mes maleve tė vendosura dhe deveve tė larta e tė mėdha.

Kėto janė hollėsi tė cilat i pėrvjedh syri i ilustruesit krijues si pėrnga forma ashtu edhe pėrnga pesha.

Ajo qė mund tė vėrehet kėtu me syrin e ilustruesit ėshtė edhe ajo se; njė peizazh natyror qė pėr bazė i ka qiellin dhe tokėn, nuk mund tė vėrehet nga sendet e ngurta pos maleve, e as prej sendeve tė gjalla pos deveve ose diē qė ėshtė nė madhėsi tė deves. Kurse deveja ėshtė kafshė e pėrshtatshme sepse ajo ėshtė shoqėruese e shkretėtirave tė rrafshta tė cilat kufizohen me qiellin dhe malet!

2 - Po i tė njėjtit synim - me ndryshime nė vendet e prekshmėrive - ėshtė edhe ajeti: “Ne nė qiell kemi krijuar galaktika yjesh dhe e kemi zbukuruar ate, pėr ata qė e shikojnė me vėmendje, dhe e kemi ruajtur nga ēdo djall i mallkuar. Pėrveē atij qė vjedh (pėrgjon) ēka dėgjohet, po edhe atė e kap ylli i zjarrtė dhe i dukshėm. E tokėn e kemi shtrirė dhe nė te kemi ngritur kodra dhe kemi mbirė nė te ēdolloj (bime) nė masa proporcionale. Dhe Ne ua bėjmė nė te jetesėn edhe atyre pėr tė cilėt ju nuk jeni furnizues (nuk i mbani).” (Hixhr, 16-20).

Nė qiell ka “galaktika yjesh” impozante dhe yje tė zjarrta tė cilat i pėrmbysin tė papėrulshmit. E nė tokėn e shtrirė ka male tė larta dhe bimė “nė masė proporcionale” (e nuk tha “bimė” tė mreku­llueshme)! Nė tokė ka gjithashtu “jetesa” tė cilat janė tė pėrmen­dura nė shumės, ato aludojnė nė numėr tė madh dhe asosh qė nuk furnizohen dhe mbahen nga njerėzit. Pra, ai shprehet kėshtu nė kėtė mėnyrė denoncuese dhe pėrēmuese... E gjithė kjo ėshtė pėr­plot skena tė cilat i unjėsoi madhėshtia konkrete (shqisore) dhe abstrakte (imagjinative).

3 - Ndonjėherė zgjerohet pėlhura e vizatimit dhe zgjatet hapėsira e saj. Gjithashtu paraqiten kontaktet tė cilat nė pėrfundim bėhen mė precize ashtu qė i pėrfshijnė edhe detajet:

Si shembull: “S’ka dyshim se vetėm All-llahu e di kur do tė ndo­dhė kijameti. Ai e zbret shiun. Ai e di se ēka ka nė mitra (tė shtatzėneve), askush nuk e di se ēka do t’i ndodhė tė nesėrmen dhe askush nuk e di se nė ē’vend do tė vdesė. All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i njohuri.” (Llukmān, 34).

Kjo ėshtė njė pėlhurė e gjerė qė pėrshtatet me kohėn dhe vendin, me tė tashmen reale dhe ardhmėrinė e parashikueshme, me fshehtėsitė e paarritshme, dhe nė ndėrmendjet e emocionit dhe nė kėrcimet e imagjinatės qėndron kijameti me largėsi tė paper­cep­tuar; shiu me burim tė largėt; ajo qė ėshtė strukur nė mitėr e panjohur pėr syrin si pėr nga emri ashtu edhe pėr nga realiteti i tij; furnizimi (rrizku) pėr tė nesėrmen i cili ėshtė afėr sipas kohės por i fshehur pėr dijen; dhe vendi i vdekjes (varrosjes) i cili ėshtė larg paramendimit.

* * *

Ajo ėshtė njė pėlhurė vizatimore me gjerėsi tė kohės dhe vendit. Mirėpo prekshmėritė dimensionale pasi qė arritėn nė tė gjitha po­ret dhe trokasin nė kėndet e saj (pėlhurės), dhe t’i bashkojė ato nė sheshin e sekretit tė paarritshėm, do tė qėndrojnė bashkėrisht para njė sporteli tė vogėl e tė mbyllur. Sikur prej tij tė hapej njė vrimė sa vrima e gjilpėrės, do tė barazohej e tė bashkohej e afėrta pas saj me tė largėtėn dhe do tė shpaloseshin ato shumė tė vonshmet dhe ato tė ēastit.

Mė tej ngrihemi nė njė hapėsirė tjetėr nga hapėsirat e harmo­ni­zimit artistik sipas ilustrimit kur’anor.

Deri mė tash harmonizimi bėhej nė pikturė apo skenė. Ai ishte mė i suksesshmi dhe mė i ploti sa u pėrket detajeve dhe ambientit tė pėrgjithshėm. Mirėpo krijimtaria e mrekullueshme nuk ndalet kėtu. Ajo nė disa momente pikturėn e pėrkufizon nė pėrshkrim kurse skenėn nė ndriēim, ashtu qė pėrshkrimi dhe ndriēimi ndėr­lidhen me pikturėn dhe skenėn qė pastaj tė lidhet pėrreth ritmi muzikor i cili i pėrshtatet gjithė kėsaj, nė mėnyrė qė ta arrijė atė qė e shpreh ky shembull:

1 - “Pasha mėngjesin (paraditėn). Dhe natėn kur e shtrinė errė­sirėn! Zoti yt nuk tė ka braktisur as nuk tė ka pėrbuzur. Por, vėrtet bota tjetėr (ahireti) ėshtė mė e mirė pėr ty se sa e para (dunjaja). E Zoti yt do tė tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh. A nuk tė gjeti ty jetim e tė strehoi. Dhe tė gjeti tė paudhėzuar e tė udhė­zoi. Dhe tė gjeti tė varfėr e tė pavarėsoi (nga tė tjerėt me pasuri). E jetimin mos e nėnēmo. As lypėsin mos e refuzo. E dhuntitė e Zotit tėnd shprehi!” (Duhā, 1-11).

Kėto shprehje nxorėn nė pah njė ambient tė pėrkėdheljes sė ėmbėl dhe mėshirės sė butė, kėnaqėsisė sė plotė dhe ngushėllimit tė dhembshėm. “Zoti yt nuk tė ka braktisur as nuk tė ka pėrbuzur. Por, vėrtet bota tjetėr ėshtė mė e mirė pėr ty se sa e para. E Zoti yt do tė tė japė ty e ti do tė kėnaqesh”. Pastaj: “A nuk tė gjeti ty jetim e tė strehoi. Dhe tė gjeti tė paudhėzuar e tė udhėzoi. Dhe tė gjeti tė varfėr e tė pavarėsoi”. Kjo pra ėshtė pėrkėdhelje, ėshtė mėshirė, ėshtė kėnaqėsi dhe ėshtė ngushėllim. Tė gjitha kėto der­dhen pėrmes vargjeve tė shprehjes sė ėmbėl me fjalė tė buta dhe pėrmes muzikės joshėse tė shprehjes me lėvizje tė shkallėzuar, me hapa tė ngadalėsuar, me tingull tė ulėt dhe me ritėm tė dhimb­shėm. E Kur’ani dėshiroi ta pėrshkruajė kėtė pėrkėdhelje tė ėmbėl, kėtė mėshirė tė butė, kėtė kėnaqėsi tė plotė dhe kėtė ngu­shėllim tė dhembshėm. Pėrshkrimin e filloi nga mėngjesi i ndrit­shėm dhe nata kur shtrinė errėsirėn. Kėto janė dy peizazhet mė tė bukura tė natės dhe tė ditės dhe dy kohėt mė tė pėrshtatshme pėr soditje. Ato i ndėrthuri me fjalė cilėsuese tė pėrshtatshme. “Natė e bukur” ėshtė ajo kur fillon tė shtrihet errėsira e jo nata e trish­tueshme me errėsirėn skėterrė tė saj. Nata kur fillon tė shtrihet errėsira ėshtė e butė dhe e pastėr. E mbulojnė disa re pėrkė­dhe­lėse, ngushėlluese dhe tė dhembshme, mu si ambienti i jetimit dhe tė varfėrit. Pastaj shpaloset dhe shkėlqen atėherė kur pason mėn­gjesi i ndritshėm me fjalėt: “Zoti yt nuk tė ka braktisur as nuk tė ka pėrbuzur. Por, vėrtet bota tjetėr ėshtė mė e mirė pėr ty se sa e para. E Zoti yt do tė tė japė ty e ti do tė kėnaqesh”. Kėshtu pėrputhen ngjyrat e pikturės me ato tė pėrshkrimit pėr t’u plotė­suar harmonizimi dhe akordimi.

2 - Tash dėgjo njė muzikė tjetėr, shiko njė pėrshkrim tjetėr tė njė pikture e cila krahasohet me kėtė pikturė:

“Pasha vrapuesit e shpejtė (kuajt) qė hingėllojnė! E qė qesin xixa nga thundrat e tyre. Dhe i vėrsulen (armikut) nė mėngjes. Dhe nė atė rast ngrenė pluhur. Dhe ashtu hedhen nė mesin e grumbullit (tė armikut). Vėrtet, njeriu ėshtė pėrbuzės ndaj Zotit tė vet. Edhe vet ėshtė dėshmues i asaj (pėrbuzjeje). Dhe ai ėshtė shumė lakmues i pasurisė. A nuk e di ai se do tė nxirret ēka ka nė varreza? Dhe tė dalė nė shesh (e tubuar) ajo qė ishte nė gjokse. E atė ditė, pa dyshim, Zoti i tyre ėshtė i njohur hollėsisht pėr (ēėshtjen) e tyre.” (Adijat, 1-11).

Kėtu muzikaliteti ėshtė shumė i ngjashėm me muzikalitetin e aje­teve tė sures Naziāt tė cilėn e kaluam. Bile ky ėshtė mė i ashpėr dhe mė tronditės. Nė tė ka vrazhdėsi, thėrrmim dhe plasaritje. Ai i pėrngjan ambientit tė buēitjes sė pluhurosur tė cilėn e krijojnė va­rrezat e shkapėrderdhura dhe gjokset qė nxjerrin prej tyre nė shesh atė qė kanė punuar dhe ambientit tė refuzimit dhe tėrheqjes sė fortė. E kur Kur’ani dėshiroi qė gjithė kėsaj t’i japė njė pėr­shkrim tė pėrshtatshėm nga ambienti i buēitjes sė pluhurosur, zgjodhi kuajt e shpejtė qė hingėllojnė, e qė nga thundrat e tyre xixat xixėllojnė, qė vėrsulen herėt nė mėngjes dhe qė nė atė rast ēojnė pluhur. Nė kėtė mėnyrė pėrshkrimi u bė pjesė e pikturės dhe piktura pjesė e pėrshkrimit me pėrpikmėrinė e harmonizimit dhe bukurinė e zgjedhjes.

