Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)
933. Ebu Rafi Eslem, rob i tė Dėrguarit tė All-llahut xh.sh. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e lanė tė vdekurin dhe pėr tė nuk flet asgjė, i fsheh tė gjitha ato qė i ka parė te ai, All-llahu xh.sh. do t'ia falė mėkatet dyzetė herė mė tepėr".934. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush prezenton xhenazen derisa tė falet namazi e ka pėr shpėrblim njė kirat, ndėrsa ai qė prezenton derisa tė varroset, shpėrblehet me dy kirate". Tė pranishmit thanė: "'janė dy kirate?" Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Ai shpėrblim ėshtė sa dy kodra tė mėdha".
936. Ummi Atijja r.anha thotė: "Na ėshtė ndaluar pėrcjellja e xhenazes, por ky ndalim nuk ishte i rreptė sikurse te ndalimet tjera (haram)".
938. Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Kushdo qė vdes prej muslimanėve dhe nė faljen e xhenazes sė tij marrin pjesė dyzet vetė, tė cilėt nuk i bėjnė shok (shirk) All-llahut, vėrtet All-llahu do ta pranojė shefatin e tyre".
939. Merthed ibnu Abdull-llah El-Jezenij thotė: "Kur Malik ibnu Hubejre r.a. e falte namazin e xhenazes dhe kur njerėzit radhiteshin nė safa, i ndante nė tri pjesė e pastaj u thoshte se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Kujt i falet namazi i xhenazes prej tri safave, atij i ėshtė premtuar Xhenneti".
940. Ebi Abdurrahman Avf ibni Malik r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. e ka falur njė xhenaze dhe e kam mbajtur nė mend lutjen e tij, tė cilėn ai e lexoi: 'O Zoti im, fale dhe mėshiroje, falja mėkatet e tij. Bėja tė kėndshėm qėndrimin e tij, zgjeroja vendbanimin e tij tė ri. Laje trupin e tij me ujė, borė e akull tė mirė dhe tė kėndshėm, dhe pastroje prej mėkateve tė tij ashtu si pastrhen rrobat e bardha prej fėlliqėsirave, ndėrroja shtėpinė me mė tė mirė, dhe familjen me mė tė mirė si dhe gruan me mė tė mirė. Fute nė Xhennet dhe mbroje nga dėnimi i varrit dhe dėnimi i zjarrit tė Xhehennemit". Transmetuesi thotė: "Dėshirova qė unė tė isha i vdekuri".
941, 942, 943. Ebu Hurejre, Ebu Katade dhe Ebu Ibrahim Eshhelij nga baba i tij - i cili ishte sahabe i Pejgamberit s.a.v.s. - r.anhum tregojnė se Pejgamberi s.a.v.s. e ka falur njė xhenaze dhe ka thėnė: "O Zoti im, fali tė gjallėt dhe tė vdekurit tanė, tė vegjlit dhe tė mėdhenjtė, meshkujt dhe femrat, ata qė janė tė pranishėm dhe ata qė mungojnė. O Zoti im, atė tė cilin e bjen nė kėtė jetė, tė jetoj nė Islam, dhe ai i cili vdes prej nesh, tė vdesė me iman. O Zoti im, mos na ndaj nga dobia e tij dhe mos na vė nė sprovė pas tij". 944. Ebu Hurejre r.a. thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Kur tė falni namazin e tė vdekurit, atėherė lutuni pėr tė me gjithė zemėr".
945. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. nė njė xhenaze ka thėnė: "O Zot, Ti je Zot i tij dhe Ti e krijove dhe Ti e drejtove nė Islam. Ti ia ke marrė shpirtin dhe Ti i di tė fshehtat dhe tė dukshmet e tij, ne kemi ardhur tė kėrkojmė shefaatin Tėnd pėr kėtė tė vdekur dhe fale".
946. Vathile ibnul Esk'a r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. e fali me ne xhenazen e njė njeriu musliman dhe gjatė lutjes e dėgjova duke thėnė: "O Zoti im, ky i biri i filanit ėshtė nė mbrojtjen Tėnde dhe nė fqinjėsinė Tėnde dhe ruaje nga prova e varrit dhe dėnimi i zjarrit. Ti e pėrmbush premtimin dhe meriton falėnderim. O Zoti im, fale dhe mėshiroje. Vėrtet, Ti je Ai qė fal dhe mėshiron".
947. Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.anhuma nė xhenazen e vajzės sė vet i ka marrė katėr tekbire dhe pas tekbirit tė katėrt qėndroi sa nė mes dy tekbireve tė para duke kėrkuar falje dhe duke u lutur pėr bijėn e vet, e pastaj tha: "I Dėrguari i All-llahut vepronte po nė kėtė mėnyrė".