Kėto janė dy pėrshkrime tė cilėt ēdonjėri prej tyre ka ngjyrė tė veēantė ose dy ngjyra tė pėrafėrta. Vetė piktura nė brendinė e saj ka njė ngjyrė ose dy ngjyra rė pėrafėrta, por pėrshkrimi mund tė ketė mė shumė se njė ngjyrė, kur edhe pikturėn qė e ka me vete e ka tė tillė, siē ėshtė rasti me suren El-Lejl:

“Pasha natėn qė e mbulon terri. Pasha ditėn kur ajo shkre­pėtinė! Pasha Atė qė krijoi mashkullin dhe femrėn. Vėrtet, vep­rimi juaj ėshtė i llojllojtė. E, sa i pėrket atij qė jep dhe ruhet. Dhe vėrteton (atė) mė tė bukurėn. Ne do t’ia lehtėsojmė tė lehtėn (rrugėn e kėnaqėsisė). Kurse atij qė ėshtė koprrac dhe e ndien veten tė pavarur (nga Zoti) dhe qė pėrgėnjeshtron atė mė tė bukurėn. Ne do t’ia lehtėsojmė tė vėshtirėn (rrugėn e ndėsh­kimit). E pasuria e tij nuk do t’i bėjė dobi kur do tė hedhet (nė varr). E jona ėshtė vetėm tė udhėzojmė. Dhe vetėm e Jona ėshtė bota tjetėr si dhe kjo. Unė ua kam tėrhequr vėrejtjen pėr zjarrin qė kėndellet. Nė te nuk hedhet pos ai mė i prishuri. I cili pėrgėnjeshtroi dhe u tėrhoq (nga besimi). E larg tij do tė jetė mė i druajturi. Ai qė jep pasurinė pėr t’u pastruar e jo pėr ta shpėrblyer ndokė qė i ka bėrė mirė mė parė. Por vetėm pėr ta fituar kėnaqėsinė e Zotit tė vet, mė tė lartit. Ai me siguri do tė jetė i kėnaqur.” (El-Lejl, 1-21).

Kėtu kemi njė pikturė qė pasqyron tė bardhėn dhe tė zezėn. Nė te ka tė atillė qė “japin dhe ruhen” dhe tė atillė qė janė “dorė­shtrėnguar dhe e ndiejnė veten tė pavarur”. Nė te ka tė atillė qė ia pėrgatisin vetes tė lehtėn dhe tė atillė qė ia pėrgatisin vetes tė vėshtirėn. Nė te ėshtė edhe i prishuri qė do tė hedhet nė zjarr tė kėndellur dhe i druajturi qė do tė jetė i kėnaqur dhe i sigurt.

Nė pėrshkrimin gjithashtu tė bardhė dhe tė zi kėsaj here: “Nata qė e mbulon terri (e jo nata qė e shtrinė errėsirėn). Nė te ėshtė edhe dita kur ndriēon e cila plotėsisht i qėndron pėrballė natės kur “e mbulon terri”. Kėtu janė: mashkulli dhe femra tė pėrballshėm pėrnga lloji dhe krijimi... Ky edhe ėshtė pėrshkrim i pėrshtatshėm pėr pikturėn tė cilės i bashkangjitet.

Ndėrsa muzika qė e shoqėron atė ėshtė mė e vrazhdė dhe mė e lartė se muzika nė suren Duhā, mirėpo ajo nuk ėshtė e ashpėr e as ekstreme sepse kėtu ambienti mė shumė ėshtė rrėfyes dhe proklamues se sa kėrcėnues dhe qortues.

Edhe kjo, pa dyshim ėshtė njė madhėshti e harmonizimit.

* * *

Mė pas do tė ngjitemi nė njė hapėsirė tjetėr prej hapėsirave tė harmonizimit artistik nė Kur’an.

Kur ilustrimi kur’anor pėrfundon me harmonizimin e ngjyrave dhe detajeve nė kėtė pikturė apo nė atė skenė, dhe kur i bashka­ngjitet atij muzika plotėsuese nė ambient, nuk pėrfundon edhe me harmonizimin e realizimit. Ekziston edhe njė hap pas gjithė kėsaj i cili ėshtė i domosdoshėm pėr harmonizimin, i domosdoshėm pėr stimulimin e skenės dhe pėr pėrkryerjen artistike nė te. Ai ėshtė intervali i caktuar pėr mbetjen e skenės sė shfaqur nė shqisat e imagjinatės. Harmonizimi kur’anor e vėren kėtė dhe e realizon nė formėn mė tė lartė.

Disa skena kalojnė shpejtė dhe grabitshėm, pėrpak e tė grabiten sytė nga shpejtėsia qė e kanė, dhe pothuajse vetė imagjinata nuk mund t’i pėrcjellė. Disa skena zgjaten e zgjaten saqė nė disa ēaste njeriut i duket se ato nuk pėrfundojnė. Disa nga kėto skena tė gjata janė pėrplot lėvizje dhe aksione e disa tė tjera tė palė­viz­shme qė nuk shfaqen gjatė. Tė gjitha kėto realizohen duke e patur parasysh njė qėllim tė veēantė nė skenė i cili pėrputhet me qėlli­min e pėrgjithshėm tė Kur’anit. Me tė plotėsohet harmo­nizimi nė realizimin e atyre skenave nė mėnyrėn mė tė plotė.

Shkurtėsitė (thurjet e shkurta) kanė metoda tė ndryshme por edhe gjatėsitė (thurjet e gjata) kanė metoda tė llojllojshme. Ēdonjėra prej tyre e realizon qėllimin (synimin) dhe i pėrshtatet ambientit tė skenės. Ky ėshtė njė hap tjetėr nė kėtė hapėsirė tė re. Tani tė kalojmė nė shembujt ngaqė ata janė tė vetmit qė kanė mision dhe porosi.

1 - Kur’ani dėshiron t’ua ilustrojė njerėzve shkurtėsinė e jetės sė dunjasė e cila i mashtron nė krahasim me jetėn e ahiretit.

Ai kėtė shkurtėsi nė kėtė pikturė e pasqyron nė kėtė mėnyrė:

“E ti (Muhammed), krahasoju atyre shembullin e jetės sė kėsaj bote me ujin qė e lėshojmė Ne nga qielli, e me te pėrzihet bima nė tokė, e (pas pak) ajo bėhet bar i thatė (byk) qė e shpėrndajnė erėrat.” (Kehf, 45). Me kėtė pėrfundon shiriti i tėrė jetės pėrmes kėtyre fjalive tė shkurtra dhe nė kėto tri skena tė njėpasnjėshme.

“Ujin qė e lėshojmė Ne nga qielli”; “Me tė pėrzihet bima nė tokė”; “E (pas pak) ajo bėhet bar i thatė (byk) qė e shpėrndajnė erėrat”.

Vallė, a ka jetė mė tė shkurtė?!

Megjithatė Kur’ani i paraqiti tė gjitha etapat e zhvillimit tė bimės pa mos munguar asgjė - pėrveē etapave tė dorės sė dytė - e para­qiti ujin me tė cilin ushqehet, pastaj ai pėrzihet me tokėn dhe mbinė, pastaj paraqiti pėrpjekjen e tyre dhe nė fund tharjen dhe shpėrndarjen e tyre. E ēka mbeti prej jetės bimore pos etapave dytėsore?

Nė kėto shprehje kur’anore janė bashkuar tė gjitha elementet e realitetit, pėrpikėrisė dhe bukurisė. Realiteti nė paraqitjen e sta­deve bimore. Aty nuk mungoi asgjė pėr ta realizuar qėllimin fe­tar. Pėrpikėria, sepse ajo e realizoi porosinė e pikturės plotėsisht. Bukuria ngase shpejtėsia e saj grabitēare e vuri nė aksion imagji­natėn.

Nė kėtė rast u shfrytėzua simetria gjuhėsore nė shkurtimin e shfaqjes sė skenės, ashtu siē u shfrytėzuan mjetet e shfaqjes artis­tike pėr kėtė synim. Ky “kontinuitet” tė cilin e pėrfaqėson “fe-ja” (nė tekstin origjinal sh.p.) nė pėrcjelljen e etapave pėrputhet me mėnyrėn e shfaqjes sė shpejtė. Pastaj ky ujė i zbritur (shiu) nė kėtė ajet nuk pėrzihet me tokėn e tė mbijnė bimėt e tokės nė mė­nyrė direkte. Ky edhe ėshtė realiteti, por realitet i cili shfaqet nė mėnyrė tė posaēme dhe e realizon shpejtėsinė e duhur.

2 - Ngjashėm me kėtė tekst, nė domethėnie dhe drejtim kemi edhe njė tekst tejtėr, por ai ndryshon prej tij nė njė hallkė me tė cilėn realizon njė qėllim tjetėr krahas synimit tė mėparshėm:

“Dijeni se jeta nė kėtė botė nuk ėshtė tjetėr vetėm se lojė, dėf­rim, stolisje dhe mburrje ndėrmjet jush dhe pėrpjekje nė shtimin e pasurisė dhe fėmijėve! Kjo i shėmbėllen bimės e cila pas shiut rritet dhe i entuziazmon bujqit jobesimtarė, e pastaj ajo thahet dhe e sheh tė zverdhur, mandej bėhet e thyer (e llomitur).” (Hadīd, 20).

Kjo pikturė e ekspozuar ėshtė unike pėrafėrsisht me pikturėn e parė sa i pėrket jetės sė shkurtė. Ndoshta edhe kjo u pėrhitet disave se aty ka pėrsėritje totale. Nė realitet, aty ka ndryshime tė hollėsishme (subtile). Kur’ani e zgjati shfaqjen e shiritit tė jetės nė dunja - siē e shohin mosbesimtarėt - duke i thėnė lojė, dėfrim, stolisje, mburrje ndėrmjet tyre dhe pėrpjekje pėr shtimin e pasu­ri­sė dhe tė fėmijėve, me qėllim qė t’u thotė: E gjithė kjo qė ju entu­ziazmoheni me tė dhe qė mundoheni t’ia zgjatni afatin, ajo nė realitet ėshtė e shkurtė dhe kalimtare, mu ashtu si shiu qė i bien bimės dhe i entuziazmon mosbesimtarėt, e ajo pastaj thahet dhe e sheh tė zverdhur, mandej bėhet e llomitur.

Kėto pra janė detajet e pikturave tė pėrsėritura nė Kur’an. Nė ēdo pėrsėritje kemi njė pikturė e cila ndryshon pak a shumė. Ajo mo­hon supozimin e pėrsėritjes pa ndonjė qėllim tjetėr pos pėrsėritjes. Ndonėse tė pėrsėriturit e ka luajtur rolin e vet nė fillim tė da’ves (thirrjes islame), megjithatė ai shtrihet sipas bukurisė artistike me ndryshime tė hollėsishme dhe tė ndieshme.

3 - Nė dy shembujt e mėparshėm shkurtėsia  u bė me heqjen e etapave sekondare. Kėtu kemi njė shembull tjetėr nė tė cilin para­qitet shkurtėsia e jetės nė tė njėjtėn mėnyrė por me njė shkurtim edhe mė tė madh. Ai i kap dy skajet e jetės dhe i bashkon nė njė dremitje tė rrufeshme dhe nė tė njėjtėn kohė e pėrfytyron distan­cėn e gjatėsisė mes dy skajeve:

“Juve ju preokupoi grumbullimi (i pasurisė dhe fėmijėve). Deri atėherė kur t’i vizitoni varrezat (tė bėheni banorė tė tyre).” (Tekāthur, 1-2).

Kjo pikturė nga aspekti i pėrfytyrimit tė shkurtėsisė sė jetės fillon me grumbullimin e pasurisė dhe tė fėmijėve dhe pėrfundon me va­rrezat. Kjo ėshtė periudha mė e shkurtė qė mund tė pėrfy­ty­rohet jeta si nė fjalė ashtu edhe nė imagjinatė. Por ajo nga njė aspekt misterioz (i padukshėm e i fshehtė) shfaq vazhdimėsinė e dėfrimit (preokupimit) aq sa zgjatė jeta qė nga fillimi e deri nė mbarim, kurse fjala “hatta” (nė tekstin origjinal sh.p.) ndihmoi nė shfaq­jen e gjatėsisė. Ajo ia pėrfytyroi shpirtit se ata njerėz iu mbėsh­tet­ėn dėfrimit njė kohė tė gjatė. Kjo pra ėshtė prej ēudirave (ma­dhėshtive) tė imagjinimit. Qėllimi i shkurtimit tė jetės dhe qėllimi i dėfrimit nė te, qė tė dy ishin nė synimin kur’anor dhe qė tė dy u realizuan nė kėtė pasus tė shkurtė.

4 - Nė tė njėjtin drejtim, por me njė synim tjetėr, shfaqet ky ajet:

“Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit tė vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bėn tė vdekur e pastaj ju ringjall, e pastaj tek Ai do tė ktheheni?” (Bekare, 28).

Nė katėr pasuse tė shkurtra tė njė paragrafi u paraqit rrėfimi pėr krijimin para tė shfaqurit tė tij pėr njė etapė dhe deri pas pėrfun­dimit tė saj pėr njė etapė: Vdekja e cila ishte para jetės ėshtė jetė, dhe vdekja me tė cilėn pėrfundon jeta ėshtė jetė pas vdekjes.

Vdekja e cila ishte para jetės ishte e pėrhershme pa fillim (ezel), jeta e cila vijoi pas saj ishte e pėrkufizuar me fillim dhe mbarim (emed) ndėrsa vdekja e cila pason pas jetės ėshtė e pėrhershme dhe pa mbarim (ebed)... Tė gjitha pėrmblidhen nė ca fjalė qė tė shfaqet vetia e shpejtėsisė, por ajo zgjatet nė imagjinatė kur eks­pozohet. Ajo ka pėr qėllim kėtė konkluzė: Tė gjitha kėto etapa tė gjata janė tė shkurtra nė dorėn e “Fuqisė sė madhe”.

Kur’ani e ilustron fuqinė e Tė Fuqishmit i cili i thotė diēkaje: “Bėhu, dhe ajo bėhet”, ndėrsa shpejtėsia ia shton ndriēimin fu­qisė, sidomos kur kėto periudha tė gjata janė pėrfshirė sa njė kapsitje (vezullimė). E si pra e mohoni All-llahun, kur Ai i ka nė duar ēėshtjet tuaja para dhe mbrapa, “e pastaj tek Ai do tė kthe­heni”.

Dhe si plotėsim i kėsaj shpejtėsie vjen ajeti vijues:

“Ai (All-llahu) ėshtė qė pėr ju krijoi gjithė atė qė ka nė tokė, pastaj vullnetin e Vet ia drejtoi qiellit dhe i pėrsosi ata shtatė qiej.” (Bekare, 29).

Kėshtu pra, sa njė kapsallitje syri “pėr ju krijoi gjithė atė qė ka nė tokė” dhe po pėr aq “vullnetin e Vet ia drejtoi qiellit dhe i pėrsosi ata shtatė qiej”. Nė disa vende tjera krijimi i asaj qė ėshtė nė tokė ose i diēkaje qė ėshtė krijuar nė tokė, merr kohė me ajete tė tėra atėherė kur synohet sqarimi dhe zgjatja.

5 - Me kaq do ta lėmė shpjegimin e shkurtėsisė me etapat e saj tė rezymuara ose tė bashkangjitura. Kurse tash do tė japim shem­bull tjetėr ku shkurtėsia vjen nga ngjyrosjet e brushės sė shpejtė me ngjyrosje tė vrullshme (furishme). Kjo brushė madhėshtore e cila pak ngjyros kėtu e pak atje, e pastaj mbėshtillet e gjithė pėl­hura e pikturuar sikur tė mos ishte shfaqur asnjėherė. Sa merr drejtim imagjinata pėr ta shikuar, kur qe, ajo e humb prej syve dhe nuk e takon.

“E kush i pėrshkruan shok All-llahut, ai ėshtė sikur tė bie nga qielli e ta rrėmbejė shpendi ose e hedh era nė ndonjė vend tė largėt (e tė panjohur).” (Haxhxh, 31).

Shiko: Ai bie nga qielli, shiko: Atė e rrėmbeu shpendi, shiko: Atė e hedh era nė ndonjė vend tė largėt e tė panjohur, shiko: Skena u mbyll dhe ata qė ishin nė te u zhdukėn!

E pse kjo shpejtėsi e rrėmbyeshme? - Qė tė mos ketė iluzione askush se ata qė i pėrshkruajnė All-llahut shok sipas natyrės (sė sjelljeve) apo mėnyrės sė jetesės, apo pohimit me gojė, sado qė tė arrijnė pozitė, fuqi, pasuri e fėmijė, ai vjen pėr njė ēast nga njė botė e panjohur (bota para lindjes sh.p.) dhe shkon pėr njė ēast nė njė botė tė panjohur (botėn pas vdekjes sh.p.).

Tani do tė kalojmė nė skenat e gjata:

1 - Ne e pamė rrėfimin pėr ujin i cili bie nga qielli e me te pėr­zi­het bima e tokės e pastaj bėhet bar i thatė (byk) qė e shpėrndajnė erėrat. Atje u shfaq nė ēaste tė rrufeshme e tani tė shohim se si njė pjesė e tij shfaqet ngadalė dhe qetė.

“All-llahu ėshtė Ai qė i ēon erėrat, e ato lėkundin retė dhe Ai i shtrinė lart si tė dojė e i bėnė ato edhe tė ndara nė pjesė, dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lėshon atė kujt tė dojė prej robėrve tė Vet, qe ata gėzohen.” (Rrūm, 48).

Kėshtu pra, pjesa e parė ėshtė unjėsim i tė veēantės me arritjen e ujit nė tokė qė pėrfshinė kėto paragrafe dhe shfaqet nė kėto etapa. Erėrat lėkunden e me to lėkunden edhe mjegullat nė qiell - ashtu siē dėshiron All-llahu - e mė pas grumbullohen, qė mandej tė dalė prej tyre shiu e tė zbresė nga qielli, qė tė gėzohen ata qė ishin tė dėshpėruar para se t’u bie.

Tė shohim se si paraqitet pjesa e dytė pasi qė tė arrijė uji:

“A nuk e sheh se All-llahu lėshon ujė nga qielli dhe atė e shpėr­ndanė nė tokė nėpėr burime, mandej me te mbijnė bimė tė lloje­ve e tė ngjyrave tė ndryshme, pastaj ato thahen dhe i sheh tė zverdhura, e mė vonė tė llomitura.” (Zumer, 21).

Kėshtu nė mėnyrė suksesive shprehet “pastaj”, “mandej” dhe nė mėnyrė tė ngadalshme dhe graduale. Kėtu uji zbret por nuk pėrzihet nė tokė e as me bimėt e tokės por shpėrndahet nėpėr bu­rime. “Mandej me tė mbijnė bimė”. Nė tė njėjtėn kohė ka hapė­si­rė pėr t’i pėrkujtuar ngjyrat e bimėve tė llojllojshme. “Mandej ato thahen dhe i sheh tė zverdhura”. Nė ato ēaste pėrsėri ka ha­pėsirė pėr ta parė dhe pėr ta soditur. “Pastaj ato i bėn tė llomi­tura”. Kėtu shprehet me shprehjen “ato i bėnė”! kurse mė parė thuhej “ajo bėhet bar i thatė”. “Mandej bėhet e llomitur” sikur tė ishte bėrė nga vetvetja dhe sikur tė ishte pa shkaktues ose bė­rės! Kėtu e bėri tė llomitur dhe mbeti nė atė formė e atje mė parė kemi “qė e shpėrndajnė erėrat” dhe mbetet pa ndonjė gjurmė.

Kėtu ajeti ka pėr qėllim t’i shfaqė dhe t’i ekspozojė dhuntitė hyj­nore. Shfaqja ishte e ngadalėsuar, pikturat ishin tė vėna, skenat ishin tė plotėsuara dhe ato si tė tilla ishin mė tė pėrshtatshme pėr situatėn, andaj edhe tė fascionon gjatė gjithė kėtij intervali tė gjatė!

2 - Kemi edhe njė pikturė tjetėr tė bimės me tė cilėn krahasohen Muhammedi dhe ata qė ishin me tė:

“Pėrshkrimi i cilėsive tė tyre ėshtė nė Tevrat dhe po ky pėrshkrim ėshtė edhe nė Inxhil. Ata janė si njė farė e mbjellė ku mbin filizi i vet, e ai trashet, pėrforcohet dhe qėndron nė trun­gun e vet, ajo e mahnit mbjellėsin. (All-llahu i shumoi) pėr t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarėve.” (Fet’h, 29).

Ē’po sheh nė kėtė bimė? - Ajo nuk po bėhet krejt e thatė dhe as nuk po e shpėrndajnė erėrat aspak. Ajo tė duket se ėshtė e pėr­for­cuar nė vendin e saj, e thellosur nė rrėnjėt e saj dhe e pėrhershme nė pozitėn e saj. Koha e shfaqjes kėtu ėshtė e pėrhershme, spek­takli ėshtė i palėkundshėm saqė edhe syri nėse largohet prej tij, ai nuk largohet nga syri. Ky pra edhe ėshtė qėllimi i synuar, ndėrsa kjo vendosje stabile ėshtė rrugė prej rrugėve tė gjatėsisė.