950. Transmeton Ebu Hurejre r.a., nga Pejgamberi s.a.v.s. qė ka thėnė: "Shpirti i besimtarit ėshtė i lidhur me borxhin e vet derisa mos t'i lahet".
951. Husajn ibni Vahvah r.a. tregon se ėshtė sėmurė Talha ibnu Berrai ibn Azib r.anhuma dhe erdhi Pejgamberi s.a.v.s. ta vizitojė e i tha: "Unė nuk e shoh Talhan ndryshe vetėm tė vdekur, mė lajmėroni mua dhe ngutuni me tė. Vėrtet nuk ka nevojė qė trupi i muslimanit tė mbyllet nė mesin e njerėzve tė shtėpisė".
952. Aliu r.a. thotė: "Ishim nė xhenaze nė Bekiil Garkad dhe erdhi i Dėrguari i All-llahut e u ul dhe ne u ulėm rreth tij. Ai mbante njė shkop, e laujti kokėn dhe filloi tė shpojė nė tokė me shkopin e vet e pastaj tha: "Nuk ka asnjė prej jush e qė nuk i ėshtė pėrcaktuar njė vend nė Xhehennem e njė vend nė Xhennet". Tė pranishmit thanė: "O i Dėrguari i All-llahut, a nuk duhet qė ne tė mbėshtetemi nė librin tonė?" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Punoni, kryeni obligimet tuaja, dokush ėshtė i lehtėsuar pėr atė qė ėshtė krijuar". (Transmetuesi pėrmend pėrfundimin e hadithit).
955. Aisheja r.a. tregon se njė njeri i ka thėnė Pejgamberit s.a.v.s.: "Vėrtet, nėna ime ka ndėrruar jetė, dhe kam parė se sikurse tė mundej tė fliste do tė mė urdhėronte tė jap sadaka (lėmoshė) pėr tė. A ka dobi nėse unė jap sadaka pėr tė?" Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Po!"
956. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur vdes njeriu, puna e tij ndėrpritet pėrve tri gjėrave: sadakasė sė pėrhershme (hajratit), nga dituria prej sė cilės kanė dobi tė tjerėt ose nga pasardhėsi i mirė, i cili lutet pėr tė vdekurin".
957. Enesi r.a. thotė: "Disa njerėz bartnin njė xhenaze dhe folėn mirė pėr tė. Atėherė Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Ashtu duhet tė jetė!" Pastaj sollėn njė xhenaze tjetėr dhe njerėzit folėn keq pėr tė. Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Ashtu duhet tė jetė!" Atėherė Umer ibnul Hattabi r.a. pyeti: "ka duhet tė jetė ashtu?" Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Pėr tė parin folėt mirė dhe duhet tė shkojė nė Xhennet. Ndėrsa, pėr tė dytin folėt keq dhe duhet tė shkojė nė Xhehennem. Ju jeni dėshmitarė tė All-llahut nė tokė".
958. Ebul Esvedi, i cili thotė: "Erdha nė Medine dhe u ula ke Umer ibnul Hattabi r.a. ndėrsa njerėzit bartnin njė xhenaze. Tė pranishmit folėn mirė pėr tė vdekurin. Umeri tha: "Ashtu duhet tė jetė!" Mė vonė kaloi njė xhenaze tjetėr dhe u fol mirė edhe pėr tė. Umeri prap tha: "Ashtu duhet tė jetė!" Pastaj kaloi njė xhenaze e tretė dhe u fol keq pėr tė. Atėherė Umeri tha: "Ashtu duhet tė jetė!" Ebul Esvedi thotė: "Atėherė pyeta: 'ka duhet tė jetė ashtu, o prijės i besimtarėve?' H. Umeri tha: "Unė fola ashtu sikurse ka folur i Dėrguari i All-llahut, e ai ka thėnė: 'pėr cilindo musliman dėshmojnė katėr vetė se ėshtė i mirė, All-llahu atė do ta ojė nė Xhennet'. Ne atėherė thamė: 'E tre?' Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: 'Edhe tre!' Ne pastaj shtuam: 'E dy?' Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: 'Edhe dy!' Pastaj mė nuk e kemi pyetur vetėm pėr njė dėshmitar".
959. Enesi r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Muslimanin, tė cilit i vdesin tre fėmijė, para se tė arrijnė moshėn e pjekurisė (bylyk), All-llahu xh.sh. do ta ojė nė Xhennet pėr shkak tė dashurisė dhe mėshirės sė tij ndaj fėmijėve".
961. Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotė: "Erdhi njė grua te i Dėrguari i All-llahut dhe tha: "O i Dėrguari i All-llahut, burrat po vijnė nė bisedė te ti, prandaj caktoje edhe pėr ne njė ditė, nė tė cilėn do tė tubohemi qė tė na mėsosh atė qė All-llahu ta ka mėsuar ty". Pastaj, i Dėrguari i All-llahut tha: "Tubohuni kėtė dhe kėtė ditė", kur edhe u tubuam, pastaj erdhi Pejgamberi s.a.v.s. dhe na mėsoi atė, qė ia pat mėsuar All-llahu, duke thėnė: "Cilėsdo grua qė i vdesin tre fėmijė (tė moshės jomadhore), ata do tė jenė perde (mburojė) pėr te prej zjarrit tė Xhehennemit". Njė grua pyeti: "E nėse i vdesin dy fėmijė?" I Dėrguari i All-llahut u pėrgjigj: "Edhe dy!"
963. Ka'b ibnu Malik r.a. vėrteton se Pejgamberi s.a.v.s. u nis nė luftėn e Tebukut, ditėn e enjte dhe ai dėshironte qė tė nisej nė rrugė ditėn e enjte.
964. Sahr bin Vadaate El-Gamidij Es-Sahabij r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "O Zoti im, bekoje ummetin tim nė mėngjeset e hershme!" Pejgamberi s.a.v.s. kur e dėrgonte patrullėn apo ushtrinė, atė e bėnte nė fillim tė ditės. Transmetuesi Sahr ishte tregtar dhe gjithnjė e niste karvanin e tregtisė nė fillim tė ditės dhe kėshtu u pasurua dhe fitoi shumė.
966. Amr ibn Shuajb nga gjyshi i tij pėrmes babait tė tij transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Njė kalorės i vetėm ėshtė njė shejtan (i humbur), dy kalorės janė dy shejtanė (tė humbur), ndėrsa tre kalorės janė udhėtarė".
967. Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre r.anhuma tregojnė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tre veta nisen pėr nė rrugė, le ta zgjedhin menjėherė njėrin pėr prijės (udhėheqės) tė vetin".
968. Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Shoqėria mė e mirė ėshtė prej katėr vetave, eta mė e mirė ėshtė patrulla prej katėrqind vetave, ndėrsa ushtria mė e mirė ėshtė prej katėrmijė vetave. Dymbėdhjetėmijė ushtarė nuk mund tė pėsojnė disfatė prej grupeve tė vogla".
969. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė udhėtoni nėpėr kullosa, jepjani deveve atė qė u takon prej tokės. Ndėrsa kur tė udhėtoni nėpėr shkretėtirė, ngutuni tė kaloni sa mė shpejtė, para se tė nxehė dielli; e nėse pushoni, largohuni nga rrugėt, sepse ato janė rrugė tė kafshėve tė egra dhe vendstrehim i luanėve gjatė natės".
975. Enesi r.a. thotė: "Ne kur vendoseshim nė ndonjė shtėpi, nuk faleshim derisa nuk i vendosnim sendet".
978. Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. kur vonohej pėr udhėtim, u ndihmonte tė dobtėve, shoqėrohej me ta dhe lutej pėr ta.
979. Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. kur hipte nė kafshėn kalėruese tė vet dhe nisej pėr rrugė tri herė thoshte: "All-llahu ekber", e pastaj vazhdonte: "Falėnderimi i qoftė Atij qė na e bėri kėtė, ruajtės tė tė cilit ne nuk jemi, dhe ne do tė kthehemi prap te Krijuesi ynė. O Zoti im, tė lutemi Ty nė kėtė udhėtim tonin pėr devotshmėri dhe mirėsi, si dhe tė bėjmė vepra tė atilla prej tė cilave Ti je i kėnaqur. O Zoti im, lehtėsona nė kėtė rrugė dhe shkurtona largėsinė. O Zoti im, Ti je shoqėrues yni nė udhėtim dhe zėvendės yni nė familje. O Zoti im, unė kėrkoj ndihmė prej Teje nga vėshtirėsitė e rrugės dhe prej tė pamurit tė dėshpėruar dhe prej kthesės nė pasuri, nė familje dhe fėmijė". Pejgamberi s.a.v.s. kur kthehej e pėrsėriste dhe shtonte: "Ne kthehemi tė penduar, robėr dhe falėnderues tė Zotit tonė".