Nga hollėsitė subtile nė kėtė pikturė ėshtė se pamja e pėrgjith­shme shtrihet nė formė tė zgjatimit siē thamė edhe mė parė, mirė­po detajet e para tė saj plotėsohen nė njė shpejtėsi tė njėpas­njėshme (suksesive). “Ata janė njė farė e mbjellė ku mbin filizi i vet” e “ai trashet” e “pėrforcohet” dhe “qėndron nė trungun e vet”. Trashja (zhvillimi) dhe qėndrimi (pingul) u arritėn pėr njė afat tė shkurtė e mė pastaj u plotėsuan dhe u stabilizuan. Qėllimi i shpejtimit tė parė ėshtė si vendosja e fundit gjatė ilustrimit tė gjendjes sė muslimanėve qė njėherė arrihet vitalizimi (zhvillimi) i tyre e mė pas stabilizohet pozita e tyre pėrgjithmonė.

3 - Jeta (nė shembujt e mėparshėm) tretej sa njė dremitje e syrit qė nga fillimi i saj e deri nė fund. Tani tė shohim se si u zgjat ajo kėtu nė shfaqjet e zgjatimit.

Vetėm njė etapė prej etapave tė jetės nė veēanti nė mesin e jetėve tė shumta, pėrfshinė kėtė interval dhe kėtė hapėsirė:

“Vėrtet, Ne e krijuam njeriun me prejardhje prej baltės. Pastaj atė (prejardhjen) e bėmė pikė uji nė njė vend tė sigurt. Mė pas atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngjizur e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra dhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartėsuar ėshtė All-llahu, Krijuesi mė i mirė.” (Mu’minūn, 12-14).

Etapat e foshnjės nė barkun e nėnės nga jeta njerėzore e jo nga je­tat e tė gjitha gjallesave pėrfshijnė kėtė zbrazėtirė dhe shfaqen me kėto zbėrthime duke i pėrkujtuar tė gjitha hapat e zhvillimit, nga­se ajeti ėshtė i ekspozuar pėr kėshillė dhe vėrejtje, dhe pėr tė ndi­kuar nė ndėrgjegje e pėr tė proklamuar pėrpikėrinė e diturisė hyj­nore. Pra, nė kėso rastesh pa dyshim ėshtė mirė tė bėhet zgjatimi.

4 - Nga skenat nė tė cilat zgjatet shfaqja ndonjėherė janė skenat e ndėshkimit nė Ditėn e kijametit. Pas trupėzimit tė skenės e cila pothuajse duket se ėshtė e pranishme dhe sintetizimit tė detajeve tė saj e tė cilat duken sikur tė jenė tė dėshmuara, zgjatet shfaqja e saj qė ta ngacmojė ndjenjėn, ta zgjojė imagjinatėn dhe ta futė fri­kėn dhe presionin nė thellėsinė e shpirtit dhe brendėsinė e ndėr­gjegjes.

Pėr ta zgjatur shfaqjen nė kėtė rast, pėrdoren metoda tė ndrysh­me, e ne do t’i ekspozojmė disa shembuj, ndėrsa skenat e kija­metit janė mė tė llojllojshmet nė Kur’an.[9]

a) Ndonjėherė zgjatimi bėhet me fjalė pėrfytyruese pėr pėrsėritje. Shembull: “Ėshtė e vėrtetė se ata qė i mohuan argumentet Tona do t’i hedhim nė zjarr. Sa herė qė u digjen lėkurėt e tyre Ne ua ndėrrojmė me lėkura tė tjera qė ta shijojnė dėnimin.” (Nisaė, 56).

Kėtu imagjinata bėhet duke e inskenuar pamjen tmerruese dhe duke e pėrsėritur aksionin e trishtueshėm. Sa herė qė i shtohet trishtimi dhe tmerri, shtohet dėshira  pėr pėrsėritje. Kjo, ngase tmerri e tėrheq pėr vete shpirtin dhe e lidhė ate sa herė qė tė tentojė tė ikė!

b) Ndonjėherė zgjatimi bėhet me thirrjen siē ėshtė rasti me deta­jizimin pas rezymimit duke i ekspozuar detajet nė tėrėsi.

Shembull:

“Ata tė cilėt e grumbulluan arin dhe argjendin dhe nuk e dhanė nė rrugė tė All-llahut, sihariqoi pėr njė dėnim tė dhembshėm. Atė ditė kur ajo (pasuria e grumbulluar) fėrgohet nė prushin e xhehennemit, e me tė (ashtu tė skuqur) lyhen ballet, anėt dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): Kjo ėshtė ajo qė grumbulluat pėr veten tuaj, pra shijone atė qė e grumbulluat.” (Tevbe, 34-35).

Ajeti sė pari e pėrgjithėsoi dėnimin kur tha: “sihariqoi pėr njė dėnim tė dhembshėm” dhe e ndėrpreu fjalinė qė tė qetėsohet shi­kuesi, ta pėrmbajė veten dhe tė pėrgatitet pėr detajizim, e pastaj fillon ta prezentojė ēėshtjen detalisht.

E sė dyti, kur e filloi detajizimin pas pėrgjithėsimit veprimi filloi  qė nga etapa e parė nė mėnyrė graduale, atėherė ari dhe argjendi u shndėrruan nė njė grumbull e jo tė veēuar, duke aluduar nė co­pat e tyre tė shumta. Kėtu zgjatimi bėhet troē “Atė ditė kur ajo fėrgohet” - e jo ato dyja fėrgohen - dhe ja tani do ta shohim atė qė fėrgohet derisa tė skuqet. Tani ajo u skuq ashtu qė tė fillojė procesi i tmerrshėm: lyerja e balleve me zharvėn e prushit, e pasi e kryen lyerjen e ballit me zharavėn e prushit atėherė iu kthyen anėve tė trupit. Ja edhe anėt e trupit po lyhen. Me anėt e pėrfun­duan lyerjen e tash iu kthyen shpinave. Ja edhe shpinave po ly­hen.... Mos u ngut, se shfaqja ende s’ėshtė kryer. Aty do tė sho­him edhe shqetėsime edhe qortime nė momentin kur do tė dalin sipas pėrfytyrimit qė ta vuajnė dėnimin nė njė kolektiv tjetėr ku pret rendi i gjatė. Aty u thuhet: “Kjo ėshtė ajo qė e grumbulluat pėr veten tuaj, pra shijoni atė qė e grumbulluat”.

c) Ndonjėherė zgjatimi bėhet duke i detajizuar lėvizjet, duke i numėruar ato dhe me anė tė pėrsėritjes tė cilat i imagjinojnė fjalėt bashkėrisht:

“Kėta janė dy kundėrshtarė qė janė zėnė rreth Zotit tė tyre; e atyre qė nuk besuan, iu qepen rroba prej zjarri e u hedhet uji i valė mbi kokat e tyre. Me atė u shkrihet krejtė ajo qė kanė nė barqet e tyre e edhe lėkurėt. Pėr ata janė edhe kamxhikėt e hekurt. Sa herė qė pėrpiqen tė dalin prej tij nga vuajtjet e pa­du­rueshme, kthehen me dhunė nė tė pėrsėri (u thuhet): vuane dėnimin me djegie!” (Haxhxh, 19-22).

Kjo ėshtė skenė e vrazhdė dhe e buēitshme, pėrplot lėvizje tė pėr­sėritshme. Aty janė rrobat prej zjarri tė cilat prehen dhe qepen. Aty ėshtė edhe uji valė i cili u hedhet mbi koka, i cili shkrinė atė qė kanė nė barqe dhe lėkura. Aty janė edhe kamxhikėt prej hekuri tė cilėt edhe mė shumė i shtojnė dhimbjet e dėnimit. Aq sa edhe u kapėrcehet ēdo forcė durimi dhe tentojnė, “ata qė nuk besuan” tė dalin nga zjarri, uji valė dhe rrahjet shpirtdjegėse, tė dalin nga kėto “vuajtje tė padurueshme”, por ata kthehen pėrsėri dhun­shėm: “Vuane dėnimin me djegie”. Imagjinata mbetet duke e pėrsėritur kėtė pikturė qė nga episoda e parė e deri te e fundit dhe derisa tė mbėrrijė nė episodėn e daljes e pastaj kthyerjes sė dhun­shme qė tė fillojė shfaqja e njėjtė pėrsėri!

d) Ndonjėherė zgjatimi bėhet pėrmes ndaljes sė aksionit nė skenė dhe zhveshjes sė tij nga ēdo gjė qė parafytyrohet nė te lėvizja. Dhe ja ky ėshtė “zullumqari” i cili Ditėn e kijametit po rrin, si­kur tė ishte i vetėm nė skenėn e teatrit. Ai fillon tė pendohet dhe e pėrsėrit kėtė disa herė saqė kėrkon t’i thuhet “Mjaft o njeri, s’ka dobi” Edhe pse koha tė cilėn e shfrytėzon ėshtė relativisht e shkurtė, pėrsėri tė duket se ajo ėshtė shumė e gjatė “Atė ditė zu­llumqari do t’i kafshojė duart e veta dhe do tė thotė: Ah, sikur unė ta kisha marrė rrugėn e Pejgamberit. O i mjeri unė, ah tė mos e kisha bėrė filanin mik! Nė tė vėrtetė, pasi qė e gjeta rrugėn e drejtė, ai mė largoi mua prej saj, e djalli ėshtė ai qė e humb njeriun dhe e lė tė vetmuar.” (Furkān, 27-29).

Ky pendim i gjatė dhe pėrkujtim i tė kaluarės i shoqėruar me me­lodinė e gjatė e tė zvarritur, dhe me muzikėn e valėzuar dhe tė ngadalėsuar, ta pėrfytyron zgjatimin edhe pse fjalėt relativisht ja­nė tė pakta. Zgjatja e rastit tė pendimit pėrputhet me ndjesh­mė­rinė intuitive tė kėrkuar.

I ngjashėm me rastin e pendimit ėshtė edhe rasti i pranimit. Ja, njė grupi prej mizorėve-kriminelėve u shtrohet pyetja: “Ē’ju solli juve nė Sekar (xhehennem)?”. Ata pėrgjigjen: “Nuk kemi qenė prej atyre qė faleshin (qė bėnin namaz). As nuk kemi qenė (prej atyre) qė ushqenin tė varfėrit. Por jemi lėshuar (nė biseda tė kota) me bjerraditėsit (badihavxhinjtė). Dhe kemi qenė qė e pėrgėnjeshtronim Ditėn e fesė (gjykimit). Derisa na erdhi e sigurta (vdekja).” (Muddeththir, 42-47). Do tė mjaftonte sikur tė thonin: Ishim mohues ose pėrgėnjeshtrues, por nė kėtė pozitė ėshtė mė e pėrshtatshme tė bėhet pranimi i mėkatit!

e) Nganjėherė marrin pjesė tė gjitha mėnyrat e mėparshme pėr zgjatjen e shfaqjes sė skenės. Ajo bėhet pėrmes lidhmėrisė sė fja­lėve dhe cekjes sė detajeve. E nė disa akte tė shfaqjes ndėrpritet shfaqja e skenės si me rastin e kėtij shembulli tė veēantė: “E kur tė fryhet njėherė nė sūr. E tė bėhen toka e kodrat e tė copėtohen pėrnjėherė. Atė ditė do tė ndodhė ajo qė duhej tė ndodhė (kija­meti). E qielli ēahet, ngaqė ai atė ditė ėshtė i rraskapitur. Engjėjt qėndrojnė nė skajet e tij, e atė ditė, tetė (engjėj) e bartin arshin e Zotit tėnd. Atė ditė do tė ekspozoheni, duke mos mbetur i fshehur asnjė sekret i juaji”. “Kujt t’i jepet libri nga e djathta e tij, ai do tė thotė: Qe, lexoni librin tim! Unė kam qenė i bindur se do ta jap llogarinė time. Ai atėherė ėshtė nė njė jetė tė kėnaqshme. Nė njė kopsht tė lartė (tė mrekullueshėm), frutat e tė cilit janė tė ulėt (afėr duarve). (U thuhet atyre): Hani e pini dhe ju bėfshin mirė pėr atė qė keni punuar nė ditėt e kaluara!”. “E kujt t’i jepet libri nga e majta e tij, ai do tė thotė: O i mjeri unė, tė mos mė jepej fare libri im. Dhe tė mos dija fare pėr llogarinė time. Ah, sikur tė kishte qenė ajo (vdekja) mbarim i amshu­e­shėm. Pasuria ime nuk mė solli dobi. M’u zhduk edhe mbretėria ime (vullneti i lirė). (U thuhet Zebanive): Kapeni atė dhe lidh­jani prangat. Pastaj nė xhehennem fėrgojeni. Mandej, lidhne atė me njė zinxhir tė gjatė shtatėdhjetė kute. Pasi ai ka qenė qė nuk besoi All-llahun e Madhėruar. Ai nuk nxiste pėr t’i ushqyer tė varfėrit. Prandaj ai sot nuk ka kėtu ndonjė mik. As ushqim tjetėr pėrpos qelbėsirės, tė cilėn nuk do ta hajė kush, pos mėkatarėve.” (Hākka, 13-37).

Nė kėtė shfaqje kemi zgjatim tė detajeve, zgjatje tė shprehjeve dhe zgjatje tė melodive, por edhe ndėrprerje nė disa seri. Dhe si sin­te­tizim i gjithė kėsaj atmosfere, vjen zinxhiri i cili ėshtė “i gjatė shtatėdhjetė kute” pėr ta spikatur njėrėn prej metodave tė zgja­ti­mit me anė tė imagjinatės!

5 - Prej metodave tė zgjatimit tė synuar janė edhe rastet e kra­ha­simit tė dy pikturave pėrballė njėra-tjetrės. Njėra nė jetėn e kėsaj bote e tjetra nė Ditėn e kijametit, dhe ate nė kėtė mėnyrė:

“Libri i tė mirėve gjendet nė Il-lijjūnė! E kush tė mėsoi ty se ēka ėshtė Il-lijjūn? Ėshtė njė libėr i qėndisur qartė, tė cilin e dėsh­mojnė tė afėrtit e Zotit (engjėjt). E s’ka dyshim se vepėrmirėt janė nė pėrjetime kėnaqėsie. Tė mbėshtetur nė kolltukė vėsh­trojnė. Nė fytyrat e tyre do ta njohėsh freskinė e begative. U jepet tė pijnė pije nė enė tė mbyllura. Pije qė nė fund i vjen era misk! E pėr ta fituar kėtė le tė garojnė garuesit (ata qė i lak­mojnė ato). Shija e tij ėshtė prej Tesnimit. (Ai ėshtė) krua prej tė cilit do tė pijnė tė afėrtit e Zotit”.

“Vėrtet, mėkatarėt qesheshin me ata qė besuan. Dhe kur kalo­nin pranė tyre, ia bėnin me sy njėri-tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin tallshėm (e argėtueshėm). E kur i shihnin (besimtarėt) thonin: S’ka dyshim se kėta janė tė hum­bur. Por ata nuk janė dėrguar pėr kujdestarė tė tyre”.

E sot nė Ditėn e gjykimit, ata qė besuan do tė tallen me jobesimtarėt.” (Mutaffifīnė 18-34).

Ky zgjatim shqyrton dy skena: Skenėn e begatisė sė madhe me tė cilėn do tė dėfrehen tė afėrtit e Zotit, dhe skenėn e talljes tė cilėn e pėrjetojnė kriminelėt (mėkatarėt). Dhe sa herė qė tė zgjaten kėto dy skena, e sidomos skena e fundit, befasia bėhet edhe mė e vrull­shme, atėherė kur thuhet:

“E sot (nė Ditėn e gjykimit) ata qė besuan do tė tallen me jobesimtarėt”. Ky pra, edhe ėshtė qėllimi.

6 - Zgjatja e rasteve tė cilat shfaqen si shembuj pėr imanin ndikon vrullshėm nė ndėrgjegjen e njeriut dhe i fton shikuesit qė tė ma­rrin pjesė me besimtarėt nė adhurimin dhe virtytet e tyre tė ekspo­zuara pėr spektatorėt. Raste tė tilla nė Kur’an kemi shumė por ne do ta zgjedhim kėtė shembull:

“Nė krijimin e qiejve dhe tė tokės, nė ndryshimin e natės dhe tė ditės (shkurtimit dhe zgjatjes sė tyre), ka argumente tė qarta pėr ata qė kanė mend. Pėr ata qė All-llahun e pėrmendin kur janė nė kėmbė, ulur dhe shtrirė. Dhe thellohen nė mendime rreth kri­jimit tė qiejve e tė tokės (duke thėnė): Zoti ynė kėtė nuk e krijove kot, i lartėsuar qofsh, ruana prej dėnimit tė zjarrit! Zoti ynė, atė qė Ti e futė nė zjarr, atė e ke poshtėruar, pėr mizorėt nuk ka ndihmėtarė! Zoti ynė, ne dėgjuam njė thirrės qė ftonte pėr besim (e qė thoshte): Besoni nė Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynė, na i fal mėkatet tona dhe pas vdekjes na bashko me tė mirėt! Zoti ynė, na e jep atė qė nėpėrmjet Tė tė dėrguarve T’u na e prem­tove dhe nė Ditėn e kijametit mos na turpėro; vėrtet Ti je Ai qė nuk e shkel premtimin.” (Āli Imrān, 190-194).

“Zoti i tyre iu pėrgjigj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humb mundin (punėn) asnjėrit qė mundohet prej jush, mashkull qoftė apo femėr. Ju jeni njėri nga tjetri (andaj edhe njėjtė do tė shpėr­bleheni), por ata qė u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe emi­gruan, u maltretuan vetėm pse ishin nė rrugėn Time, luftuan dhe u vranė, atyre patjetėr do t’ua mbuloj tė metat e tyre dhe do t’i vė nė xhennete nė tė cilat burojnė lumenj. Ai ėshtė shpėrblim nga ana e All-llahut, se shpėrblimi mė i mirė ėshtė te All-llahu.” (Āli Imrān, 195).

E cilit nuk i ngjallet shpirti gjatė shikimit tė kėsaj skene tė gjatė e stabile, tė mbushur me pėrkulje dhe nėnshtrim, pėrplot ndikim tė thellė. Gjatė kėtij kompensimi tė madh i cili nė mėnyrė tė hollė­sishme i shfaq sakrificat e besimtarėve dhe kėtij shpėrblimi tė madh qė i pret nė Ditėn e Fesė (gjykimit) ata, e cilit nuk i shkon mendja t’u bashkangjitet “mentarėve”. Tė lutet me lutjet e tyre dhe tė pėrkulet mu si pėrkuljet e tyre, e pastaj t’i pėrgjigjet Zoti i tij bashkė me ta, dhe ta arrijė atė qė e arritėn ata?

Si kjo pikturė e gjallė njerėzore ka shumė, kudo qė mėton Kur’ani tė ndikojė me shėmbėllimė nė intuitė dhe ndėrgjegje.

* * *

Kėshtu pra soditėsit nė Kur’an pėrmes horizonteve tė tij i shpa­lo­sen harmonizimet dhe akordimet e tij. Prej tyre: vargjet e thurura bukur, rrėfimet e rrėfyera rrjedhshėm, domethėniet e ndėrlidhura mirė, thurjet e zinxhiruara, fjalėt e shprehura, shprehjet e ilus­tru­ara, ilustrimet e personifikuara, pėrfytyrimet e trupėzuara, mu­zika ritmike, akordimet e detajeve, harmonizimi i pėrshkrimeve, pėrputhshmėria e melodive, mjeshtria e inskenimit.

Pra, me anė tė kėtyre tipareve arrihet kreativiteti dhe realizohen elokuenca dhe stilistika.


Rrėfimi nė Kur’an

R

rėfimi nė Kur’an nuk ėshtė njė vepėr artistike, e pavarur nė tematikėn, mėnyrėn e shprehjes dhe interpretimin e ngjarjeve tė tij, ashtu siē ėshtė rasti me rrėfimin e lirė ar­tistik i cili synon ta realizojė vetėm aspektin artistik. Rrėfimi ėshtė njėra prej metodave tė shumta tė Kur’anit e cila mėton ta realizojė qėllimin e saj themelor. Kur’ani para sė gjithash ėshtė libėr i misionit fetar, ndėrsa rrėfimi ėshtė njėra prej metodave tė tij pėr proklamimin e kėtij misioni (thirrjeje) dhe vendosjen e tij. Rasti i tij ėshtė identik me rastin e skenave tė kijametit, pikturave tė mjerimit (ndėshkimit) dhe lumturisė (kėnaqėsisė), si dhe rastin e fakteve tė cilat i pasqyron pėr ringjalljen dhe fuqinė e All-llahut. Ai ėshtė identik edhe me ēėshtjet e sheriatit tė cilat i detajizon dhe me shembujt tė cilėt i sjell, por edhe me tė gjitha tematikat tė cilat i shqyrton.

Rrėfimi kur’anor, sa i pėrket tematikės, mėnyrės sė shtrirjes dhe interpretimit tė ngjarjeve tė tij, u ėshtė nėnshtruar nė mėnyrė di­rekte qėllimeve fetare. Gjurmėt e kėtij nėnshtrimi shfaqen nė sim­ptome tė veēanta tė cilat do t’i paraqesim mė vonė. Me­gjithatė, ky nėnshtrim i plotė ndaj qėllimit fetar dhe realizimi i tij me anė tė kėtij qėllimi, nė mėnyrė tė plotė nuk e pengon shfaqjen e tipareve artistike gjatė paraqitjes sė tij e sidomos veēorisė mė tė madhe tė Kur’anit nė tė shprehur, ilustrimit.

Ne kemi vėrejtur mė parė se shprehja kur’anore e sintetizon qėlli­min fetar me atė artistik kur ekspozon diē nga pikturat dhe ske­nat. Bile kemi vėrejtur se ajo bukurinė artistike e shndėrron nė mjet synues pėr ndikim intuitiv. Andaj edhe i referohet sensit tė intuitės fetare me gjuhėn e bukur artistike. Ndėrsa arti dhe feja janė dy gjėra tė lindura (ngulitura) nė thellėsi tė shpirtit dhe tė ndjenjės, qė ta arrijnė ndikimin fetar. Ai arrihet atėherė kur arti ngrihet nė kėtė shkallė tė lartė, shkallėn e tė shprehurit pėr besi­min (akidenė) dhe atėherė kur pastrohet shpirti qė ta pranojė mi­sionin e bukurisė i cili nė besim ka arritur pėrsosurinė e plotė.