981. Ali ibni Rebiate thotė: "Isha i pranishėm kur Ali ibnu Ebu Talibi zuri njė kalė qė tė hipė nė tė dhe pasiq e vuri kėmbėn e vet nė zenxhin tha: "Bismil-lahi", ndėrsa kur u vendos mbi shpinėn e tij tha: "Falėnderimi i qoftė All-llahut, qė na krijoi kėtė, pronarė tė sė cilės ne nuk jemi e as ruajtės. Dhe ne vėrtet do tė kthehemi te Krijuesi ynė". Pastaj tri herė tha: "El-hamdulil-lah", tri herė: "All-llahu ėshtė mė i Madhi!", e pastaj vazhdoi: "Lavdėrimi tė takon vetėm Ty, unė jam mizorues i shpirtit tim, mė fal, sepse nuk ka falės pėrve Teje". Pastaj qeshi, dhe tė pranishmit i thanė: "O prijės i besimtarėve, pėr ka qeshe?" Ai u pėrgjigj: "E kam parė tė Dėrguarin e All-llahut duke vepruar kėshtu. Pastaj pėrsėri qeshi e unė i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut pėr ka qesh? " Ai u pėrgjigj: "Vėrtet Krijuesit tėnd i pėlqen, kur robi thotė:Falmi mėkatet, sepse ai e di se mėkatet nuk mund t'i falė askush tjetėr".
982. Xhabiri r.a. thotė: "Ne ngritnim tekbire, kur ngriteshim nė kodrina, ndėrsa falėnderonim kur zbritnim nė rrafshina".
985. Ebu Hurejre r.a. tregon se njė njeri ka thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, kam ndėrmend tė udhėtoj, prandaj mė porosit dika". Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Tė porosis takvallukun (frikėn nga All-llahu) dhe tė marrėsh tekbire nė do kodrinė". Pasi njeriu shkoi, Pejgamberi s.a.v.s. tha: "O Zoti im, shkurtoja largėsinė dhe lehtėsoja udhėtimin!"
986. Ebu Musa El-Esh'ariu r.a. thotė: "Ishim me tė Dėrguarin e All-llahut nė njė udhėtim dhe do herė qė i afroheshim ndonjė rrafshine me zė thoshim: "La ilahe il-lall-llah, All-llahu ekber". Zėri ynė ngrihej lartė. I Dėrguari i All-llahut me njė rast tha: "O njerėz, frenone vetveten, sepse ju nuk i luteni tė shurdhėtit apo atij qė nuk ėshtė i pranishėm. Ai ėshtė me ju. Ai dėgjon dhe ėshtė afėr".
987. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Tri lutje (dua) janė tė pranuara pa dyshim: lutja e atij mbi tė cilin bėhet padrejtėsi, lutja e udhėtarit (musafirit), si dhe lutja e prindit pėr fėmijėn e vet".
989. Havla binti Hakim r.a. thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Kush vendoset nė njė vend (banesė, pushimore, hotel, etj.) pastaj thotė: Kėrkoj mbėshtetje prej fjalėve tė pėrsosura tė All-llahut nga e keqja (sherri) i tė gjitha krijesave; nuk do ta dėmtojė asgjė, derisa tė largohet prej atij vendi".
994. Enesi r.a. thotė: "Udhėtuam me tė Dėrguarin e All-llahut dhe kur arritėm afėr Medines, Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Ne jemi ata qė me zemėr dhe trup kthehemi, pendohemi (bėjmė tevbe), adhurojmė (bėjmė ibadet) dhe e falėnderojmė Krijuesin tonė". Pejgamberi s.a.v.s. i pėrsėriste kėto fjalė derisa arritėm nė Medine".
996. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk i lejohet njė gruaje, e cila beson nė All-llahun dhe nė Ditėn e gjykimit, tė marrė rrugė tė gjatė prej njė dite e njė nate pa e shoqėruar njė i afėrm i familjes". (Muttefekun alejhi) 997. Ibnu Abbasi r.a. tregon se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Assesi nuk duhet lėnė vetėm njė burrė me njė grua, tė cilėn nuk e shoqėron njė i afėrm. Gruaja nuk duhet tė udhėtojė pa tė afėrmin e saj". Njė njeri tha: "O i Dėrguari i All-llahut, gruaja ime udhėton pėr nė haxhxh, kurse unė jam i obliguar (i regjistruar) i pėrhershėm nė kėtė e kėtė betejė?" Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj: "Shko dhe kryeje haxhxhin sė bashku me gruan tėnde!"
998. Ebu Umame r.a. thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Lexojeni Kur'anin, vėrtet ai do tė ndėrmjetėsojė Ditėn e gjykimit pėr tė zotėt e vet".
999. Nevvas bin Sem'an r.a. thotė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Ditėn e gjykimit do tė vijė Kur'ani dhe tė zotėt e tij, tė cilėt vepronin sipas tij nė kėtė botė (dunja), u prijnė suret "El-Bekaretu" dhe "Ali imran", tė cilat ndėrmjetėsojnė pėr shokun (lexuesin) e vet".
1000. Uthman ibnu Affan r.a. thotė se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Mė i miri prej jush ėshtė ai i cili mėson Kur'an dhe ia mėson atė dikujt".
[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese] ![]()