Ne nė kapitullin “Ilustrimi artistik” cekėm dy shembuj tė rrėfimit nė tė cilėt brusha magjepsėse e bėri tė veten duke i ekspozuar mahnitshėm. Ne nė atė rast premtuam se do ta shkoqisim temėn pėr rrėfimin, e tani do t’i rrekemi kėtij shqyrtimi.[10]


Qėllimet e rrėfimit

R

rėfimi nė Kur’an ėshtė thurur pėr t’i realizuar eks­kluzivisht qėllimet fetare, ashtu siē thamė edhe mė parė. Unė kam shqyrtuar njė numėr tė mjaftueshėm tė kėtyre qėllimeve tė cilat ėshtė shumė vėshtirė tė pėrkufizohen, ngase rrėfimi pėrafėrsisht shtrihet nė tė gjitha qėllimet kur’anore. Vėr­tetimi i shpalljes dhe misionit, vėrtetimi i njėshmėrisė (vahdanijje) sė All-llahut, uniteti i feve nė bazė, qortimet dhe pėrgėzimet, fe­nomenet e fuqisė sė All-llahut, pasojat e tė mirės dhe tė keqes, du­rimit dhe mosdurimit, mirėnjohjes dhe mosmirėnjohjes,...e shu­mė tė tjera qė rrėfimi i shqyrtoi si qėllime fetare dhe synime morale tė cilat ishin elemente tė tij dhe mėnyrė pėr ta arritur.

Nėse kėtu i ekspozojmė qėllimet e rrėfimit kur’anor, do t’i kon­firmojmė qėllimet mė tė rėndėsishme dhe mė tė qarta e do ta lėmė anash gjithėpėrfshirjen e tyre.

1 - Njėri prej qėllimeve tė rrėfimit ėshtė konfirmimi i shpalljes dhe misionit. Muhammedi alejhisselam nuk ka qenė njohės i shkrimit dhe leximit, e as qė ėshtė e njohur se ai ėshtė ulur para priftėrinjve (klerikėve) ēifutė apo tė krishterė. Mė vonė atij i shpallen kėto rrėfime tė Kur’anit. Disa prej tyre kanė ardhur nė mėnyrė tė qartė siē ėshtė rasti me rrėfimin pėr Ibrahimin, Jusufin, Musain dhe Isain.

Pra, cekja e tyre nė Kur’an ėshtė marrė si argument mbi shpalljen qė shpallet... Kur’ani e thekson kėtė qėllim tekstualisht dhe atė nė fillim tė disa rrėfimeve ose nė fund tė tyre.

Nė fillim tė sures Jūsuf vjen ky ajet: “Ne e zbritėm Kur’anin arabisht, ashtu qė ta kuptoni. Ne me tė shpallur tė kėtij Kur’ani po tė rrėfejmė ty (Muhammed) mė tė bukurin rrėfim, edhe pse para tij ishe nga tė painformuarit.” (Jūsuf, 2-3).

E nė suren Kasas para se tė paraqitet rrėfimi pėr Musain, erdhi ky ajet: “Kėto janė ajetet e librit tė plotkuptueshėm, qė po t’i lexojmė ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e qė ėshtė e vėrtetė pėr njė popull qė beson.” (Kasas, 2-3). E pas pėrfundimit tė tij vjen: “E ti nuk ishe nė anėn perėndimore (tė vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne  Musait ia besuam shpalljen, e as nuk ishe dėshmitar i kėsaj (ngjarjeje). Por Ne krijuam gjenerata dhe u kanė kaluar kohėve tė gjata. Dhe nuk ke banuar nė mesin e banorėve tė Medjenit e t’ua lexosh kėtyre argumentet Tona, por Ne t’i kemi dėrguar ty (lajmet e kėtyre ndodhive). Dhe ti nuk ke qenė pranė Turit kur Ne e thirrėm (Musain), por (tregimi ynė) ėshtė mėshirė nga Zoti yt, pėr t’ia tėrhequr vėrejtjen njė populli qė para teje nuk i kishte ardhur ndonjė kėshillues (Pejgam­ber)”, dhe ashtu ata tė marrin mėsim.” (Kasas, 44-45).

E nė suren Āli Imrān nė fillim tė paraqitjes sė rrėfimit tė Mer­je­mes zbriti ky ajet: “Kėto janė nga lajmet e panjohura (sekrete) qė po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe i pranishėm kur i hedhnin shortet se kush prej tyre do tė bėhet kujdestar i Merjemes, nuk ishe pranė tyre as kur ata ziheshin mes vete.” (Āli Imrān, 44).

Kurse nė suren Sād para ekspozimit tė rrėfimit pėr Ademin erdhi ky ajet: “Thuaj: Ky (Kur’an) ėshtė njė kumtesė e madhe!. Ju prej tij po shmangeni. Unė nuk kam pasur kurrfarė dije pėr elitėn e lartė (engjėjt) kur ata polemizonin (rreth Ademit). Mua nuk mė shpallet tjetėr vetėm se, unė nuk jam tjetėr pos njė tėrheqės i hapėt i vėrejtjes! Kur Zoti yt u tha engjėjve: Unė po krijoj njė njeri nga balta...” (Sād, 67-71).

Ndėrsa nė suren Hūd pas rrėfimit pėr Nuhin erdhi ky ajet: “Kėto janė disa nga lajmet e panjohura (sekrete), qė po t’i shpallim ty, e qė para kėtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt.” (Hūd, 49).

2 - Prej qėllimeve tė rrėfimit ishte edhe proklamimi se i tėrė dini (feja) ėshtė prej All-llahut qė nga koha e Nuhit deri te koha e Muhammedit, dhe se besimtarėt tė gjithė janė njė “Ummet” (po­pull), dhe se All-llahu Njė, ėshtė Zot i tė gjithėve. Shpeshherė ja­nė cekur rrėfimet e disa pejgamberėve nė njė pikturė tė eks­pozuar nė mėnyrė tė veēantė pėr ta konsoliduar kėtė tė vėrtetė. Meqė ky ėshtė qėllimi kryesor nė misionin (da’ven islamike) dhe nė sen­dėrtimin e botėkuptimit islam, andaj edhe u pėrsėritėn ngjarjet e kėtyre rrėfimeve nė atė mėnyrė, me disa dallime nė tė shprehur, pėr ta pėrforcuar kėtė tė vėrtetė dhe konsolidimin e saj nė logjikė.

Pėr kėtė do tė japim shembull nga ajo qė erdhi nė suren Enbija:

“Ne i patėm dhėnė Musait e Harunit, Furkānin,[11] (Tevratin) qė ishte dritė e kėshillė pėr tė devotshmit. Tė cilėt ia kanė frikėn Zotit tė tyre edhe pse nuk e shohin, edhe ata tė cilėt ia kanė drojėn kijametit. Edhe ky (Kur’ani) ėshtė kėshillė, ėshtė i bekuar qė Ne e shpallėm. A ju po e refuzoni?”.

“Ne i dhamė Ibrahimit herėt tė mbarėn, sepse Ne e kemi njohur mirė atė. Kur ai babait dhe popullit tė vet u tha: Ē’janė kėta idhuj qė i adhuroni? Ata thanė: I gjetėm tė parėt tanė qė po i adhuronin.” (Enbija, 48-53), deri te fjala e All-llahut: “Ata de­shėn t’i kurdisin atij (Ibrahimit) kurthė, por Ne ata i bėmė mė tė dėshtuarit. E Ne i shpėtuam atė dhe Lutin nė atė tokė qė e kemi bekuar pėr njerėz. Dhe ia falėm atij Is’hakun e si dhuratė edhe Jakubin. Dhe qė tė gjithė i bėmė tė mirė (pejgamberė). Dhe ata i bėmė shėmbėlltyra qė udhėzonin sipas urdhrit Tonė, i orien­tuam nė punė tė mira, nė faljen e namazit, nė dhėnien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanė tė sinqertė.” (Enbija, 70-73).

“Dhe Ne Lutit i dhamė tė jetė pejgamber dhe i dijshėm, andaj edhe e shpėtuam prej atij fshati qė bėnte punė tė ndyra. Ata ishin popull i dėmshėm dhe i prishur. Atė (Lutin) e shpėtuam dhe e vėmė nėn mėshirėn Tonė, vėrtet ai ishte prej mė tė mirėve”.

“(Pėrkujto) Edhe Nuhin kur mė parė - e pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e ate dhe familjen e tij i shpėtuam nga ai tmerr i madh. Ne e mbrojtėm atė prej atij populli qė pėr­gėnjeshtronte argumentet tona. Vėrtet, ata ishin popull i keq, prandaj i pėrmbytėm tė gjithė ata”.

“(Pėrkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqėronin pėr ēėshtjen e bimės (mbjelljes), tė cilėn delet e atij populli e kishin kullotur natėn, e Ne ishim pėrcjellės tė gjykimit tė tyre. E Sulejmanit Ne ia mėsuam atė (pėrgjigjen e saktė), po secilit (prej tyre) u patėm dhėnė urtėsi e dije. Ne bėmė qė kodrat dhe shpezėt tė madhė­rojnė (bėjnė tesbih) sė bashku me Davudin. Ne kemi mundėsi (ta bėjmė kėtė) dhe e bėmė. Ne ia mėsuam atij (Davudit) punimin e petkave (tė hekurta) pėr ju, qė t’ju mbrojnė nė rast lufte. A jeni pra ju mirėnjohės pėr kėtė?”. “Ndėrsa Sulejmanit (ia nėn­shtruam) erėn e fortė qė sipas dėshirės sė tij ecte me tė deri te toka tė cilėn e kemi bekuar Ne. Ne jemi tė gjithėdijshėm pėr ēdo gjė. Edhe disa nga djajtė (ia nėnshtruam) qė zhyteshin (nė thellėsi tė ujit) dhe bėnin edhe punė tė tjera pėr tė (pėr Sulej­manin), por Ne ia ruanim ata (tė mos shmangeshin)”.

“(Pėrkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit tė vet me lutjen: Mė gjeti belaja, e Ti je mė mėshirues ndėr mėshiruesit. Ne iu pėrgjigjėm atij nga mėshira Jonė, ia hoqėm ato vėshtirėsi qė i kishte, i dhamė familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe i bėmė pėrkujtim pėr tė devotshmit”.

“(Pėrkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin, qė tė gjithė ishin tė durueshėm. Ata i pėrfshimė nė mėshirėn Tonė, se ishin vėrtet prej tė mirėve”.

“(Pėrkujto) Edhe atė tė peshkut (Junusin) kur doli i hidhėruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijė mė puna ngushtė, por nė errėsirė ai tha se: Nuk ka zot pos Teje. Ti je i pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra padrejtėsi vetes! Ne iu pėrgjigjėm atij, e shpėtuam nga tmerri. Kėshtu Ne i shpėtojmė besimtarėt”.

“(Pėrkujto) Edhe Zekeriain kur e luti Zotin e vet: Zoti im, mos mė lė tė vetmuar se Ti je mė i miri trashėgues (pas ēdokujt). Ne e pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjanė dhe ia pėrmi­rėsuam bashkėshorten atij. Ata pėrpiqeshin pėr punė tė mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikėsuar, ishin respek­tues ndaj nesh”.

“(Pėrkujto) Edhe atė qė e ruajti nderin e saj, e Ne e frymėzuam me shpirt (barrė) nga ana Jonė, dhe atė dhe tė birin e saj i bėmė mrekulli pėr njerėzit”.

“Kjo fe ėshtė e juaja dhe ėshtė e vetmja fe (e shpallur) kurse Unė jam Zoti juaj, pra mė adhuroni vetėm Mua...” (Enbija, 76-92). Ja pra, mu ky ėshtė qėllimi kryesor dhe themelor nga ky ekspozim i gjatė, por ka edhe qėllime tė tjera tė cilat do tė ekspo­zohen brenda tij.

3 - Nga qėllimet e rrėfimit gjithashtu ėshtė proklamimi se e tėrė feja nė bazė ėshtė unike - krahas asaj se ajo si e tėrė ėshtė prej njė Zoti - dhe duke e pas kėtė parasysh, shumė prej rrėfimeve pėr pejgamberėt cekeshin bashkėrisht, me tė cilėt pėrsėritej baza e besimit (akideja) themelor, e ai ėshtė besimi nė All-llahun Njė, mu ashtu siē erdhi nė suren A’rafė:

“Ne e patėm dėrguar Nuhin te populli i vet, e ai tha: O populli im, adhurone All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij...” (A’rafė, 59).

“Edhe te (populli) Ad-i (dėrguam) vėllain e tyre Hudin, e ai tha: O populli im, adhurone All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij...” (A’rafė, 65).

“Edhe te (populli) Themud-i (dėrguam) vėllain e tyre Salihun, e ai u tha:  O populli im, adhurone All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij...” (A’rafė, 73).

“Edhe te (populli) Medjen-i (dėrguam) vėllain e tyre Shuajbin, e ai u tha: O populli im, adhurone All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij...”. (A’rafė, 85)

Pra, ky unifikim fjalėsh rrjedh nga baza e besimit nė tė cilin u inkorporuan tė gjithė pejgamberėt e tė gjitha feve (sheriateve - nė aspektin juridik sh.p.), te tė cilėt tė gjitha rrėfimet e tyre kthehen nė kėtė komponentė pėr ta konfirmuar kėtė qėllim tė veēantė.

4 - Nga qėllimet e rrėfimit ėshtė edhe proklamimi se metodat e pejgamberėve nė “da’ve” ishin unike, dhe pritja-pranimi i popuj­ve tė tyre ndaj thirrjes sė tyre ishte e ngjashme - krahas asaj se feja ėshtė e ardhur prej njė Zoti dhe se ajo ėshtė e ngritur nė njė bazė - qė si rezultat i kėsaj ishte cekja e rrėfimeve tė shumta tė pejgamberėve nė formė tė pėrbashkėt nė tė cilėn pėrsėritet e njėjta mėnyrė e “da’ves” siē ėshtė rasti me suren Hūd:

“Ne e patėm dėrguar edhe Nuhin te populli i vet (me porosi tė njėjtė si Muhammedin qė t’u thotė): Unė ua tėrheq vėrejtjen haptazi, qė tė mos adhuroni tjetėrkė pos All-llahut, sepse unė kam frikė pėr dėnimin tuaj nė ditėn e pikėllueshme. Paria qė nuk besoi dhe populli i tij thanė: Ne nuk tė shohim ndryshe vetėm si njeri, sikurse edhe ne, nuk po shohim se tė pasoi kush, pėrveē atyre qė janė mė tė poshtėr (mė tė ulėt) e mė mendjelehtit nga mesi ynė, dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjė vlerė mbi ne. Pėrkundrazi, ne ju konsiderojmė gėnjeshtarė!”... derisa tė thotė Nuhi: “O populli im, unė pėr kėtė nuk kėrkoj prej jush ndonjė pasuri, shpėrblimi im ėshtė vetėm tek All-llahu”... e derisa tė thotė populli: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate pole­mikėn tonė. Urdhėro, e nėse flet tė vėrtetėn, sille pra, tė na gjejė ajo me ēka na kėrcėnohesh!...” (Hūd, 25-32)

“Edhe te (populli) Ad-i (dėrguam) vėllain e tyre Hudin e ai tha: O populli im, adhurone All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij, ju vetėm po hutoheni me trillime. O populli im, unė pėr kėtė nuk kėrkoj prej jush ndonjė shpėrblim. Shpėrblimi im ėshtė vetėm prej Atij qė mė krijoi. A nuk po kuptoni?”... derisa tė thotė: “Ata thanė: “O Hud, ti nuk na solle ndonjė argument (fakt bindės, mrekulli), e ne nuk i braktisim zotat tanė pėr fjalėn tėnde dhe ne nuk tė besojmė ty. Ne nuk themi tjetėr vetėm se dikush prej zotave tanė tė ka goditur me ēmendje! Ai tha: Unė dėshmitar e kam All-llahun, e ju dėshmoni se unė jam larg nga ajo ēka ju i shoqėroni (larg adhurimit) pos Tij. Ju pra tė gjithė pėrpiquni kundėr meje e mos mė jepni afat.” (Hūd, 50-55).

“Edhe te (populli) Themud-i (dėrguam) vėllain e tyre Salihun, e ai tha: O populli im, adhurone All-llahun, nuk keni zot tjetėr pos Tij, Ai sė pari ju krijoi nga dheu dhe ju bėri banues tė tij, andaj kėrkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S’ka dyshim, Zoti im ėshtė afėr (me mėshirė), dhe u pėrgjigjet (lut­jeve)! Ata thanė: O Salih, ti ishe shpresa jonė para kėsaj. Si mund tė na ndalosh ta adhurojmė atė qė e adhuruan prindėrit tanė? Vėrtet, ne jemi shumė tė dyshimtė e nė dilemė nė atė qė na thėrret ti...” (Hūd, 61-62).

5 - Prej qėllimeve tė rrėfimit ishte edhe proklamimi i bazės (trun­gut) sė pėrbashkėt mes fesė sė Muhammedit dhe fesė sė Ibrahimit nė mėnyrė tė veēantė, e pastaj me fetė (nė aspektin legjislativ sh.p.) e Beni Israilėve (bijve tė Israilit) nė aspekt tė pėrgjithshėm. Gjithashtu publikimi se kjo lidhje (pikėtakim) ėshtė me karakter mė tė fortė se sa lidhja e pėrgjithshme mes tė gjitha feve (qie­llore). Indikacionet pėr kėtė pohim u pėrsėritėn nė rrėfimet pėr Ibrahimin, Musain dhe Isain:

“Vėrtet, kjo (kėshillė) gjendej edhe nė broshurat e para: Nė broshurat e Ibrahimit dhe tė Musait.” (A’la, 19). “Apo nuk ėshtė informuar pėr atė qė ėshtė nė fletushkat e Musait dhe tė Ibrahimit qė gjithnjė i plotėsoi obligimet. (Qė nė to shkruan)” Se askush nuk bart barrėn (mėkatin) e tjetrit.” (Nexhm, 36). “Njerėzit mė me meritė pėr t’u thirrur nė Ibrahimin ishin ata qė e ndoqėn atė (besimin e tij) dhe ky pejgamber me ata qė besuan atė (shpalljen e tij).” (Āli Imrān, 68). “Nė fenė e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe mė parė, edhe ky (Kur’ani) ju quajti musli­manė.” (Haxhxh, 78). “Ne vazhduam gjurmėt e tyre (pejgam­berėve) me Isain, birin e Merjemesė, vėrtetues i Tevratit qė e kishin mė parė. Atij ia dhamė Inxhilin qė ėshtė udhėzim i drejtė dhe dritė, qė ėshtė vėrtetues: i Tevratit qė kishin pranė, qė ishte udhėzues e kėshillues pėr tė devotshmit”, dhe vijon deri nė ajetin ku thotė: “Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritėm librin (Kur’anin) e vėrtetė qė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshėm dhe garan­tues i tyre.” (Māide, 46-48).

6 - Prej qėllimeve tė rrėfimit ėshtė edhe proklamimi se All-llahu u ndihmon pėrfundimisht pejgamberėve dhe i shpartallon gėnjesh­tarėt. Kėtė, si pėrforcim pėr Muhammedin dhe ndikim psikik nė kokat e atyre qė i thėrret nė besim (iman):

“Tė gjitha kėto qė t’i rrėfyem ty nga lajmet e pejgamberėve, janė qė ta pėrforcojnė zemrėn tėnde, dhe nė to tė ka ardhur e vėrteta e kėshilla si dhe pėrkujtimi pėr besimtarėt.” (Hūd, 12). Dhe si rezultat i kėtij qėllimi cekeshin rrėfimet e pejgamberėve bashkėrisht dhe tė pėrfunduara me humbjen e atyre qė i pėrgė­njeshtruan. Pėr kėtė arsye pėrsėriten shfaqjet e rrėfimeve siē edhe erdhi nė suren Ankebūt:

“Ne e dėrguam Nuhin te populli i vet, e ai kaloi ndėr ata njė mijė pa pesėdhjetė vjet, e ata meqė ishin horra (zullumqarė) i pėrfshiu vėrshimi (tufani). Ndėrsa atė vetė dhe tė tjerėt qė ishin nė anije i shpėtuam dhe Ne atė (ngjarje) e bėmė argument pėr tėrė botėn”.

“Edhe Ibrahimin (e dėrguam) kur ai popullit tė vet i tha: Adhurone All-llahun dhe kini frikė prej Tij, se kjo, nėse e kuptoni, ėshtė shumė mė e mirė pėr ju”... ashtu vijon deri kur thotė: “Po pėrgjigjja e popullit tė tij nuk ishte tjetėr vetėm tė thonė: mbyteni atė (Ibrahimin) ose djegne! Mirėpo, All-llahu e shpėtoi atė prej zjarrit. Pėr njė popull qė beson, kėtu vėrtet ka fakte bindėse...” (Ankebūt, 16-24).

“Edhe Lutin (e dėrguam) kur ai popullit tė vet i tha: Ju bėni aq punė tė shėmtuar sa askush para jush nga tėrė bota nuk e ka bėrė”... Ashtu vijon deri kur tė thotė: “Ne mbi banorėt e kėtij qyteti do tė lėshojmė njė dėnim nga qielli pėr shkak se ata bėjnė punė tė liga. E nga ai vend, Ne kemi lėnė gjurmė tė qartė pėr njė popull qė mendon.” (Ankebūt, 28, 34, 35).

“E nė Medjen (dėrguam) vėllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: “O populli im, adhurone All-llahun dhe kini frikė ditėn e fundit, e mos e teproni si shkatėrrues nė tokė! Por ata e pėrgė­njesh­truan, andaj i pėrfshiu tėrmeti dhe gdhinė tė shtangur (tė mby­tur e tė ftohur) nė shtėpitė e tyre”.

“(I shkatėrruam) Edhe Adin dhe Themudin, e vendbanimet e tyre janė tė qarta pėr ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre duke i shmangur nga e vėrteta, edhe pse e shihnin atė”.

“Edhe Karunin, faraonin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhėsi, ndaj nuk mundėn t’i shpėtojnė dėnimit”.

“Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet: disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė; disa i shkatėrruam me krismė nga qielli, e disa tė tjerė i sharruam nė tokė e disa i pėrmbytėm nė ujė. All-llahu nuk u bėri atyre ndonjė tė padrejtė, por ata vetes sė tyre vet i bėnė zullum.” (Ankebūt, 36-40).

Ja pra, ky ėshtė pėrfundimi i njėjtė pėr tė gjithė ata qė pėrgė­njeshtruan.

7 - Dhe prej qėllimeve tė rrėfimit ėshtė vėrtetimi (realizimi) i pėr­gėzimit dhe qortimit, duke e ekspozuar shembullin qė ka ngjarė nga ky vėrtetim, ashtu siē erdhi nė suren Hixhr:

“Njoftoi robėrit e Mi se vėrtet Unė jam Ai qė fal shumė dhe jam mėshirues i madh. Po (njoftoi) se edhe dėnimi Im ėshtė dėnim i dhembshėm”. E si vėrtetim pėr cilėsinė e parė dhe tė dytė rrė­fi­met erdhėn nė kėtė mėnyrė: “E (njoftoi) edhe pėr mysafirėt e Ibrahimit. Kur ata hynė te ai dhe i thanė: Selāmā - Paqja qoftė mbi ju, e ai (Ibrahimi) tha: Ne po frikėsohemi prej jush! Ata i thanė: Mos u frikėso, ne po tė marrim myzhde pėr njė djalė tė zgjuar!...” (Hixhr, 49-53). Nė kėtė rrėfim shfaqet “mėshira”.

E mė pastaj:

“E kur i erdhėn familjes sė Lutit tė dėrguarit. Ai (Luti) tha: Ju jeni njerėz tė panjohur! Ata i thanė: Jo, (nuk kemi qėllim tė keq ndaj teje), tė kemi ardhur ty me atė (dėnim) qė ata dyshonin. Tė kemi sjellė tė vėrtetėn, e ne jemi tė drejtė (pėr atė qė themi). Ti ec me familjen tėnde pasi tė kalojė njė pjesė e natės dhe rri pas tyre (qė tė mos frikėsohen), dhe asnjėri prej jush tė mos kthejė mbrapa (pėr tė shikuar), dhe shkoni andej nga urdhėroheni. E Ne i kumtuam atij (Lutit) atė ēėshtje se zhdukja e tyre deri nė mė tė mbramin, do tė jetė nė mėngjes”. Nė kėtė rrėfim vėrehet “mėshira” nė anėn e Lutit kurse “dėnimi i dhembshėm” nė anėn e popullit tė tij tė shkatėrruar.

Pastaj: “Edhe populli i “Hixhres” i pėrgėnjeshtroi tė dėrguarit. Ne u patėm parashtruar atyre argumentet (mrekullitė) Tona, por ata i kundėrshtonin ato. Ata ndėrtonin shtėpi nė kodra shkėmbore pėr tė qenė tė sigurt. Por ata nė mėngjes i goditi gjė­mimi i tmerrshėm e shkatėrrues. Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjė ajo qė vepruan.” (Hixhr, 80-84). E nė kėtė rrėfim shihet “dėnimi i dhembshėm” qė u realizua ndaj pėrgėnjeshtruesve.

Pra nė kėtė mėnyrė vėrtetohen dhe realizohen paralajmėrimet, e nė kėto rrėfime tė ngjara dhe nė kėtė formė tė renditura shpaloset e vėrteta e tyre.

8 - Nga qėllimet e rrėfimit ėshtė edhe proklamimi i dhuntive tė All-llahut pejgamberėve dhe tė zgjedhurve tė vet, siē ėshtė rasti me rrėfimet pėr Sulejmanin, Davudin, Ejubin, Ibrahimin, Merje­menė, Isain, Zekeriain, Junusin dhe Musain. Disa rrėfime tė atyre pejgamberėve qė i cekėm nė shumė raste e shfaqin dhuntinė. Bile shfaqja e saj do tė jetė qėllim i tij i parė, e tė gjitha tė tjerat nė kė­tė rast marrin formėn e ekspozimit.

9 - Prej qėllimeve tė rrėfimit gjithashtu ėshtė vėrejtja bijve tė Ademit nė lajthitjen e shejtanit dhe shpalljen e armiqėsisė sė pėr­hershme mes tij dhe mes tyre qė nga babai i tyre Ademi. Por shpallja e kėsaj armiqėsie pėrmes rrėfimit ėshtė mė impresionuese dhe mė spektakulare, dhe mė e pėrshtatshme pėr vėrejtjen kėrcė­nuese nga ēdo shushurimė e shpirtit qė dėshiron tė bėjė keq, qė buron prej kėtij armiku qė nuk ua dėshiron tė mirėn njerėzve!

Meqė kjo ėshtė temė e pėrhershme, edhe rrėfimi i Ademit u pėr­sėrit nė shumė raste.

10 - Rrėfimi ka edhe qėllime tjera tė llojllojshme, e prej tyre:

Proklamimi i fuqisė sė All-llahut pėr gjėrat qė pėr ne janė tė jashtėzakonshme: Si rrėfimi pėr krijimin e Ademit, rrėfimi pėr lindjen e Isait, rrėfimi i Ibrahimit dhe shpendit i cili iu kthye atij pasi qė nė ēdo kodėr shpėrndau nga njė pjesė tė shpendit dhe si rrėfimi i “atij qė kaloi pranė njė fshati qė ishte rrėnuar nė kul­met e tij” tė cilin e ngjalli All-llahu pas njėqind vjet tė vdekjes sė tij.

Pastaj proklamimi se ēfarė pėrfundimi ka e mira dhe puna e prishur, siē ėshtė rasti me rrėfimin e bijve tė Ademit, pronarit tė dy kopshteve, rrėfimet e Beni Israilėve pas tradhtisė (mėkatit) tė tyre, rrėfimi pėr pendėn Me’reb dhe rrėfimi pėr tė zotėt e hendeqeve (as’habul uhdud).

Dhe gjithashtu proklamimi i dallimit mes urtėsisė njerėzore e cila shikon afėr dhe shkurt dhe urtėsisė hyjnore e cila shikon larg dhe gjatė, si rasti me rrėfimin e Musait me “njė rob prej robėrve Ta­nė, tė cilit i kemi dhuruar mėshirė nga ana Jonė dhe i kemi mė­suar me njė dituri tė posaēme nga Ne”, tė cilin do ta shqyrtojmė detajisht nė njė rast tjetėr.

Kėshtu pra mund tė shkohet deri nė fund tė kėtyre qėllimeve pėr tė cilat edhe u pasqyruan kėto rrėfime, tė cilat transferoheshin sipas kuptimit dhe porosisė sė qėllimeve.

 



[1]    Kėta tre persona ishin: Ka’b bin Malik, Helal bin Ummije dhe Merare bin Rebia. Shih pėr rastin e tyre nė tefsirin e sures Tevbe nė pjesėn e 11-tė tė tefsirit Fi dhilalil Kur’an.

[2]    Kjo fjalė ėshtė sinonim i xhehennemit, ka prejardhjen prej foljes “hatame” qė do tė thotė: shkallmoj, thėrrmoj, dėrrmoj. (sh.p.)

[3]    Muzikanti i mirėnjohur prof. Muhammed Hasen Esh-Shuxhai mori pėrsipėr korrigjimin e kėtij kapitulli i cili merret me muzikalitetin e Kur’anit, gjė qė pati fatin qė disa terme artistike e muzikore tė korrigjohen nga dora e tij.

[4]    “El fevāsil” njėjėsi “fāsiletun” (separacionet apo nėndarjet) ka pėr qėllim fjalėn e fundit nė ajetin kur’anor e cila pėrgjithėsisht vjen e rimuar, qoftė me zgjatim (medd) p.sh. “muttekīn”, apo pa te p.sh. “fasbir” (sh.p.).

[5]    Dr. Taha Husejni thotė: “Vėrtet Kur’ani nuk ėshtė poezi as prozė por ai ėshtė vetėm Kur’an. Ne nuk mund t’i pranojmė kėto lojėra me fjalė, sepse Kur’ani vėrtet ėshtė prozė nėse gjykojmė sipas terminologjisė letrare-arabe. Mirėpo ai ėshtė lloj i shkėlqyeshėm dhe i mahnitshėm i prozės artistike me bukuri tė veēantė.”

[6]    Lexuesi duhet tė dijė ta lexojė Kur’anin nė origjinal pėr ta dėshmuar kėtė bukuri artistike nė aspektin letrar ( sh.p.)

[7]    Autori bukurinė e muzikalitetit kur’anor dhe pėrputhshmėrinė e strukturės sė fjalėve gjuhėsisht me tingullin e ritmit kuptimor nė fjali i afirmon nė tekstin origjinal arab, meqė ai si i tillė ėshtė mu’xhiz (i paarritshėm), kurse ne tekstin do ta japim tė pėrkthyer shqip, andaj edhe nuk mund ta luajė tė njėjtin rol duke i patur parasysh dallimet leksikografike dhe gramatikore mes dy gjuhėve dhe peshėn e kuptimit tė fjalėve nė fjali kur dihet se Kur’ani ėshtė fjalė e Zotit. Vėrejtje e pėrkthyesit.

[8]    Piktori i mirėnjohur prof. Dijaud-din Muhammed mori pėrsipėr korri­gjimin e kėtij kapitulli tė veēantė pėr harmonizimin artistik tė ajeteve kur’anore.

[9]    Shih mė gjerėsisht librin Skenat e kijametit nė Kur’an.

[10]  Ky shqyrtim pėrkundėr gjatėsisė sė tij, trajtohet i shkurtė nė saje tė studimit tė plotė qė e pata pėrgatitur pėr “Rrėfimi nė Kur’an”. Besoj se ky studim i plotė do ta shohė dritėn insha All-llah si libėr nė njė hallkė prej serisė “Biblioteka e Kur’anit”.

[11]  Nė vetė cilėsimin e Tevratit se ai ėshtė Furkān, ndarės i tė vėrtetės nga e pavėrteta, kuptojmė afėrsinė mes kėtyre dy feve, bile edhe nė cilėsinė e librit, sepse edhe Kur’ani njihet me emrin Furkān.

1